Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2021

Aleanca për Shqiptarët akuzoi për diskriminim

Në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët shfaqën revoltë si dhe shqetësimin, siç thanë, për diskriminimin e vazhdueshëm që po bëhet ndaj shqiptarëve, në çdo fushë, më konkretisht në fushën e artit edhe atë në krijimtarinë filmike. Sipas tyre, padrejtësia në këtë segment vazhdon, ndërsa problemi është se ai po thellohet. “Argument për këtë janë tre konkurset e fundit të Agjencionit të filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dy konkurset e vitit 2020 dhe ky i këtij viti. Agjencioni i filmit, për produksionet shqiptare ka ndarë 16 për qind mjete nga buxheti i përgjithshëm. Me konkursin e dytë padrejtësia thellohet edhe më tepër, shkon në 10 për qind ndarja e mjeteve për produksionet shqiptare. Ky konkurs, rezultatet e të cilit u shpallën ditë më parë, vazhdon t’i diskriminojë filmbërësit shqiptarë, me këtë edhe të gjithë shqiptarët në RMV”, theksoi në konferencën për shtyp Muzafer Etemi nga dega e Tetovës së Aleancës për Shqiptarët. Ai konsideron se agjenci

Kurti para katër viteve kërkonte Aleancë Ballkanike me Kroacinë, pa Serbinë (Video)

Aleancë Ballkanike me Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Malin e Zi e BeH, pa Serbinë, kërkonte katër vite më parë, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, partia e të cilit në atë kohë ishtë në opozitë. Gjatë një interviste për gazetën LAJM, Kurti në atë kohë kishte deklaruar se kjo është mënyra e vetme për tu përballur me Serbinë e cila, sipas tij, po përdoret nga Rusia si “Kal Troje” në Ballkan kundër NATO-s dhe BE-së. “Nëse Serbia integrohet para nesh në BE, asgjë nuk i ka bërë Greqia Maqedonisë, çka do të na bëjë Serbia neve, nuk mendoj vetëm për Kosovën por edhe Shqipërisë. Kemi nevojë që ta ngrisim në nivel më të lartë e ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, posaçërisht me Gjermaninë, si dhe ta krijojmë edhe një Aleancë të re Ballkanike me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë por edhe me Bullgarinë. Unë besoj që Serbia e cila është shndërruar në një “Kal Troje” të Rusisë në Ballkan kundër NATO-së dhe BE-së nuk mund ta përballim vetëm se duke punuar në tre rrafs

SELA: U VOTUA LIGJI I CILI ZGJIDHË PROBLEMIN E MIJËRA QYTETARËVE

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se sot u votua Ligji për shtetësi pas disa muajve debateve. Sela tha se ata kanë kënaqësi personale si përfaqësues të popullit të votohet ligji i cili zgjidh problemin e shumë qytetarëve. “Nënshtetësia është vetëm një fjalë goje, por nga ana tjetër është determinues për jetën dhe mirëqenien që e ka çdo qytetarë”, u shpreh Sela, raporton SHENJA. Ai ka uruar qytetarët të cilët nuk kanë mundur që të realizojnë të drejtën e shtetësisë, duke ju thënë që për shumë kohë të shkurt do të kenë mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre. “Uroj që kur më në të ardhmen mos të përballen me problematika të tilla. Falënderoj mediumet që i kaun dhënë peshë dhe fuqi kësaj problematike me të cilën janë përballur qytetarët ndër vite. Pa kontributin e tyre të cilët shpesh e kanë trajtuar këtë temë, mendoj se nuk do të ishte betejë e fituar”, u shpreh Sela, raporton SHENJA.

Mbërrin aeroplani i parë me afganë në Kosovë

Aeroplani i parë me afganë ka aterruar në Aeroportin e Prishtinës në mbrëmjen e së dielës. Aeroplani i ushtrisë amerikane ka aterruar në Kosovë me një numër të refugjatëve afganë të cilët pritet të sistemohen në Kosovë. Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë refugjatë afganë. Në pritje të tyre do të jenë liderët shtetërorë. SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria. Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Po ashtu, Ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin refugjatët afganë, në mesin e tyre edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

3 VJET BURG KUSH SULMON GAZETARËT

Sulmi ndaj gazetarëve, kameramanëve ose fotoreporterëve do të konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar. Ministri i Drejtësisë njoftoi ndryshime në Kodin Penal të cilat do të parashikojnë, përveç gjobave edhe burg deri në tre vjet, për këdo që pengon ose sulmon një punonjës mediatik në kryerjen e detyrës. Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për sulm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me denoncim në prokurori. Ministri njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fyerje dhe shpifje. Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shpifje. Sipas ministrit, ndryshimet duhet të miratohen në shtator. “Korniza ligjore për këto vepra penale ose vepra të shtrënguara penale për sulm ndaj gazetarëve është deri në tre vjet burg. Mendojmë se në një farë mënyre barazohet me sulmin ndaj një personi zyrtari që

Forumi Ekonomik në Shkup/ Zaev, Rama dhe Vuqiç pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje

“Ballkani i Lidhur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që do të mbahet sot në Shkup, transmeton Alsat. Në panel do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuqiç, si dhe përfaqësues të 300 kompanive nga rajoni. Në këtë ngjarje pritet të emërohet iniciativa rajonale, që deri tani jozyrtarisht është quajtur “Mini-Schengen”, ndërkaq pritet të nënshkruhen marrëveshje trilaterale, që sipas paralajmërimeve do të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimorë. Edhe në këtë takim Kosova nuk merr pjesë, sikur edhe samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiqit. Në një fjalim që mbajti në konferencën ndërkombëtare “Prespa Forum”, në Ohër më 2 korrik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën e Mini-Shengenit pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian.

ASH: Mijallkov shpallet i pafajshëm, koalicioni SDSM-BDI dha frytin e radhës

Aleanca për Shqiptarët thekson se frytet e takimit te djeshëm Zaev-Ahmeti dolen sot, me lirimin e ish shefit te policise sekrete Sasho Mijallkov nga akuzat per rastin “Tortura” “Dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit SDSM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake. Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, partner në bizneset dhe tenderët e dy partive të regjimit hibrid. Mijallkov u shpall i pafajshëm në një lëndë që ishte një nga atributet kryesore që përdorte Zoran Zaev në fushatë si opozitarë, dhunën dhe krimin e porositur. Ndërkohë kemi dëgjuar eksponentë të dy partive që flasin herë për partizim të gjyqësorit, herë për veting, e herë për tregti me gjykatës e prokuror. Duke patur parasysh këtë dhe kur dihet se SDSM dhe BDI udhëheqin edhe pushtetin ekzekutiv edhe atë gjyqsor, tanimë është e qartë se kush e liroi Sasho Mijallkovin

MSH Maqedoni: Vaksinimi thyen rekorde, gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 800.168 doza të vaksinave, ndërsa 318.900 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 19.274 qytetarë, prej të cilëve 6.385 e kanë marrë dozën e parë. Sipas të dhënave të fundit, 62% e popullsisë mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 59 % e popullsisë mbi 65 vjet ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 54% e popullsisë mbi 60 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 44% e popullsisë mbi 50 vjet është vaksinuar me një dozë të vaksinës. Nga MSH thonë se qytetarët pa termin mund të vaksinohen në pikat vaksinale në Maqedoni, ndërsa nga MSH bëjnë thirrje që të ketë vaksinim masiv për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet virusi.

ASh dhe AAA në mbrojtje të Ligjit për shtetësi

Sot në seancen plenare të 47 -të, si pikë e rendit të dites u votua edhe Propozim-ligji për shtetësi kësaj here me flamur evropian. Grupi parlamentar i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në mbrojtjen e Ligjin për shtetësi.

Kurthi i parapërgatitur i Ramës dhe Vuçiqit për nëpërkëmbjen e Kosovës, ky është alarmi për krerët e shtetit

Për dallim nga qeveritë e kaluara, ekzekutivi aktual po del të jetë tejet i prerë në kërkesat e saj. Zyrtarët e qeverisë aktuale po i kundërshtojnë hapur edhe planet e shtetit serb, që në të kaluarën nuk është se është vepruar ngjashëm. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së fundi është përplasur ashpër me Sekretarin e Shtetit serb, Nemanja Staroviq, lidhur me çështjen e Minishengenit përgjatë Forumit të Dubrovnikut të mbajtur të shtunën e kaluar. Kryediplomatja e shtetit të Kosovës e ka kundërshtuar ashpër dhe fuqishëm iniciativën e Minishengenit, duke e konsideruar atë si “false dhe kurth”, derisa ka bërë me dije se nuk duhet të shihet si alternativë për integrim në Bashkimin Evropian. Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar që ministrja Donika Gërvalla, me plot të drejtë ka marrë qëndrim të hapur-kundër dhe është përplasur publikisht edhe me sekretarin e shtetit serb, Nemanja Staroviq, lidhur me çështjen “Minishengenit”. Analistët shprehen gjithashtu

“Çmenden” serbët/ Ja çfarë shkruajnë për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës nga Turqia

Gazeta serbe “Kurir” ka shkruar se shteti i Kosovës ka nënshkruar kontratën për blerjen e 14 mjeteve ushtarake të blinduara, ndërsa në fillim të gushtit nga ShBA do duhej të pranonin donacion tjetër ushtarak, transmeton “Bota sot”. Lajmi u konfirmuar nga FSK shkruan “Radio Evropa e Lirë”, ku potencohet se disa nga këto mjete të blinduara posedojnë edhe armatimin përkatës. Porosia “Të gjitha këto mjete të blinduara janë shumë-funksionale, pritet që disa nga ato të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit që vjen”, thonë në FSK. Kjo nuk është hera e parë që Turqia dhe shtetet tjera armatosin dhe bëjnë donacione për Kosovën. Më përpara 14 automjete të tipin “Vuran” dhe “Kirpi” Kosovës i janë dhuruar nga ShBA, sikurse edhe autoblindat “Kobra” pas të cilave ka vazhduar pajisja me drona në vlerën 4.5 milionë dollarë. Mësohet se në fillim të gushtit FSK do të marr edhe 50 mjete të blinduara të tipit “Hamvi” si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analisti ushtarak Aleksandar Radiç për “

21 raste të reja me virusi, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3227 teste, ndërkohë që janë regjistruar 21 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-3 dhe Tetovë-11, Kumanovë-3, 1 në Gostivar, 1 në Shtip dhe 2 të infektuar në Strugë . Janë regjistruar edhe 7 pacientë të shëruar, 2 në Shkup, 2 në Kumanovë, nga 1 në Tetovë, Manastir dhe Kërçovë. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

LIGJI PËR SHTETËSI KALON SOT NË QEVERI, DORËZOHET NË KUVEND ME “FLAMUR EVROPIAN”

Ndryshimet e Ligjit të Shtetësisë të propozuara nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët pritet të dërgohen sot në Qeveri. Televizioni SHENJA mëson se nga Ekzekutivi, Ligji do të dërgohet në Kuvend me “flamur evropian”, duke anashkaluar pengesat e paralajmëruara nga opozita maqedonase. Këtë veprim e paralajmëroi ditë më parë deputetja nga radhët e koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti. Ilire Dauti, ASH – AAA: “Patjetër që do ketë Plan B, dhe unë mendoj që kemi arritur në atë fazë. Do të duhet të marrim një vendim dhe të kalohet në planin tjetër sepse Ligji duhet të kalojë patjetër”. Dauti theksoi se dërgimi i Ligjit me “flamur evropian” u bë e domosdoshme pas bllokadave të vazhdueshme të vendosura nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE dhe nga partia E Majta. Kryeministri Zoran Zaev nga mesi i muajit të kaluar deklaroi se ishin angazhuar për ta vërtetuar nëse Ligji i Shtetësisë ishte ose jo në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duk

Korrupsioni mbyt investimet

“Hapja e bizneseve në Maqedoninë e Veriut kalon përmes një procedure të lehtë, por pas marrjes së lejes për punë, drejtuesit e bizneseve hasin në probleme të shumta administrative, ku vjen në shprehje edhe korrupsioni në vazhdimin e aktivitetit afarist”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike dhe ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Ai këto komente i bëri duke folur për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa bërja e biznesit është përgjithësisht e lehtë, në Maqedoninë e Veriut dhe korniza ligjore është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, korrupsioni dhe nepotizmi janë problem serioz për investimet”, thekson ky raport, duke apostrofuar si problem akuzat për kurdisjen e tenderëve, korrupsionin në polici, gjyqësor dhe sfera tjera. “Ka raporte të shpeshta të nepotizmit në tenderët publik. Qeveria nuk siguron ndonjë mbrojtje të veçantë për organizatat joqe

Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja duhet ta mbajë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Borrell iu drejtua të shtunën një forumi në Dubrovnik. “BE-ja është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe i përparimit ekonomik, si dhe i solidaritetit shoqëror në botë. Ne nuk jemi të përsosur, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me të gjithë ata që e ndajnë vizionin tonë. Kjo do të thotë të ruajmë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ringjalljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Borrell. Ai tha se dalja nga pandemia e koronavirusit duket në horizont, por shtoi se të gjithë duhet të qëndrojnë zgjuar, për shkak të varianteve të reja që shfaqen. Borrell tërhoqi vërejtjen për përkeqësimin e situatës në Afrikë, ku vetëm tre për qind e popullatës është vaksinuar kundër koronavirusit, krahasuar me 60 për qind në Evropë. Borrell vlerësoi se një nga pasojat e pandemisë do të jetë “një botë gjithnjë

Erërat e izolacionizmit, po na vijnë nga veriu historikisht armiqësor i Ballkanit!

Shkruan: Shaban Murati Një poet nga më të shquarit e Shqipërisë më thoshte në ditët pas plenumit anti-letërsi të Komitetit Qendror të PPSH në qershor 1973: “Beogradi e njeh mirë mendjen e Enver Hoxhës. Sa herë që në Shqipëri nis ndonjë shkëndijë liberalizimi në një fushë të artit Beogradi bërtet: “Po hapet Shqipëria, po liberalizohet, po shkon në Perëndim”. Menjëherë Enveri shtrëngon darën më shumë dhe vendi zhytet më thellë në izolacionizëm. Pra bën atë që do Beogradi: izolimin e Shqipërisë”. Kjo sintezë mbresëlënëse e njërës prej mendjeve më të ndritura të kombit shqiptar m’u kujtua kur lexova fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në “Forumin e Prespës” në Ohër në 2 korrik 2021, që afishonte divorc me Europën. Në këtë paralele historike shqiptare kemi në të dy rastet hijen e Beogradit mbi Tiranën ose më saktë interesin strategjik të Serbisë që Shqipëria të zgjedhë gjithmonë izolimin nga Europa. Kryeministri deklaroi tekstualisht: “Nuk jemi të frusrtuar apo në depresion,

Spasovski: Shtetasit e diasporës më lehtë do t’i marrin dokumentet personale

Për dokumente personale më së shumti pritet në Shkup, por periudha e pritjes do të zvogëlohet dukshëm, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pjesëmarrjen në “Brifingun e mëngjesit”. Ai tha se shërbimet janë duke punuar me orar pune të zgjatur si edhe gjatë fundjavave, me qëllim që qytetarët sa më parë t’i marrin pasaportat e tyre, patentë shoferët dhe letërnjoftimet. “Krahasuar me vitin e kaluar në muajin maj kemi pasur aplikime për rreth 31.500 dokumente udhëtimi dhe rreth 42 mijë për pasaporta në qershor. Tani mesatarisht në ditë paraqiten rreth tre mijë qytetarë dhe njëmijë paraqiten përmes faqes së internetit ose në muajin maj janë caktuar 65 mijë termine për dokumente personale, ndërsa në qershor 66 mijë”, tha Spasovski. Ai shtoi se dokumentet personale të cilat janë kërkuar deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, gjegjësisht deri më 1 korrik, janë përgatitur të gjitha. Nga 1 korriku jemi nisur me sistemin e ri të të dhënave, me zbatimin e emrit të ri kusht

Veturat të 2020-ës, Ambulancat dhe zjarrfikësit të 1960-ës!

Status në facebook nga Hasim Memishi SOPI Kur flitet për përgjegjësitë e politikanëve shqiptarë gjithandej, më së miri e tregojnë veturat zyrtare të tyre, të cilat janë të modelit të fundit! Se sa kujdesen ata për popullin më së miri e tregojnë ambulancat, zjarrfikësit dhe kamionat e mbeturinave, të cilëve ju kullon “lëngu aromatik” që “aromatizon” pastaj gjithë qytetin! Zjarrfikësit me mjete nga koha e shokut Tito, kurse ambulancat ose të falura nga ndonjë shtet mik, ose të vjetra mbi 40 vjet! A s’ju vjen turp kur ecni rrugës me veturat e modelit të fundit, të blera me paratë e qytetarëve, dhe në rrugë takoni ndonjë kamion “aromatizues”…nejse ju nuk i shihni nga xhamat e zi, por erën a ua dëgjoni? Aa m’falni se nga parfumat e blerë nga korrupsioni, nuk arrini dot as erën ta nuhasni! Viti 2021 ju ende na flisni për kanalizime, ujësjellës, bekatona, trotuare… Kur do të dëgjoj ndonjë politikan që ka shitur veturën zyrtare dhe ka blerë një kamion të ri për mbeturina, atëherë do të mund të

Gjykata supreme do të mbajë seancë publike për aktvendimin për “Lagjen e trimave”

Shkup, 7 korrik – Gjykata supreme do të mbajë seancë publike me rastin e ankesave kundër aktvendimit për rastin “Lagjja e trimave”, të cilin para dy viteve e konfirmoi Gjykata e Apelit në Shkup. Për rastin janë dënuar gjithsej 33 persona, shtatë prej të cilëve me burg të përjetshëm, ndërsa 13 të tjerë me dënime 40-vjeçare me burg. Në konfliktin në maj të vitit 2015, jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa u vranë edhe 10 anëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet nga Lagjja e trimave më 9 dhe 10 maj me burg u dënuan gjithsej 33 persona, ndërsa u liruan katër persona. Për ngjarjet në “Lagjen e trimave” nga shkurti I vitit 2016 në Gjykatën penale u zhvillua seancë gjyqësore ndaj 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të kryera penale “organizim terrorist” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima” në të cilën u zhvillua procedurë kundër tetë p

Opinion: Gjykata Kushtetuese në sfondin e një drejtësie të tredhur

Andi Bushati Ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fatin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, po shoqërohet nga heshtja e pazakontë e Edi Ramës dhe nga kakofonia debile e Veliajt, ka ca gjëra që duhen sqaruar për të kuptuar atë që ka ndodhur vërtet. Trupa e cunguar e kushtetueses ka treguar edhe njëherë se ajo nuk ka këllqe të bëhet barrikadë ndaj pushtetit politik edhe kur ky i fundit i ka duart të zhytura në krim. Ajo ka refuzuar ta shqyrtojë vendimin e tmerrshëm të këshillit bashkiak, për të shembur një godinë historike në qendër të Tiranës, një natë gjendjeje shtetrethimi, në kulmin e masave kundër pandemisë. Në një valle ekuilibriste të pleksur sa me merakun për të mos i prishur punë pushtetit, për të mos penguar planet grandomane të tij, po aq edhe me sëkëlldisjen për të ruajtur fasadën e një institucioni të sapo pjellë nga reforma në drejtësi, vendimi i gjykatës ka thënë disa të vërteta. Ato të ndihmojnë të kuptosh jo vetëm atë që ka ndodhur, por hedhin dritë edhe mbi d

Për katër orë 131 gjoba për motoçiklistët në Maqedoni

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (06.07.2021) në periudhën prej 20.00 deri 24.00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer një kontroll i intensifikuar i veprimit për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga shoferët e motorëve. Nga MPB thonë se për katër orë janë shqiptuar gjoba për 131 motoçiklistë. Prej tyre, 30 kanë qenë pa patentë shofer, 82 nuk kishin veshur mbrojtëse për kokën gjatë ngasjes, katër motorë u konfiskuan për shkak të licencës së skaduar të trafikut dhe shkaktimit të madh të zhurmës, si dhe shkelje tjera. “Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Kompani nga Maqedonia, me asnjë të punësuar, kanë qarkulluar mbi 150 milionë euro në vitin 2020

Bëhet fjalë për rreth 2000 kompani të tilla në Maqedoni. Këto kompani vendase, në vitin 2020 kanë grumbulluar të ardhura totale prej rreth 150 milionë euro. Të gjithë kanë disa gjëra të përbashkëta – numri i punëtorëve është “0”, d.m.th nuk kanë asnjë të punësuar, së dyti edhe pse nuk kanë të punësuar disa nga këto kompani bëjnë qarkullim të madh dhe së treti duket se kanë pronarë shumë të aftë, transmeton portali biznis21.mk Bëhet fjalë për disa sektorë – tregtia me energji elektrike, IT kompani, biznesi i naftës, ndërtimtaria, tregtia, si dhe shërbimet. Për shkak të krijimit të kushteve të favorshme për hapjen e bizneseve (kushte të mira biznesi), Maqedonia mundëson hapjen e ndërmarrjeve pa pasur objekt apo zyre të tyre, d.m.th pa pasur dëshmi të përdorimit të hapësirës për zyre me qira dhe pa pasur të punësuar. Logjika është t’i lejojmë ata të qëndrojnë forte, të marrin veten dhe pastaj të fillojnë të punësojnë. Kompanitë janë krijuar në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare dh

Apasiev do ta bllokojë ligjin për shtetësi! Dauti: Ligjin duhet ta dorëzojmë me yll Evropian

 Opozita shqiptare dhe Qeveria shumë shpejtë duhet të sjellin vendim për fatin e ligjit për shtetësi. Ligji ka mbetur i bllokuar në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, ndërsa deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vlerëson se është koha që Qeveria, ASH dhe AAA ta tërheqin ligjin dhe ta dorëzojnë përsëri në Kuvend, me yllin e BE-së në të, me qëllim që t’i ikin bllokadës së opozitës maqedonase. “Ky ligj do të kalojë me patjetër për shkak se nevojat e qytetarëve janë të tilla, sa që janë të domosdoshme dhe është koha për t’i zgjidhur .Mjaftë kanë pritur ata qytetarë. Si duket janë shumë eksponent politik të cilët mendojnë se nga sjella e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale mund të përfitojë opozita shqiptare…10.38- 44 Patjetër që do të ketë plan B, dhe unë mendoj qe kemi arritur në atë fazë. Do të duhet të marrim një vendim dhe të kalohet në planin tjetër sepse ligji duhet të kalojë patjetër”, tha deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i partisë “E majta” Dimitar Apasi

Osmani për dënimin e serbit për dhunim gjatë luftës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur dënimin me 10 vjet burgim të policit serb Zoran Vukotiq për dhunim gjatë luftës. Në reagimin e saj, presidentja Osmani dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë. “Një përparim domethënës sot – për herë të parë, një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës. Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësi e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë ende atë”, shkroi Osmani në Twitter. Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore. 

Zhurmë e madhe për “Titanikun” në Çair, ndërsa për mbi 300 mijë objekte ilegale hulumtuesit mbyllin sytë!

Shkup, 5 korrik – Në 30 vitet e fundit Maqedonia e Veirut ka përjetuar ndryshime dhe zhvillime të mëdha, ku pas nuk ka mbetur as industria e ndërtimit, pasi me rritjen e popullsisë u paraqit nevoja për vëndbanime të reja dhe si rezultat i kësaj, ndërtimet filluan që të lulzonin në vendin tonë, por fatkeqësisht mungesa e një plani të detajuar urbanistik, bëri që shumë nga këto ndërtime të bëhën pa leje përkatëse dhe pa kriter, e që ky fenomen nuk është I kufizuar vetëm në një rajon, por ajo është shtrirë në të gjithë territorin e vendit, e që kjo është shëndrruar në një sfidë duke vendosur autoritetet në një dilemë se si të veprohet me to, shkruan Zhurnal. Ndryshimi I sistetmit krijoi një “vakum” ku institucionet nuk ishin në krye të detyrës për ti përmbushur obligimet për të cilat ata janë ngarkuar si dhe ata dështuan për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, kurse në anën tjetër paraqitej nevoja emergjente për krijim e hapësirave të reja të banueshme apo edhe për qëllime afariste,

Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinës anti-COVID për Kosovën dhe pesë shtete tjera të Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadë të Procesit të Berlinit, ka bërë të ditur se Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Merkel po ashtu ka theksuar se ekzistojnë një sërë problemesh mes Kosovës dhe Serbisë, por se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi për një treg të përbashkët rajonal dhe njohja e diplomave, ka shtuar Merkel, është një çështje që nuk është arritur ende, por, siç ka thënë pritet që shpejt të ndodhë një gjë e tillë. Eliminimi i tarifave për shërbimet e roaming-ut në vendet e Ballkanit Perëndimor, Merkel e ka theksuar si një arritje mes këtyre shteteve. Eliminimi i tërësishëm i tarifave, ka nisur të zbatohet më 1 korrik 2021. Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballk

Maqedonia e Veriut me rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon

Investimet e huaja në Maqedoni gjatë vitit 2020 janë ulur për 38% në krahasim me vitin 2019. Kjo është pothuajse tre herë më tepër se rënia mesatare në rajon gjatë kohës së pandemisë, transmeton Zhurnal nga Radio Europa e Lirë. Maqedonia ka rënie më të madhe të investimeve të huaja në rajon në vitin pandemik 2020, tregojnë të dhënat të publikuara nga konferenca për tregëti dhe zhvillim nga KB. Investimet e huaja në rajon në vitin 2020 janë ulur për 14 përqind në krahasim me vitin 2019, në Maqedoni, rënia është tre herë më e madhe. Vetëm Mali i Zi ka arritur të rritë investimet e huaja në pandemi. Më së shumti investime vitin e kaluar kanë hyrë në Serbi – 3,4 miliard dollarë amerikan, që është ulje për 1/5 në krahasim me vitin 2019, më pas në Shqipëri me 1,1 miliard dollarë, që është ulje për 14%. Mali i Zi ka 529 milion dollarë, që është 27% më tepër se në vitin 2019. Rënie në Bosnje e Hercegovinë ka patur 7% dhe e kanë përfunduar vitin me vetëm 371 milion dollarë ndërsa Maqedonia e V

“Republika e Maqedonisë së Veriut”, nga sot fillon dhënia e pasaportave me emrin e ri

Pasaportat që do të jepen nga dita e sotme do të mbajnë emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Këtë më herët e vërtetoi edhe ministri i MPB-së, Oliver Spasovski në pyetje të deputetëve. Sa i përket afatit të vlefshmërisë së dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta dhe leje vozitje) me emrin vjetër, të njëjtat do të duhet të ndërrohen deri më 12.02.2024, ndërsa për vlefshmërinë e letërnjoftimeve, qytetarët do të njoftohen për shkak se Ligji për letërnjoftim ende ndodhet në procedurë kuvendare. Po ashtu kishte edhe përditësim në sistemin për dokumente personale para disa javëve dhe kjo bëhej për shkak të vendosjes së emrit të ri. Sot ministri Bujar Osmani vërtetoi se qytetarët ende po ballafaqohen me vështirësi me marrjen e pasaportave me afat të skaduar. “Për shkak të pandemisë, shumë qytetarë nuk kishin mundësi të marrin pasaportat e tyre. Atyre që u ka skaduar afati janë të vlefshme deri më 31 dhjetor me njoftim tonin, por varet nga shtet nëse do të pranojnë ose jo. Info