Skip to main content

Posts

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Recent posts

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, u pajtuan që të mbrohen kufijtë e vendit

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Në takim u bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Nesër nis fushata për zgjedhjet lokal

Fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 do të nis nesër, respektivisht 27 shtator, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet me 17 tetor, përcjell Alsat. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 31 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të zgjas deri në ora 24:00 të 29 tetorit. Megjithatë zyrtarët e ndryshëm të partive veç më kanë filluar aktivitete Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve. Renditja në fletëvotim; Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM Bashki

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta mad

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë

KADARE, BJESHKA E NEMUN E SHPIRTIT TONË

PËR HEJZA-n flet Ballsor Hoxha, shkrimtar Ballsor Hoxha është autori dy përmbledhjeve me tregime dhe përmbledhjeve me poezi. Ku njëra prej përmbledhjeve të tij me tregime është përkthyer dhe botuar në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, së voni, ka botuar edhe një studim me disa vepra të Ismail Kadaresë. Është autor i njohur në vendet shqiptare, me karrierën e tij të shumanshme. Ka punuar në shkrimin e skenarëve me disa nga regjisorët më të njohur shqiptar, ndër të cilët është edhe Isa Qosja. Ka qenë edhe anëtar i jurisë për Qendrën Kinematograifke të Kosovës për përzgjedhjen e skenarëve të financuar nga ministria e kulturës së Kosovës. Ndër të tjera është edhe kritik dhe studiues për filmin ndërkombëtar dhe atë kosovar. Me edukim është Profesor i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Angleze dhe Amerikane. HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi?  HOXHA: Unë do ta kisha përmbysur këtë pyetje tuajën, gjithnjë me qëllim