Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2021

Pendarovski: Ndryshimi i kufijve do të çonte në një luftë shkatërruese

Lëvizja e kufijve në Ballkan do të çonte në një luftë shkatërruese të menjëhershme, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Komentet e kreut të shtetit maqedonas vijnë pas publikimit të një “non-paper” së fundmi që mbron rivendosjen e kufijve të shteteve tashmë të formuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Dokumenti i nënshkruar, i quajtur si “non-paper” në qarqet diplomatike, propozon zgjerimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë në dëm të Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Ju nuk mund të ndryshoni kufijtë në Ballkan dhe të mos keni një të njëjtën ditë pasdite një banjë gjaku, aq e thjeshtë sa ajo”, tha Pendarovski në një intervistë për Euronews. Pendarovski tha se ai kurrë nuk do të pranonte ndryshimet e kufijve në Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se kostoja njerëzore që sjellin këto transformime është shumë e rëndë për t’u përballuar. “Shkëmbimi i fundit i njerëzve dhe territoreve afër kontinentit Evropian ndodhi në 1923 me marrëveshjen

Etemi: Teatri aktual i Tetovës nuk ka tualet, të mos flasim për kushte të tjera

Artisti i Teatrit të Tetovës, Muzafer Etemi në Click Plus shprehu shqetësimin e tij për kushtet në Teatrin aktual të Tetovës. Ai theksoi se aty nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre artistët në mënyrë profesionale pasi që mungojnë kushtet elementare. Ai shtoi se në Teatrin aktual të Tetovës nuk ka as tualete. “Problemi kryesor në Teatrin e Tetovës është pamundësia për ta ushtruar profesionin tonë si profesionistë sepse për fat të keq aty nuk ka as tualet. Të mos flasim për gjerat tjera si grimi, garderoba, e shumë gjëra që janë të nevojshme nuk i kemi”, deklaroi artisti Muzafer Etemi në Click Plus në TV21. https://www.facebook.com/watch/?v=531333441196777

Opozita shqiptare pyet Zaevin: A ka negociata për amnistimin e 27 prillit?

Opozita shqiptare ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev, të përgjigjet nëse pjesë e negociatave me Mickovskin është edhe amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Deputetja e ASH-AAA-së Ilire Dauti në seancën për pyetje deputetësh, tha se nga zhvillimet e fundit që ndodhën, ka krijuar përshtypje më të thellë, se po tentohet të bëhet amnestimi i atyre personave që kërkonin gjakderdhje, në ngjarjet e 27 prillit. Por kryeministri Zoran Zaev, u kundërpërgjigj se në asnjë takim me Mickovskin nuk është hapur një temë e tillë. Sipas Zaev, kryetari i VMR-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nuk guxon të hapë këtë temë, pasi ndjehet bashkëpjesëmarrës në dhunën e shkaktuar në kuvend, katër vite më parë. Zaev shtoi se ai dhe gjithë të tjerët dëshirojnë që kurrë në të ardhmen të mos përsëritet ngjarje e tillë. A ishte pjesë e bisedës mes tij dhe Mickovskit pikërisht amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Unë edhe pse dilemat e para për këtë çështje i ngrita në ditën që u bë organizimi i asaj proteste, megjit

Djali i dëshmorit: Komandant, funksionarët e BDI-së na malltretojnë dhe keqtrajtojnë

Djali i dëshmorit, njëkohësisht këshilltar i BDI-së në Komunën e Tetovë, Avni Rufati, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se funksionarët e emëruar nga BDI po keqtrajtojnë dhe malltretojnë familjarët e dëshmorëve në vendet e tyre të punës. Ai i ka shkruar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, që ta kthejë kokën dhe ta sheh se si sillen funksionarët e tij. “I nderuar Komandant, dote ju lutesha te kthenit koken pak edhe nga familjet e deshmoreve. Emeruesit tuaj neper poste gjejne menyra te ndryshme te na malltretojne dhe keqtrajtojne kur vjen puna te ne! Ata qe i keni emeru ju dhe te njejtit bashke me juve, ju kemi votuar ne!Jane po ata te cilet ne kohe zgjedhjesh dine si te sillen, shume pak kohe pas ketyre te fundit harrojne cfare eshte sjellja e mire, e nderojne shpejt ate me arrogance dhe keqtrajtim!”, ka shkruar Rufati. 

ASH: Për 27 Prillin, në burg ka një të pafajshëm dhe ai është Feta Alimi, mungojnë shumë të tjerë!

Muaj Prill në kalendarin tonë politik nuk është i zakontë. As data 27 Prill nuk është një numër i thjesht i muajit. Sado që duam ta harrojmë, këtë datë, ne nuk mundemi mos ta kujtojmë, sepse ky muaj bëri kthesën më të madhe politike, duke përmbys një regjim të ngulitur më shumë se 10 vite, po çka se ai që e pagoi çmimin më të shtrejnt të paimagjinuar ishte lideri Ziadin Sela. Sepse ai si zgjedhur i popullit, e kishte kuptuar peshën e përgjegjësisë edhe te sakrificës si deputet i popullit, dhe si lider i partisë politike. Sidoqoftë, ky moment i mishëruar i yni që karakterizohet me ne, nuk ja jep të drejtën askujt që këtë ngjarje ta shtrembojë e as ta asgjësojë. Protesta e sotme e VMRO ku kërkohej amnisti për të burgosurit e 27 Prillit, për fat të keq tregon se kjo parti nuk po e bën reflektimin e duhur dhe shumë të domosdoshëm për tu shkëputur nga politika e Gruevskit si urdhërues kryesor i kësaj ngjarje të përgjakshme e terroriste. Kjo ngjarje për ne është një plagë e pashëruar, dhe na

Reagon ASH-AAA: Pas protestës së sotme të organizuar nga VMRO, “ora policore dhe kufizimet nuk kanë më asnjë kuptim”

“Pas protestës së sotme të organizuar nga opozita maqedonase, ora policore dhe kufizimet nuk kanë më asnjë kuptim. Pas kësaj s’ka logjikë të vazhdohet edhe më tej me kufizimet dhe orën policore. Pa dashur të ndërhyjmë në motivin e protestës, sepse kemi shumë për të thënë, por ajo që i irriton qytetarët është ora policore, sidomos në Muajin e Ramazanit, kur besimtarëve myslimanë u pamundësohet t’i kryejnë detyrimet fetare. I bëjmë thirrje komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë që sa më shpejt, që ditën e nesërme, ta shfuqizojë orën policore dhe t’i lejojë qytetarët e besimit Islam që t’i kryejnë detyrimet fetare pa pengesa,gjithashtu të fillojnë me punë edhe gastronomitë që janë të goditura nga ora policore, me çrast ngelën pa punë shumë punëtor dhe pa të ardhura materiale!” – reagon Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Shkëndija Kampione në ligën e Maqedonisë së Veriut

Klubi futbollistik Shkëndija nga Tetova pas fitores ndaj Borecit me rezultat 3-1 edhe zyrtarisht shpallet kampion në ligën e Maqedonisë së Veriut. Sot u luajt xhiroja e 29 në ligën e Maqedonisë së Veriut ku Shkëndija si vendas priti Borecin, në pjesën e parë në minutën e 13 Egzon Bejtullahi shënoi një auto gol ku ju dha përparsi miqëve dhe me rezultat 0-1 mbaroi edhe ndeshja e parë.

Lushaj, Hasanit: Bëjë punën për të cilën jeni ngarkuar, në vend që të bëni tifozin e Ramës apo të tjetrit

"Ne nuk kemi çfare i bejme Zaevit ose atij tjetrit, qe kryeministra behen edhe pa votat tona, por amatoreve te politikes si puna e ketij, mjafton t'i kujtojme se duhet te beje punen per te cilen eshte ngarkuar, ne vend qe te beje tifozin e Rames apo te tjetrit. Po meqe gjen kohe te merret edhe me Shqiperine, do te thote se punen nuk e ben si duhet, prandaj i vdesin nga 50 veta ne dite dhe vaksinon deputete me kravata, dhe jo te semure kronike qe dergjen spitaleve te pista. Le ta marre Rama ne opozite, se ky per opozite qenka pjekur.- shkruan mes tjerash Shkëlzen Lushaj 

Rrahje masive në Prishtinë, policia arreston gjashtë persona

Një rrahje masive ka ndodh sonte në kryeqytet, saktësisht te Rruga B, raporton Gazeta Express. Pas intervenimit të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë persona. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, e të arrestuarit ishin të përfshirë në përleshje, ndërsa dy nga këta që u shoqëruan në stacion patën lëndime trupore nga një mjet i mprehtë. Reklamë Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po vazhdon me zbardhjen e motiveve që karakterizojnë ngjarjen. “Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mje

Ja kush është inspektori nga Tetova që u arrestua dje në Kërçovë

“Reparti i Punëve të Brendshme – Kërçovë, ka ngritur padi pe nale kundër A.R (51) nga Tetova,inspektor shtetëror për mjedisin jetësor, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje të ryshfetit” dhe kundër S.A (40) nga fshati Falishtë e Tetovës për kryerjen e veprës penale “ndihmëse”. Më 22 prill 2021 A.R duke kryer detyrën zyrtare në Kërçovë, nga një pronar ka kërkuar dhe ka marrë 200 euro, në mënyrë që të përgatisë raport inspektimi për kompaninë e tij në të cilën ai do të konkludojë se nuk ka parregullsi në funksionimin e saj”.

Të hënën do të shqyrtohet interpelanca ndaj Spasovskit, njoftoi Aziri

Deputeti i koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, Elmi Aziri në 10 MINUTA njoftoi, se të hënën u është thënë se do të jetë në rend dite interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Në koordinimin e fundit që e kemi pasur me kryeparlamentarin, është vendosur që interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të jetë ditën e hënë. Do të thotë këtë të hënë që vjen”, tha Aziri./TV21

Fatime Fetai zgjedhet prokurore në Prokurorinë e Lartë

Pasi dështoi të zgjedhet si Prokurore në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ish prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Fatime Fetai u zgjodh si prokurore në Prokurorinë e Lartë. Në pjesën e dytë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Fetai arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup.

Qeveria ka gjetur zgjidhje për bujqit e Strumicës dhe Prespës, por jo për bujqit e Gazi Babës dhe të Haraçinës

20.04.2021, Shkup Kryetari i ASH, z. Ziadin Sela sot takoi grup bujqish nga Hasanbegu dhe Haracina mes tjerash u shpreh: "Sot, kisha kënaqësinë që të pres në takim një grup bujq nga Komuna e Haraçinës dhe Gazi Babës.Takimi u realizua me kërkesë të tyre si përfaqësues të një grupi afërsisht 250 bujq të cilët po diskriminohen nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, më saktë nga Qeveria LSDM-BDI. Fillimisht u informova për hallin që kishin, që sipas tyre bëhet fjalë për dëme të shkaktuara si pasojë e motit të keq gjat vitit 2018 që kishte përfshirë këto dy komuna. Për katër vite më radhë këta bujq kanë bredhur dyerve të institucioneve dhe janë mashtruar e gënjyer nga përfaqësues të niveleve të ndryshme të pushtetit, duke ju premtuar se do të zgjidhet problemi në fjalë që bujqit të marrin dëmshpërblimin që ju takon me ligj. Edhe pse raste të tilla identike kanë ndodhur edhe në vitet 2016, 2018 dhe 2019 e që janë dëmshpërb

Shqipëria vendos karantinë për shtetasit e Maqedonisë dhe Greqisë

Komiteti i Ekspertëve të Shqipërisë, në mbledhjen e tij të fundit vendosi të aplikojë një karantinë 14-ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Masa e karantinës do të nisë nga dita e nesërme dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 maj. Sipas Mira Rakacollit, një masë e tillë merret pasi këto vende fqinje kanë ende shifra të larta ditore të infektimeve. “Situata është drejt përmirësimit dhe ai vjen si pasojë e masave të propozuara në kohën e duhur dhe nga një bashkëpunim më i mirë nga qytetarët sidomos me mbajtjen e maskave dhe të distancimit. Ka filluar të ndihet dhe procesi i vaksinimit masiv. Por në rajon situata paraqitet ndryshe, fqinjët tanë kanë raste të shtuara dhe vdekshmëri më të lartë. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke parashikuar faktorët. Mosrespektimi i masave nga disa subjekte mund të çojë në rritjen e rasteve. Po ashtu edhe festa e Pashkëve, pasi ka një lëvizje të njerëzve dhe nga vendet

Rashkovski nuk ka pronë, gjithçka u ka transferuar fëmijëve të tij

Nga 17 dhjetori i vitit të kaluar deri më 21 janar të këtij viti, Dragi Rashkovski transferoi të gjithë pronën në emër të fëmijëve të mitur, që janë para moshës shkollore. Ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë nuk ka më asgjë në emrin e tij. Tani, fëmijët përveç apartamentit në Shkup prej 65 metra katrorë, posedojnë plotësisht 11 mijë metra katrorë në lagjen Pobozhje rrëzë Karadakut të Shkupit, ku familja Rashkovski duhet të ndërtojë një shtëpi luksoze prej 800 metra katrorë. Sipas burimeve nga Antikorrupsioni, më 25 janar, kur ka përfunduar procesi i transferimit të pronës, Dragi Rashkovski nga komuna Çuçer Sandevo mori konfirmimin se dy parcelat, ku ai do të ndërtojë janë në lagje, por edhe gjithashtu se hapësira është në zonë ndërtimi. Bëhet fjalë për një total prej 2195 metra katrorë, ku duhet të ndërtohet një vilë ekstra luksoze prej 800 metrash katrorë. Alsat javën e kaluar njoftoi se fëmijët e mitur të Rashkovskit duhet të investojnë në ndërtimin e një vile luksoze në Pobozhje

Xhaferi: Nuk mund t’ua ndalojë deputetëve ardhjen në seancë

Me protokollin e miratuar në korrik të 2020-ës, kur isha në spital, deputetët kanë të drejtë të vijnë dhe të votojnë në kushte të veçanta, kështu e komentoi praninë e deputetëve me Covid-19 në Kuvend kreu i këtij institucioni Talat Xhaferi, transmeton Alsat. Në një deklaratë për Deutche Welle, Xhaferi tha se nuk mund të urdhërojë ndonjë deputet që mos të vijë në Kuvend. “Edhe në gjendje lufte, deputetët nuk janë të kufizuar në lëvizjen e tyre. Vendim i tyre personal është nëse do të vijnë në seancë. Nuk mund të urdhëroj deputetin të mos vijë në seancë. Sipas “Protokollit për realizimin e votimit për deputetët që janë në izolim shtëpiak”, ata kanë të drejtë të vijnë dhe të votojnë në kushte të veçanta të përcaktuara në protokollin, i cili u miratua në korrik të vitit 2020, kur unë isha në spital. Si erdhi Arben Ziberi për të votuar zgjedhjen e Qeverisë?-Sipas të njëjtit protokoll që është aplikuar për më shumë se tetë muaj”, deklaroi Xhaferi.

Suksesin më të madh Talati e arriti kur e shpëtoi Veljanovskin nga gjykimi

Xhevdet Hajredini Suksesin më të madh Talati e ka arritë në kohën kur nga paraburgimi dhe gjykimi i shpëtonte Trajko Veljanovskin dhe deputetët e VMRO-s dhe BDI-s. Maqedonia u bë anëtare e NATO-s dhe do të bëhet-nëse bëhet-anëtare e BE-s, jo sepse i plotëson kushtet dhe standartet e nevojshme, por për shkak se kjo është qëllim dhe interes i tyre. Askush nuk tregon se sa kriminelë dhe mafiozë të botës duhet të marrin pasaporta të Maqedonisë, që të përfundojnë hetimet e kësaj megaafere. Nuk është vetëm opozita fajtore për bllokimin e Kuvendit.Po aq faj ka edhe Qeveria kur, me aq këmëngulje, refuzon të merret vesh në lidhje me nënshtetësinë.

Ambasada e SHBA-së: Është koha të fokusoheni në luftën kundër korrupsionit

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka përshëndetur miratimin e Strategjisë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021 – 2025. “Ky është një hap I rëndësishëm, por progresi I vërtetë do të vlerësohet nga implementimi I suksesshëm I strategjisë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përforcimi I sundimit të së drejtës janë kritike për RMV-në dhe fokusi vendimtar për partneritetin tonë strategjik” – ka publikuar në Facebook, Ambasada amerikane në Shkup. Kuvendi në seancën e djeshme ka miratuar Strategjinë Kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021 – 2025, që paraqet një dokument të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit të lartë. /KlanMacedonia

SULM TERRORIST NË NJË XHAMI NË TIRANË, 6 TË LËNDUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë muaj të shenjtë të të gjithë besimtarëve myslimanë, atë të Ramazanit. Një person ka hyrë me një thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe ka qëlluar me thikë 6 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes, transmeton TCH. Autori Rudolf Nikolli 34 vjeç nga Burreli është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Zaev thirrje shqiptarëve: Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të votojnë për kryeministër Edi Ramën dhe kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski. “Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, theksoi Zaev në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale nga Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. VIDEO https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221685974112156&am

Po shkojmë drejtë zgjidhjes së kësaj çështje(VIDEO)

Sot patëm takimin e radhës lidhur me temën e shtetësisë, jemi në rrugë të mbarë dhe kemi arritur që një pjesë të madhe të temave lidhur me shtetësinë ti zgjidhim, por sot nuk do të japim detaje për ato çfar kemi biseduar. Do të duhet që edhe njëherë të rishqyrtojmë të gjitha pikat dhe detajet, në mënyrë që të dalim me një propozim ligj konkret, të shkruar si propozim final, të dakorduar për shtetësinë, të cilin do ta bëjmë publik. Nëpërmjet këtij ligji, ne synojmë që të paktën, të gjithë qytetarët që jetojnë dhe kanë jetuar prej tridhjetë vitesh në Maqedonin e Veriut, të mos mbeten pa shtetësi. Po shkojmë drejtë zgjidhjes së kësaj çështje dhe shpresojmë që shumë shpejtë, në fillim të javës së ardhshme, do të dalim përsëri me qëndrimin tonë final. Gjithmonë duke u udhëhequr nga idea që me rëndësi është të zgjidhet problemi dhe jo të flasim, fjalë të bukura dhe të mëdhaja, prandaj unë do ju kisha lutur që mos të kërkoni detaje, sepse interesi jonë është që t’u zgjedhim problemin atyre qy

Protestojnë bujqit e Haraçinës dhe Gazi Babës! “Pse në Resnje marrin dëmshpërblime, te ne jo”

Para disa ditëve ishin para Qeverisë, ku i lexuan kërkesat e tyre. Por pasi nuk i dëgjoi askush, bujqit e Haraçinës dhe Gazi Babës sot bllokuan bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Shkup. Ata i kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet që ua shkaktuan vërshimet e vitit 2018. “Kemi kërkuar që të trajtohemi në mënyrë të barabartë ne bujqit e këtyre dy komunave, sepse kemi shumë informata të sigurta se nëpër komunat e ndryshme në R.M.V ka pasur dëme pas 2018 dhe u është bërë pagesa. Vetëm një komunë do ta përmendi Resnjën. Në Resnje ka pasur dëme 2019 dhe është bërë pagesa e dëmeve për bujqit e Resnjës”, tha Adnan Hajrullahi. “Në vend që të jemi në ara dhe të punojmë, ne kemi dal dhe protestojmë. Nuk e di përse ne duhet ta kërkojmë të drejtën tonë për mes protestës”, u shpreh një protestues. Bujqit thanë se sot është vetëm dita e parë e protestës, pasi ata do të vazhdojnë të protestojnë deri sa të zgjidhet problemi. Nga Qeveria nuk ka asnjë reagim.

Xhaferi seancë në kohë iftari, bojkoton opozita shqiptar

Pas përfundimit të senacës së 32-të, kryeparlamentari në të njëjtën ditë ka ftuar seancë të re, njofton News33. Xhaferi i ka ftuar deputetët që të fillojnë me seancën e 36-të por ajo që bie në sy është ora 19 e 20 minuta, pra, 1 minut para se të fillonte iftari i cili sot sipas orës e kalendarit duhej të ishte në ora 19 e 21.

Elmi Aziri: Kur do të zhblokohet ligji për shtetësi, do të zhbllokohet puna në Kuvendit (VIDEO)

Deklarata e Deputetit Elmi Aziri lidhur me zhbllokimin e punës së Kuvendit 

FRASH: Heronjtë tanë

Para disa ditëve Shoqatave e Mjekëve të Maqedonisë i ndau disa mirënjohje dhe falënderime ndaj mjekëve që, sipas tyre, janë më meritorët në luftën kundër virusit Covid-19. Por, për fat të keq, në mesin e tyre nuk ishin emrat e dy mjekëve shqiptarë të punësuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, Dr. Ilir Demiri dhe Dr. Fadil Cana. Pa dashur ta etnizojmë dhe politizojmë shëndetësinë, nuk mund të mos konstatojmë se kjo përzgjedhje është krejt tendencioze dhe entocentrike. Në shtetin tonë nuk ka mbetur njeri që ka pasur virus Covid-19 (bashkë me krejt familjarët e tyre) që nuk i ka dëgjuar këta dy emra të nderuar. Pa e tepruar fare dhe pa e zhvlerësuar punën e mjekëve të tjerë dhe personelit tjetër mjekësor, do t’i japim vetes të drejtë të konstatojmë se nëse ka pasur heronj në plotkuptimin e fjalës, që tashmë një vit janë përballur fyt për fyt me virusin dhe me vdekjen, ata janë pikërisht Dr. Ilir Demiri dhe Dr. Fadil Cana. Edhe kur kjo pandemi të përfundojë, edhe kur krejt kjo të jetë ha

Sot pritet vendimi për rastin “Thesari”

Në Gjykatën Themelore Penale sot pritet aktvendimi për rastin “Thesari”. Kjo lëndë ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme, në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro. Prokuroria në fjalët përfundimtare kërkoi nga gjykata që ti shpallë fajtorë Sasho Mijalkovin, Toni Jakimovskin, Nebojsha Stojakoviqin dhe Goran Grujevskin për rastin “Thesari”.

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

Afërsisht 14,1 milion doza të vaksinave Fajzer/BioNTek do të shpërndahen në 47 vende në kuartalin e dytë të këtij viti, njoftoi sot Lidhja globale për vaksina dhe imunizim (Gavi), lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Siç transmeton Radio Evropa e Lirë (REL) dërgesa e vaksinave do të realizohet në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti. Sipas informatave të fundit të publikuara nga Gavi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova përmes sistemit Kovaks në periudhën nga prilli deri në qershor duhet të marrin 100.620 doza të vaksinës Fajzer. Në këtë rreth të tretë nuk janë sistemuar vaksinat për Malin e Zi, ndërsa Serbia pritet të marrë 28.080 doza. Gavi, i cili udhëheq me Kovaks-in së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Koalicionin për inovacione në përgatitje për epideminë, citon se ata në rrethin e parë kanë dorëzuar 1,2 milion doza Fajzer të 18 pjesëmarrësve në program. Gjatë rrethit të dytë janë dorëzuar 237 milion doza të vaksinës Astra Z

Ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit. Prandaj, në këtë njësi mësimore theksohet nevoja e marrjes së masave për të kthyer natalitetin në suaza normale apo të stimulohet nataliteti te maqedonasit, meqë siç thuhet, shpërpjesëtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative në planin politik, ekonomik dhe social. Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete. Libri i Soc

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni: Ashtu si në rastin e pasaportave, ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Brendshme

Ambasada Amerikane në Shkup konfirmoi se ajo punoi së bashku me Ministrinë e Brendshme (MPB) dhe ofroi mbështetje teknike për aksionin e djeshëm në të cilin policia kapi një kamion me marijuanë me vlerë prej 800.000 euro, i cili po kalonte nëpër Maqedoni. Komandanti i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski, u arrestua në aksionin policor. “Në këtë rast, ashtu si në rastin e pasaportave, ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe kemi ofruar mbështetje teknike”, thonë nga Ambasada Amerikane në Maqedoni për Sakamdakazam.mk/Telegrafi/

“Nuk kanë kryer vrasje mizore”, nis marsh protestues kundër aktgjykimit për rastin “Sazdovski”

Ka nisur prej parkut të Çairit marshi protestues kundër aktgjykimit për rastin e vdekjes së tifozit Nikolla Sazdovski, për të cilin dy të akuzuarit Skender Demiri dhe Besir Bela u dënuan për “vrasje mizore” me nga 16 vite burg. Familjarët e të dënuarve theksojnë se nuk bëhet fjalë për vrasje mizore dhe për këtë kërkojnë rigjykim. Organizatoret kane bere thirrje per protesta te qeta.

ASH-AAA: Pse heshtë “Konstanta” e VMRO dhe LSDM e quajtur BDI?

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar sot, në lidhje me hetimin për falsifikimin e dokumenteve personale dhe të udhëtimit. Vlerësojnë, se ky rast tregon, se “prokuroria dhe gjykata janë në shërbim të bandave”. “Duket qartë se në sistemin gjyqësor kemi gjykatës e prokurorë që janë në shërbim të bandave, parat e të cilëve kanë arritur në xhepat e gjykatësve dhe prokurorëve. Njëkohësisht, kemi njerëz në struktura të caktuara të policisë që gjithashtu për para të majme mbrojnë krimin, korrupsionin dhe tregtinë me lëndë narkotike, sepse kanë interesat e veta dhe i arsyetojnë ,,pagat” që i marrin nga këta që merren me veprime kriminale”, thanë në reagimin e tyre nga ASH-AAA-ja. Mes tjerash, kanë dërguar apel deri te faktori ndërkombëtar. “Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa apelojnë deri te faktori ndërkombëtar si BE, NATO dhe SHBA, që të bëjnë trysni në strukturat qeveritare, që lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tregtisë së palejuar me narkotikë të fillojë ng

“Financial Times”: Maqedonia e Veriut është e treta në botë për nga numri i vdekejve si pasojë e COVID-19

Sipas “Financial Times“, Maqedonia e veriut ndodhet në vendin e tretë në listën botërore për nga numri vdekjeve nga COVID-19 me dy të vdekur në 100 mijë banorë. Në vendin e dytë ndodhet Bosnja dhe Hercegovina me 2.31 në 100 mijë banorë, ndërsa Hungaria është e para me 2.44 të vdekur në 100 mijë banorë. Sa i përket numrit të të infektuarve, Maqedonia e Veriut në këtë listë është në vendin e 11-të në borë me 52.8 persona në 100 mijë banorë, ndërsa para RMV-së në këtë listë ndodhet Turqia, Jordani, Estonia, Polonia, Qipro, Serbia, Hungaria, Bahrejn, Urugai dhe Kuruaka. Ndryshe, analiza e “Financial Times” është bërë pas marrjes së të dhënave të “John Hoplins”, OBSH, “UK Government coronavirus dashboard”, Agjencia për Shëndet Publik në Francë dhe Agjencia e Suedisë për Shëndet Publik.

Ligji për Shtetësinë, opozita shqiptare shpalos kërkesat

Opozita shqiptare të hënën në takimin me kryeministrin Zoran Zaev do të kërkojë reduktimin e perimetrit të verifikimit nga organet e sigurisë ndaj personave pa shtetësi. Sipas Flakron Bexhetit nga Aleanca për Shqiptarët, aplikimi për shtetësi është individual dhe se përgjegjësia penale është individuale sipas çdo ligji dhe konvente ndërkombëtare. Bexheti shton se mendësia e shërbimeve të sigurisë për t’i dhënë domino efekt negativ juridik rrethit familjar duhet të merr fund me propozim-Ligjin për Shtetësi. Kuptohet që duhet të jetë në baza individuale sepse çdo qytetar e bën aplikimin në bazë individuale për shtetësi dhe kjo nuk duhet të paraqet një perimetër më të gjerë”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të kërkojnë zgjidhje edhe për raportet famëkeqe në organet e sigurisë. Në rast se indikacionet për vepra penale datojnë më shumë se 10 vite, opozita shqiptare do të kërkojë që informacionet e tilla të mos merren parasysh gjatë procedurë

Arrestohet në Hamburg shtetasi i Maqedonisë, i dënuar me 17 vjet burgim

Gjatë ditës së djeshme në Hamburg të Gjermanisë policia gjermane në bashkëpunim me Ministrin e Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë kanë privuar nga liria shtetasin e Maqedonisë K.D. i cili është kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtarë për vuajtje të dënimit prej 17 vjet burgim. K.D. është i dënuar për më shumë vepra penale, mes të cilave për vjedhje të rënda, mashtrime dhe falsifikim të dokumenteve. Nga MPB-ja njoftojnë se ky aksion është rezultat i bashkëpunimit mes MPB-së dhe policisë gjermane.

Gjoba 110 milionë euro, reagimi i fortë i Bashës: Po përgatisim ligjin që dëmin ta paguajë Rama

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. Dy janë njerëzit që Lulzim Basha akuzon për këtë faturë, Edi Rama dhe sekretari i përgjigjëm i tij, Engjëll Agaçi. Por cfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse vjen në pushtet? Mbrëmjen e sotme te Syri.Tv lideri demokrat tha se kanë nisur konsultimet me ekspertë vendas dhe të huaj për të miratuar një ligj që kalon përgjegjësinë financiare si individuale. Sipas Bashës, kjo do të thotë që fatura me ligjin që PD-ja pretendon të miratojë kur të vijë në pushtet, do të paguhet nga Edi Rama dhe jo shqiptarët. “Një nga masat që do të marrim do të jetë përgjegjësi personale, përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme shtetit. Rasti i Becchettit është fare i qartë. Përfaqësuesi i Ramës i tha ndrysho linjën editoriale dhe do të lëmë të jetë, sot Engjëll Agaçi duhet të ishte arrestuar dhe kryeministri duhet të ishte marrë i

ASH: Ministria e Kulturës vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve

Dega e Aleancës për shqiptarët e Tetovës ka kritikuar Ministrinë e Kulturës se po vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve. Sipas ASH-së pas programit të kulturës në të cilën fondet e ndara për shqiptarët ishin minimale, tani Agjencia e Filmit, po bën diskriminimin e radhës. Nga fondi i përgjithshëm i kësaj agjencie, për shqiptarët është ndarë vetëm 11 për qind, u tha në konferencën e sotme për shtyp të ASH-së. Sipas kreut të degës së ASH-së në Tetovë, Muzafer Etemi përveç diskriminimit në fonde që bën Agjencia e Filmit, ajo po ashtu diskriminon shqiptarët edhe në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe promovimit të artistëve apo regjisorëve shqiptar.“Agjencia e Filmit këtë vit ka mohuar autorin, regjisorin shqiptar. Edhe ato dy projekte që ka ndarë, i ka dhënë në profile të ndryshme, si aktor që bëjnë regji, s`ka asgjë të keqe këtu, por nuk mund ta anashkalosh profesionistin. Kjo është ofenduese dhe shihet se askujt nuk i bëhet vonë për projektet shqiptare. Përmes këtij reagimi, fto

Rritje rekorde e aksioneve të bursave evropiane

Çmimet e aksioneve në mëngjes në bursat evropiane kanë shënuar rritje, ndërsa indeksi STOHH 600 ka arritur nivel rekord, pasi investuesit shpresojnë në rikuperim të përshpejtuar të ekonomive nga kriza me koronavirusin. Indeksi STOHH 600 i aksioneve udhëheqëse në Evropë u rrit për 0,6 për qind, me çka janë eliminuar të gjitha humbjet nga fillimi i pandemisë dhe e ka arritur nivelin më të lartë në histori. Indeksi londinez FTSE ka shënuar rritje prej 1,10 për qind në 6.811 pikë, ai i Frankfurtit DAH u rrit për 1,05 për qind në 15.262 pikë, ndërsa ai i Parisit SAS u rrit për 0,60 për qind në 6.139 pikë. Investuesit janë inkurajuar nga rritja e djeshme e çmimeve të aksioneve të Uollstritit, me ç’rast indeksi Dau Xhons dhe i S&P 500 ka arritur nivele të reja rekorde. Kjo ka të bëjë me pritjet se stimulet e mëdha fiskale dhe financiare do ta përshpejtojnë rikuperimin e ekonomisë më të madhe botërore nga kriza me Kovid-19. Rritje e çmimit të aksioneve sot u shënua edhe në bursat më të mëd

Arrestohen 9 persona, akuzohen për dhënien e pasaportave “narko-bosëve” të Ballkanit

Nëntë zyrtarë policor janë arrestuar sot paradite në një aksion policor, mëson Alsat nga burime brenda MPB-së. Ata ishin pjesë e zingjirit për falsifikimin e pasaportave dhe dokumenteve personale. Nga policia konfirmojnë se në rrjedh është aksioni dhe se detaje tjera do të japin gjatë ditës. Aferën “Mafia” dje në një brifing me gazetarët e shpalosi VMRO-DPMNE-ja e cila publikoi edhe dokumente se si disa persona të dyshuar për krim të organizuar në rajon kanë marr dokumente për identifikim dhe pasaporta nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas dosjes së tyre, njëri nga bosët e mafies turke, Sedat Peker posedon pasaportë të Republikës së Maqedonisë dhe letërnjoftim të lëshuar nga stacioni policor në Draçevë. Sipas VMRO-DPMNE-së, ai me identitet të rrejshëm, sipas dokumenteve si Xhadin Amedovski, me adresë në Shkup, ka qëndruar dhe vepruar në mënyrë joligjore për një kohë të gjatë në vendin tonë, deri në arrestimin e tij më 18 janar, pas çka u ekstradua në Kosovë, sepse kishte edhe sht

The Guardian: Kosova zgjodhi presidente një profesoreshë juridike të arsimuar në SHBA

Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë juridike dhe kandidate të partisë qeverisëse Vetëvendosje, një 38 vjeçare të arsimuar në SHBA si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në muajin shkurt shkruan The Guardian, transmeton Bota sot. Vjosa Osmani mori detyrën e presidentit të përkohshëm të Kosovës nëntorin e kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen për tu përballë me gjyqin e tij për krime lufte në Holandë. Mandati fillestar i Osmanit skadoi kur qeveria e re e Kryeministrit Albin Kurti, kreut të Vetëvendosjes, mori përsipër zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dielën Kuvendi me 120 vende, votoi pro emërimit të Osmanit presidente me 71 vota. Partitë e opozitës dhe mbikëqyrësit e shoqërisë civile kanë kritikuar emërimin e saj, duke thënë se të kesh një president, kryeministër dhe kryetar të parlamentit të gjithë nga e njëjta parti nuk është e mirëpritur në një vend me një demokraci të brishtë. Osmani përfaqëson të rinjët nga Kosova, të njohur me jetën në Perëndim

Prej sot ora policore fillon në ora 20:00

Me vendim të Qeverisë prej sot fillon orë policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përderisa prej nesër mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve nga bastoret. Prej sot mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet edhe organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj.

Shtyrja e regjistrimit në MV dhe pasioni i BDI-së për vasalitet pa kusht

Nga: Ramazan Bekteshi 

Tre skenarët që mund të ndodhin me regjistrimin, sipas Arben Taravarit nga ASH-AAA

Arben Taravari nga koalicioni ASH-AAA, në Click Plus komentoi edhe shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në muajin shtator. Ai tha se ky proces mund të ndodh si në vitin 2011 që u anulua procesi i regjistrimit. Madje shtoi se mund të ndodhin edhe tre skenarë. “Si opozitë kemi dyshime që ky proces të ndodh si në vitin 2011. Tash kemi lënë hapësirë për tre skenarë të mundshme që mund të ndodhin. 1 . U anulua regjistrimi dhe regjistrimi të mbahet në shtator, menjëherë pas asaj kemi zgjedhjet lokale agjendë shumë e ngjeshur. Imagjinoni tash mundet një anëtar i LSDM-së ose VMRO-së të ngris një procedurë në Gjykatën Kushtetuese dhe të thotë anulohet ky ligj nuk vlen, ka vlejtë atëherë tash nuk mund të vlej. 2. Mundet të ndryshojë metodologjia dhe të bëhet sipas asaj që thotë Mickoski të evidentohen ose Zaevi si thotë verifikim”, tha Arben Taravari nga ASH-AAA në Click Plus./TV21

ANKETA E FUNDIT: ASH-AAA PRIJNË TE SHQIPTARËT, VMRO-DPMNE TE MAQEDONASIT

Nëse tani do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, fituese në kampin politik maqedonas do të ishte VMRO-DPMNE ndërsa tek shqiptarët koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa. Këtë e tregon anketa në terren, e cila është realizuar nga data 17 deri në 30 mars. Anketa është porositur nga partia e Hristian Mickoskit dhe në të janë përfshirë 1.009 qytetarë. Anketa ka treguar se rejtingu i VMRO-DPMNE-së është 15 për qind. Më pas është renditur LSDM me rejting me 10.9 për qind. E treta radhitet koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me rejting prej 5.3 për qind, ndërsa BDI e Ali Ahmetit ka rejting prej 5.2 për qind. Levica e Apasievit ka rejting prej 5.2 për qind. Nga të anketuarit të papërcaktuar janë deklaruar 17,5 për qind, ndërsa 13,8 për qind refuzojnë të votojnë. 13,2 për qind nuk do të kishin votuar në asnjë rast. /SHENJA/

Sela dhe Gashi bashkëbiseduan mes Ambasadoren e SHBA në Shkup znj, Byrnes.

Sot, kishim nderin të bashkëbisedojmë nëpermjet platformës elektronike me Ambasadoren e SHBA në  Shkup, znj Katie Marie Byrnes se bashku me mikun tim Kryetarin e AAA z. Afrim Gashin. E informova Ambasadoren Byrnes, për rolin politik të subjektit tonë drejt zgjidhjeve me interes të qytetarëve. Nënvizova domosdoshmërinë e vazhdimit të regjistrimit, sepse si proces është i ndishëm dhe çdo vonesë mund të sjellë epilogje të panjohura. Gjithashtu diskutuam edhe për çështjen e Ligjit të shtetësisë, i cili duhet të debllokohet sa më parë, dhe të hyjë në procedurë parlamentare. E informova se ne si Koalicion presim amandametet e arsyeshme për këtë ligj nga subjekte tjera politike. Ju falenderova znj Brynes që Raporti i fundit për të drejtat e njeriut te Departamentin të Shtetit Amerikan, e kishte përfshi edhe çështjen e shtetësise si shqetësim real i shoqërisë sonë. Në fund, i premtova konstruktivitetin dhe kontributin tonë të vazhdueshëm në lidhje me perspektivën euro-atlantike të qytetarëve d

ME 200 AMENDAMENTE ASH-AAA DO TË TENTOJ TË BLLOKOJ PROLONGIMIN E REGJISTRIMIT

Koalicioni opozitar ASH-AAA, ka dorëzuar 200 amendamente në arhivën e Kuvendit për të bllokuar prolongimin e ligjit për regjistrim, njofton ekskluzivisht News33. Këto amendamente mund pranohen po edhe të mos pranohen nga ana e Kuvendit nëse shumica voton për të mos i marr parasysh/News33/