Skip to main content

Opozita shqiptare pyet Zaevin: A ka negociata për amnistimin e 27 prillit?


Opozita shqiptare ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev, të përgjigjet nëse pjesë e negociatave me Mickovskin është edhe amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Deputetja e ASH-AAA-së Ilire Dauti në seancën për pyetje deputetësh, tha se nga zhvillimet e fundit që ndodhën, ka krijuar përshtypje më të thellë, se po tentohet të bëhet amnestimi i atyre personave që kërkonin gjakderdhje, në ngjarjet e 27 prillit. Por kryeministri Zoran Zaev, u kundërpërgjigj se në asnjë takim me Mickovskin nuk është hapur një temë e tillë. Sipas Zaev, kryetari i VMR-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nuk guxon të hapë këtë temë, pasi ndjehet bashkëpjesëmarrës në dhunën e shkaktuar në kuvend, katër vite më parë. Zaev shtoi se ai dhe gjithë të tjerët dëshirojnë që kurrë në të ardhmen të mos përsëritet ngjarje e tillë. A ishte pjesë e bisedës mes tij dhe Mickovskit pikërisht amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Unë edhe pse dilemat e para për këtë çështje i ngrita në ditën që u bë organizimi i asaj proteste, megjithatë kjo bindje mu forcua edhe më shumë para dy ditëve kur ne këtu flisnim për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërkaq deputetët e shumicës, sikur të kishin urdhër partiak, sepse ashtu dukej, që secili prej tyre të mundohej të bënte një lidhje tonën me VMRO-në, edhe pse ne ishim brenda e ata ishin jashtë- deklaroi Ilire Dauti, ASH-AAA.

Së pari, z. Mickovski asnjëherë nuk flet për ata njerëz, e ai duhej të përgjigjet, për shkak se ndjehet bashkëpjesëmarrës me ata nuk e hap këtë çështje, por asnjëherë në cilin do takim nuk e ka hapur këtë çështje. Por nëse përpiqet ta hap këtë çështje, rrezikun do të duhet ta mbaj para gjithë opinionit. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin duke folur nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë që të lëmë gjurmë të përjetshme të gjithë që mos përsëritet ajo që ndodhi para 4 viteve më 27 prill. Kjo sepse asnjëherë nuk e dini, se deri ku, mendja famëkeqe e një individi, ose e disa individëve mund të tërheq masën e një populli të tërë- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë ...

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...