Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2021

Diasporës kosovare s’i pritet të zbresin në tokë, kërcet grushti në aeroplan midis mikut e dhëndrit

Në një aeroplan të mërgimtarëve që po vinte për në Kosovë ka ndodhur një rrahje. Kështu ka treguar një lexues i Gazetës Metro që e ka dërguar edhe një video ku shihet qartë një rrahje midis dy personave në një aeroplan. Sipas këtij lexuesi, personat e përfshirë në këtë rrahje ishin familjarë mes vete, më saktësisht rrahja ka ndodhur midis mikut dhe dhëndrit. Disa udhëtarë kanë kërkuar që të ndërprehet përleshja, duke thënë se prezent ka edhe fëmijë. Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga linjat prej diasporës në Kosovë. https://video.gjirafa.com/kercasin-grushtat-ne-airoplan-ende-pa-mberri-ne-kosove-diaspora-fillojne-te-rrahen 

Mbikalimi në Bit Pazar i shndërruar në “tualet”

Mbikalimi në Bit Pazar duhet të prishet dhe të largohet tërësisht. Kështu vlerësojnë nga Oda e Tregtarëve. Kryetari i Odës, Ekrem Dolek thotë se ura përveç se nuk është funksionale, pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Nga Oda e Tregtarëve thonë se në vend të mbikalimit që është shndërruar në deponi mbeturinash dhe “tualet” duhet të legalizohet pika e kalimit për këmbësorët pranë urës. Qëndrimi final i pazarxhinjve dhe i qytetarëve që gravitojnë në Çarshinë e Shkupit dhe qytetarëve që kalojnë këtu është se ky vendkalim nuk mbyllet, ky vend kalim duhet të legalizohet dhe sinjalizohet. Janë 100 mënyra, janë semaforët, janë vijat e bardha, janë semaforët. Ura nuk është funksionale, ura duhet të mbyllet 1 orë më para. Tash me e marrë kamerën Ju me xhiruar atje ajo është shndërruar në një tualet publik i cili është një rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve infektive dhe ngjitëse. Kjo është një katastrofë”, tha Ekrem Dolek, Oda e Tregtarëve. Kryetari i Komunës së Çairit thotë punohet

Rexhepi: Sistemi i kanalizimit në Kumanovë i vjetruar, kryetari i Komunës merret me projekte 3D

Kryetari i Partisë Alternativa dega në Kumanovë, Nagri Rexhepi ka reaguar pas reshjeve të rrëmbyeshme të ujit në Kumanovë, transmeton Almakos. Ky është reagimi i tij i plotë: Sistemi i vjetruar dhe i mbingarkuar i kanalizimit dhe ujrave atmosferike në komunën e Kumanovës nuk i përballon rreshjet e shiut! Këto ditë në zona të caktuara, kryesisht të banuara me shqiptarë, në qytetin e Kumanovës u dëshmua se sistemi i kanalizimit dhe ujrave atmosferike është i stërvjetruar dhe mbingarkuar, si dhe i ndërtuar jashtë standardeve adekuate për tu përballur me rreshjet atmosferike. Është bërë e zakonshme që pas çdo shiu të vrullshëm në këto zona uji të nxjerrë në sipërfaqe mbetjet e kanalizimeve, sidomos ujërat fekale dhe duke bërë dëme të konsiderueshme nëpër shtëpitë dhe bizneset përreth, si dhe duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve sepse në raste të tilla përhapen edhe sëmundje ngjitëse. A duhet fajsuar Zotin që po bie shi kaq vrullshëm, apo autoritetet lokale komunale që me vite të tër

Skandal: Stacioni policor në Autokomandë terrorizon shqiptarin që nuk dinte të shkruaj në kirilicë

Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për shkak se nuk dinte të shkruaj në kirilic, shkruan Almakos. Bëhet fjalë për Xhelil Islamin nga Shkupi. ” Me erdhi një mysafirë prej Belgjike në ora 23 të natës dhe ashtu si është rregulli bashkë me mysafirin shkova për ta lajmëruar në polici. Sipas adresës, unë duhet të paraqitem te Stacioni Policor në Autokomandë. E kërkova një karton për ta mbushur dhe fillova të shkruaj me germa latinicë. Bëra një gabim dhe polices i kërkova një karton tjetër. Në momentin kur policja e pa se kam shkruar në latinicë, ajo u terrorizua dhe më ofendoi: budalla, si nuk di të shkruash në kirilicë, duhesh të shkruash në kirilicë”, deklaroi për Almakos, Xhelil Islami nga Shkupi. “I thash se nuk di të shkruaj në kirilicë, se me ditë me shkruar në kirilicë unë do të isha në vend të saj” , vazhdon rrëfimin Islami. “ Ose unë ose ju jeni budalla kur shikohet se në karton shkr

Sela: Mediat dhe gazetarët, më të rëndësishëm se kurrë dhe nën presion

Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, unë solidarizohem plotësisht me gazetarët tanë, puna e pavarur dhe profesionale e të cilëve është e rëndësishme sa kurrë më parë në një kontekst pandemik. Siç theksohet nga @RSF_inter, situata e mediave po përkeqësohet në nën sundimin LSDM-BDI, me presion të shtuar të qeverisë, kërcënime dhe kulturë të vazhdueshme të mosndëshkimit. Reformat thelbësore janë të nevojshme për të krijuar kushte më të mira për gazetarët dhe mediat, pa ndërhyrje, shantazhe dhe shqetësime në lidhje me statusin e tyre socio-ekonomik. 

Mospavarësia financiare pengon forcimin e lirisë së shprehjes

Në Maqedoninë e Veriut ka liri të shprehjes, ajo nuk është e ndaluar, por problemi kryesor me mediat qëndron në varësinë e saj financiare nga qendrat e vendosjes, thotë Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, teksa komenton gjendjen e lirisë së mediave në këtë shtet. “Nëse më duhet të përshkruaj me disa fjalë gjendjen në media, tani mund të them se kemi mjaft të shprehjes, të folurit në publik, të mendimit të lirë. Kjo nuk është e ndaluar. Kemi përmirësim nga e kaluara, por kemi një problem serioz që po na përcjell e që ka të bëjë me pavarësinë financiare të mediave. Kemi një numër shumë të madh të mediave që funksionojnë në një treg të vogël, të kufizuar, kështu që ekziston një tendencë e vazhdueshme e vetcensurës midis pronarëve të mediave, kryeredaktorëve e madje edhe gazetarëve. Nga ky aspekt nuk jemi të kënaqur me lirinë e madhe të medias sepse praktikisht nuk ka ndryshime të mëdha në atë që quhet treg mediatik”, thotë Çadikovski. Isen Saliu, kryeredaktor i gazetës “