Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2021

Mbi 100 banorë të Komunës së Bërvenicës janë helmuar nga uji i pijshëm

Mbi 100 persona kryesisht fëmijë dhe të moshuar nga Bërvenica kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e helmimit që kanë pësuar nga sistemi i ujësjellësit, pompa e të cilit, të shtunën pësoi defekt. Vetëm në 24 orët e fundit ndihmë kanë kërkuar gjashtëdhjetë banorë. Simptomat nga të cilët ankohen banorët janë diarreja, të vjella dhe dhimbje në stomak. E gjithë familja ishim me simptoma. Nuk e pimë uji9n tash, të ambalazhuar pimë. Patëm të vjella, vështirësi diare kishim – tha Igor Matovski. Deri sa nuk kthehen rezultatet nuk pimë uji, pimë të ambalazhuar -deklaroi Dobrilla Matovska. Mjekja Liljana Smilevska thotë se bëhet fjalë për ndonjë virus zorrësh. Kemi pasur rreth gjashtëdhjetë pacientë dhe që të gjithë erdhën përnjëherësh dhe me të njëjtat simptoma, gastro intestinale. Të vjella, vështirësi, diarre, kokëdhimbje, dhe disa edhe me temperaturë të rritur trupore që ishte tek fëmijët. 37 deri në 38 dhe me të vjella aq të shpeshta deri në dehidratim. Simptomat që i tregonin më tepër

Editorial/ Mosdhënia e dokumenteve personale do të lë shumë qytetarë të bllokuar

Shkup, 22 qershor – Mungesa e dokumentave personale është një shqetësim që po përsëritet tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi nuk është hera e parë që po përballemi më një problematikë të tillë, ndërsa e gjithë kjo tregon për një dështim të mirëfilltë të shtetit tonë për garantimin e tyre, e njëherit kjo po na penalizon duke na bllokuar lëvizjen e lirë jashtë shtetit, por edhe në kryerjen e aktiviteteve brenda vendit. E drejta për pajisje me dokumente personale është një e drejtë e cila është e përcaktuar me ligj dhe e mbrojtur me kushtetutë, ku shteti ka përgjegjësinë që ato ti sigurojë dhe garantojë për të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet për posedimin e tyre. Për këtë detyrë kaq të rëndësishmë në shtetin tonë edhe ligjërisht është e ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme, por që e njejta jo pak herë ka dështuar në realizimin e përgjegjësisë për të cilën ajo është ngarkuar. Mesatarisht çdo ditë mbi 4000 kërkesa për pasaporta të reja vinë në drejtim të Ministrisë së Pun

Remzi Mehmedi u zgjodh Shef i Shtabit Zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi është zgjedhur sonte nê krye të Shtabit Zgjedhor të kësaj partie për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Mehmedi është zgjedhur unanimisht në një mbledhje të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, e cila është duke u zhvilluar ende, shkruan in7. Aleanca për Shqiptarët është në koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, ndërsa do të garojnë në të gjitha komunat ku ka votues shqiptarë./in7.tv/

Kim Mehmeti: Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta pastrojnë plehun politik të dy dekadave të fundit!

Shkruan: Kim Mehmeti Mediat raportojnë se kryetari i BDI-së paska njoftuar se ardhmja e partisë së tij do ketë ‘ngjyrë të gjelbër’, pra se do merret me probleme ekologjike! Shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur politikanë të lloj-llojshëm, por asnjëri nga ata nuk është tallur me popullin e vet sa kryetari i BDI-së, i cili ose ai vetë është i tillë, ose neve na konsideron ‘trutrashë’ e të verbër. Por, siç duket, ai beson që nuk shohim se komunat e drejtuara nga BDI-ka kanë një shenjë njohëse: kriminalizimin e plotë të tyre, degradimin e arsimimit, lumenjtë e shndërruar në deponi mbeturinash, mafian ndërtuese, në të shpeshtën e rasteve të drejtuar nga kryetarët e komunave…. Për ata që mendojnë se jam i prirë nga inatet personale ja një propozim: jo një livadh, por më gjeni në brigjet e lumit Treska një vend të vetëm pa plehra ku mund të uleni me familjen e të pushoni dhe, nëse e gjeni, unë do kërkoj falje dhe kurrë më nuk do merrem me aktivitet publik. Andaj kushdo që donë të merret me pro

Shqiptarët po pushtojnë Butelin, do ketë federalizim dhe kampe për emigrant, audioxhirim nga kryetarja e grave të VMRO

Biseda me titull Zhugiq kundër shqiptarëve dhe me foto nga aktorja dhe kyetarja e komitetit qendror të grave të VMRO-së, Jelena Zhugiq është publikuar në youtube. Audio xhirimi i dërguar tek A1on dhe mediat tjera është publikuar në kanalin e youtubes sot. Në atë dëgjohet zëri ku Zhugiq flet për zgjedhjet lokale se si shqiptarët do të pushtojnë Butelin dhe do të ndryshohet karta etnike e Maqedonisë, si federalizim dhe kampe të emigrantëve. Për shkak tëë saj, sipas audio materialit, duhet të fitohet në zgjedhje lokale sepse në të kundërtën nuk do të fitojnë as 10 deputet në zgjedhjet e ardhëshmë parlamentare. “Për të mos djegur stafin tuaj, ka vend për të gjithë, koha do të vijë. Zoti e ndihmoftë të vijë koha, si lokale ashtu edhe ekzekutive po nëse e marrim, nuk do të kemi kush ta vendosë, sepse ka shumë funksione. Ka shumë drejtorë, pozicionet menaxheriale. Kjo është lista, e cila çfarë presidenti juaj, të cilit do dhe unë marr frymë në qafë kur e marrim qeveria lokale, dhe shpresoj se

(VIDEO) Shiu i rrëmbyeshëm e shndërron rrugën Cvetan Dimov në “pishinë”

Ka mjaftuar një shi i rrëmbyeshëm prej gjysmë orësh për të nxjerr në pah gjitha problemet me kanalizimin që ekzistojnë në komunën e Çairit. Në rrjetet sociale është publikuar një video, ku shihet rruga “Cvetan Dimov” e cila po thuajse i ngjason një pishine. Makinat e kanë pasur shumë të vështirë lëvizjen si pasojë e grumbullimit të ujit. VIDEO: https://www.facebook.com/help/396404120401278/list

Izet Mexhiti i jep ultimatum Ali Ahmetit: Nëse nuk i largon Osmanin dhe Grubin BDI do ketë pasoja?!

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, një kohë të gjatë po vazhdon betejën e tij brendapartiake karshi kryetarit Ali Ahmeti. Kjo betejë e Mexhitit, siç duket ka marr përmasa të tjera “kërcënuese”, ku gjatë kësaj jave ka pasur edhe disa mesazhe në distancë mes Ali Ahmetit dhe Izet Mexhitit. Sipas të njëjtit burim brenda BDI-së nga krahu i zjarrit që udhëhiqet nga Mexhiti, marrim vesh se ky i fundit i ka dhënë ultimatum dhe afat kohor kryetarit Ahmeti, që urgjentisht t’i largon nga gkitha funksionet qeveritare dhe partiake, zv. kryeministrin Artan Grubi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Mediat shkruajnë se Mexhiti në ”mesazhin” e fundit supozohet t’i ketë thënë Ahmetit “nëse deri më 15 qershor nuk e largon nga partia Bujarin dhe Artanin, atëherë pasojat do t’i përjetoni në zgjedhjet lokale. Ashtu siç nipi jot Fatmir Limani do të kandidojë si i pavarur për Kërçovën, edhe Visar Ganiu do të jetë kandidat i pavarur për Çairin, po edhe për komunën e Sarajit, Blerim Bexheti do të

ASH-AAA: Rashkovski u lirua nga burgu pasi Zaev tha se nuk beson në prokurorit

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se lirimi nga burgu i Dragi Rashkovskit erdhi pas një deklarate nga Kryeministri Zoran Zaev i cili tha se nuk i besonte prokurorit, por besonte se Rashkovski ishte i pafajshëm “Dragi Rashkovski kthehet në shtëpi. Edhe një kriminel i lartë i Qeverisë i cili me paratë e qytetarëve u bë milioner, shkoi me pushime në Meksikë dhe bleu një shtëpi dhe një makinë luksoze, u shpëtua nga drejtësia e politizuar nga LSDM dhe BDI. Lirimi i Rashkovskit nga Shutka erdhi pas një deklarate nga Kryeministri Zoran Zaev i cili tha se nuk i besonte prokurorit, por besonte se Rashkovski ishte i pafajshëm. Qeveria LSDM-BDI deri më tani ka liruar, amnistuar ose shpëtuar në mënyra të ndryshme të gjithë zyrtarët e dikurshëm dhe aktualë nga çdo përgjegjësi ligjore”, thuhet në reagimin e ASH-AAA. ASH-AAA kujton që Ministri i Punëve të Jashtme është “pacienti” për të cilin vetë Zaev kishte deklaruar se ka prova të kriminalitetit. Nikola Gruevski, sot shët

A ka prova të reja për “Lagjen e trimave”?

Prokuroria ka përfunduar mbledhjen e informacioneve dhe dëshmive shtesë për ngjarjen “Lagja e Trimave” të vitit 2015. Nuk tregojnë nëse ka gjetje të reja nga hetimet për ngjarjen e armatosur, por thonë se vendimin do të sjellin pas analizimit të të dhënave. “Në drejtim të zbardhjes së rastit, prokurori i lëndës në përputhje me kompetencat e tij ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme, ka mbledhur dëshmi dhe informacione, pas analizimit të të njëjtave do të sjellë vendim prokurorial për procesin e mëtejshëm të procedurës”, thonë nga Prokuroria. Njëri nga avokatët e të dënuarve, Naser Raufi, nuk mendon se do të ketë prova shtesë. Ai këtë e mbështetë edhe në informacionet që i ka marrë nga prokuroria. “Më 2 qershor unë isha në seancën ankimore për Sulejman Osmanin, një prej të dënuarve, ku lënda është e ndarë dhe në bisedë me prokurorinë u informova që nuk ka prova shtesë që eventualisht Agjencia ia ka dhënë Prokurorisë. Ne si palë mbrojtëse nuk jemi të njoftuar për këto dëshmi dhe mendoj se

Sela: Shkupi mban rekordin e kryeqytetit më të ndotur në Evropë

"Në ditën botërore të mjedisit, kujtojmë se ndotja është një nga problemet kryesore me të cilat përballet vendi. Shkupi mban rekordin e kryeqytetit më të ndotur në Evropë dhe qyetetet tona, kryesisht ato në pjesën veri-perëndimore të vendit kryesojnë rregullisht listat e qyteteve më të ndotura në botë. Kostoja njerëzore dhe ekonomike e ndotjes është e jashtëzakonshme: 4,000 vdekje të parakohshme, apo dy deri në tri herë më të tepër se mesatarja evropiane, si dhe kosto ekonomike deri në 1,5 miliard euro në vit sipas organizatave të specializuara ndërkombëtare. Edhe përkundër kësaj emergjence mjedisore, mjedisi dhe ruajtja e tij nuk ka qenë prioritet i asnjërës nga qeveritë e deritanishme në Maqedoninë e Veriut, kryesisht për shkak të interesave të oligarkëve dhe politikanëve të cilët janë pasuruar në kurriz të shkatërrimit të ambientit tonë jetësor, siç është dëshmuar së fundmi me skandalin e mazutit për ngrohje. Koha për të vepruar dhe deklaruar ndotjen si emergjencë e shëndetit p

Aktivistët e Aleancës për Shqiptarët e mbushin me mbeturina hyrjen e Ministrisë së Ekologjisë

Me rastin e Ditës së Ambientit, aktivistës e Aleancës për Shqiptarët me një aksion gueril para Ministrisë së Ekologjisë në Shkup, kishin sjellur mbeturina nga deponitëe e egra në vendbanimet shqiptare, si Haraçina, Struga, Likova e të tjera, për t’i derdhur ata para hyrjes së kësaj ministrie. Kjo sipas Omer Ajdinit, bëhet me qëllim që edhe pushtetarët ta ndjejnë se si është të jetosh çdo ditë me pamjetë ngjashme mes mbeturinash. Megjithatë, pas aksionit, Ajdini bëri me dije se “ne nuk jemi sikur ata” dhe bashkë me aktivistët tjerë e pastruan vendin duke e lënë ashtu siç ishte./in7.tv/

Maqedonasit bëjnë shaka në rrjetet sociale me Ali Ahmetin: Ai është Greta Tunberg i im

Rrjetet sociale janë mbushur me ironi dhe shakatë nga paraqitja më e fundit publike e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me shpalosjen e idesë së agjendës së gjelbër, shkruan Almakos. Një pjesë e madhe e tyre e kanë vendosur theksin te ajo se Ali Ahmeti për herë të parë është drejtuar edhe në gjuhën maqedonase. Drejtoresha e Institutit për Studime Komunikimi në Shkup, Zhaneta Trajkovska ka komentuar se nëse Ali Ahmeti nuk ka doktoraturë për politikan më manipulues, atëherë institucionet e ndryshme duhet të shpejtojnë dhe ta dekorojnë me doktoraturë për liderin më manipulues në Maqedoninë e Veriut. Profesori Universitar Marjan Nikolov ka shpërndarë një status të një kolege të tij ku në shaka thuhet se Ali Ahmeti është Greta Tunbergu im. 

ASH-AAA: Sot, BDI pranoi dështimin dhe thelloi mashtrimin, në tetor pastrohen komunat shqiptare prej mbetjeve të tyre

Reagimi i plotë nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Nëntembëdhjetë vite në skenën politike kurrë nuk u muar vesh të kujt provinience politike janë. Të djathtë apo të majtë. Populli thotë as mish as peshk, e tek pritëm të jenë mish apo peshk na dolën sallata e hudhra. Asgjë e re e aq më pak e mirë nuk erdhi, as në skenën politike, e as për qytetarët. Sot BDI hoqi dorë nga statusi i UÇK-së, nga barazia e shqiptarëve, nga drejësia, nga kryeministri shqiptar dhe nga gjithçka që kishte premtuar. Stili i vjetër i mashtrimit dhe hipokrizisë vazhdon. Një parti e dalë nga lufta, që nga emblema kuq e zi, kaloi në ngjyrë të kaltër, sot po tenton të mashtrojë qytetarët dhe në veçanti shqiptarët me ngjyrën e gjlëbër. Ende pa zgjidhur probleme kombëtare apo tematike siç pretendojnë t’i quajnë ata, sot thanë se do të merren me punë të gjelbëra. Ramiz Merko çdo ditë pret drunjë e uzurpon hapësira të gjelbëra, ndërsa Ahmeti flet për ambient. Sot Tetova s’ka ujë për pije dhe ka ajër të

“Gjelbërohet” Bashkimi Demokratik për Integrim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në 19-vjetorin e formimit të kësaj partie njoftoi se kjo organizatë politike do të vendosë si prioritet të ashtuquajturën “agjendë e gjelbër”. Sipas Ahmetit tashmë janë përmbushur premtimet që kjo parti ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe se “tashmë ka ardhur koha që të përqafohen politikat për një të ardhme më të shëndoshë”. “Ka ardhur koha që Bashkimi Demokratik për Integrim të fokusohet tërësisht në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetesës së përditshme, zhvillimin, arsimin dhe shëndetësi cilësore, drejtësi joselektive, digjitalizimin, politikat sociale, infrastrukturen, ekonominë dhe mjedisin jetësorë “, tha mes tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas liderit të BDI-së, agjenda e gjelbër paraqet mënyrë të re të politikbërjes në nivel qendror dhe do të ketë kryefjalë në nivel lokal.

Vetoja për integrimin e RMV, Fajon: Bullgaria është egoiste dhe e papërgjegjshme

Unë e kuptoj zhgënjimin e njerëzve në Maqedoninë e Veriut, madje edhe në Shqipëri ose Kosovë, sepse shumë premtime janë bërë, por vendet janë akoma duke pritur hapin tjetër. Kështu është shprehur eurodeputetja Tanja Fajon për “360 Gradë”, lidhur me veton e Bullgarisë për integrimin e RMV në BE. “Shpesh jemi dëshmitarë të egoizmit, egoizmit ose fushatës zgjedhore në disa prej vendeve anëtare që rrezikojnë përparimin e vendeve dhe duhet të ndalet. “Unë mendoj se jemi, ndoshta, në momentin e fundit të rëndësishëm në udhëkryq, jo vetëm për të ardhmen e Evropës, por edhe për të ardhmen e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.” Fajon u shpreh se është shumë e zhgënjyer me sjelljen e Bullgarisë dhe me “egoizmin dhe papërgjegjësinë e tyre”. “Shpresoj se do të jemi në gjendje të bindim Bullgarinë se cilat janë rreziqet dhe të gjejmë një kompromis dhe marrëveshje, sepse nuk mund të rrezikojmë të ardhmen e një vendi fqinj për hir të interesit kombëtar ose për pikat politike në një mjedis kombëtar, i

Opozita Shqiptare, në tre komuna me kandidatë nga diaspora

Koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po shqyrton seriozisht garimin në zgjedhjet lokale me kandidatë nga diaspora, në të paktën tre komuna. Siç ka arritur të mësojë in7, aktualisht po bëhen edhe anketimet më të detajuara brenda për brenda, me qëllim që në fund të dalin me kandidatin më të përshtatshëm. Edhe pse ende nuk kanë nisur bisedimet konkrete mes dy komisioneve të të dy partive në koalicion, për t’i ndarë komunat dhe kandidatët e mundshëm, jozyrtarisht mësohet se për tre nga komunat ku do të garojnë, kanë një pajtim të përgjithshëm se duhet të dilet me kandidat nga diaspora. Kjo duke e patur parasysh edhe profilin e kandidatëve që janë duke u konsideruar dhe karakteristikat e atyre komunave, shkruan in7. Komunat për të cilat ka një pajtim brenda koalicionit për kandidat të mundshëm prej diasporës janë: Kërçova, Struga dhe Tearca. “Kemi analizuar disa emra konkretë sidomos për Strugën dhe Kërçovën, ndërsa seriozisht bëjmë analiza edhe p