Skip to main content

Izet Mexhiti i jep ultimatum Ali Ahmetit: Nëse nuk i largon Osmanin dhe Grubin BDI do ketë pasoja?!


Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, një kohë të gjatë po vazhdon betejën e tij brendapartiake karshi kryetarit Ali Ahmeti.

Kjo betejë e Mexhitit, siç duket ka marr përmasa të tjera “kërcënuese”, ku gjatë kësaj jave ka pasur edhe disa mesazhe në distancë mes Ali Ahmetit dhe Izet Mexhitit.

Sipas të njëjtit burim brenda BDI-së nga krahu i zjarrit që udhëhiqet nga Mexhiti, marrim vesh se ky i fundit i ka dhënë ultimatum dhe afat kohor kryetarit Ahmeti, që urgjentisht t’i largon nga gkitha funksionet qeveritare dhe partiake, zv. kryeministrin Artan Grubi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Mediat shkruajnë se Mexhiti në ”mesazhin” e fundit supozohet t’i ketë thënë Ahmetit “nëse deri më 15 qershor nuk e largon nga partia Bujarin dhe Artanin, atëherë pasojat do t’i përjetoni në zgjedhjet lokale. Ashtu siç nipi jot Fatmir Limani do të kandidojë si i pavarur për Kërçovën, edhe Visar Ganiu do të jetë kandidat i pavarur për Çairin, po edhe për komunën e Sarajit, Blerim Bexheti do të del i pavarur dhe jo si kandidat i BDI-së”.

Këto deklarime nuk i kemi konfirmuar nga asnjëra palë, megjithkëtë burimet në BDI thonë se janë reale.

Ndryshe, nëse deri më datën 15 qershor, Ali Ahmeti nuk i zbaton fjalët e grupit të Izet Mexhitit, atëherë gjasat do të jetë shumë të mëdha që BDI do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë zgjedhjet lokale në Çair, Saraj, Kërçovë dhe Tetovë.

Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja...