Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2021

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, u pajtuan që të mbrohen kufijtë e vendit

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Në takim u bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Nesër nis fushata për zgjedhjet lokal

Fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 do të nis nesër, respektivisht 27 shtator, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet me 17 tetor, përcjell Alsat. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 31 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të zgjas deri në ora 24:00 të 29 tetorit. Megjithatë zyrtarët e ndryshëm të partive veç më kanë filluar aktivitete Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve. Renditja në fletëvotim; Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM Bashki

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta mad

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë

KADARE, BJESHKA E NEMUN E SHPIRTIT TONË

PËR HEJZA-n flet Ballsor Hoxha, shkrimtar Ballsor Hoxha është autori dy përmbledhjeve me tregime dhe përmbledhjeve me poezi. Ku njëra prej përmbledhjeve të tij me tregime është përkthyer dhe botuar në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, së voni, ka botuar edhe një studim me disa vepra të Ismail Kadaresë. Është autor i njohur në vendet shqiptare, me karrierën e tij të shumanshme. Ka punuar në shkrimin e skenarëve me disa nga regjisorët më të njohur shqiptar, ndër të cilët është edhe Isa Qosja. Ka qenë edhe anëtar i jurisë për Qendrën Kinematograifke të Kosovës për përzgjedhjen e skenarëve të financuar nga ministria e kulturës së Kosovës. Ndër të tjera është edhe kritik dhe studiues për filmin ndërkombëtar dhe atë kosovar. Me edukim është Profesor i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Angleze dhe Amerikane. HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi?  HOXHA: Unë do ta kisha përmbysur këtë pyetje tuajën, gjithnjë me qëllim

BE-ja ndihmë financiare për të goditurit nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian do të sigurojë 140.000 euro mjete humanitare për t’u ndihmuar familjeve më të goditura dhe atyre të cilët ishin në radhët e para në luftën me zjarret të cilat shpërthyen në Maqedoninë e Veriut kah fundi i korrikut. Këto mjete nga BE-ja janë mbështetur edhe nga Kryqi i Kuq nacional, i cili do të ndihmojë në dërgesën e ndihmës së nevojshme, duke përfshirë ushqim dhe prodhime tjera bazë. Shfrytëzuesit e kësaj ndihme humanitare do të jenë 12.600 persona të goditur. Një pjesë e mjeteve humanitare janë ushqim dhe pako higjienike, pako për foshnje, sete për ndihmën e parë, dyshekë, shtretër dhe aparate për kuzhinë. Gjithashtu, do të vazhdojë mbështetja për ekipet e zjarrfikësve që veprojnë në terren. Mjetet janë pjesë e kontributit të përgjithshëm të BE-së për ndihmë urgjente gjatë katastrofave (DREF) të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe (IFRC). Nga 30 korriku i këtij viti, shteti ynë ishte goditur nga vala e nxehtë që rezultoi me zjarre të mëd

Zjarr në lagjen Autokomandë, digjet një ndërtesë

Zjarri në lagjen Autokomandë në Shkup. Një ndërtesë e braktisur u dogj aty ku dikur ishte fusha e orizit, përballë zjarrfikësve në Shkup. Shefi i departamentit të zjarrfikësve në Shkup, Vladimir Simonovski, tha se zjarri u lokalizua në 15 minuta. Ne jemi duke punuar për shuarjen e tij. 20 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë në terren”, tha ai. “Struktura e çatisë ishte djegur tërësisht, situata ishte pak e vështirë sepse nuk mund të kishim qasje në ndërtesë nga asnjëra anë, ishte një ndërtesë murature e vjetër dhe struktura e kulmit ka rënë. Askush nuk u lëndua nga ky zjarr. Kishte një njoftim se ishte një i pastrehë që jeton pranë ndërtesës por ne kontrolluam zonën së bashku me policinë dhe nuk gjetëm asgjë”, tha Vladimir Simonovski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta.

Ekspertët: Të mbyllen spitalet modulare!

Ndësa prokuroria heton më shumë aspekte për shkaqet e zjarrit në Tetovë, ekspertët e sigurisë sugjerojnë që shteti ndoshta duhet të mbyllë përkohësisht spitalet modulare. Për ditë të tëra publiku nuk ka informacione as nëse këto departamente të KOVID është bërë mbikëqyrje. Profesori nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, Cane Mojanovski beson se Qeveria duhet t’i sigurojë qytetarët se objektet janë të sigurta përkundër të gjitha lëshimeve të mundshme. “Edhe këtu, autoritetet shtetërore duhet të jenë pa kompromis ndaj dispozitës – Nëse duhet të mbyllen – të mbyllen! Diçka më të mirë mos ka vallë, mos shkakton rrezik, sesa të keni diçka që do ta zvogëlojë sigurinë e qytetarëve ose mosbesimin në institucione. Në këtë mënyrë, e kemi rritur më tej mosbesimin ndaj institucioneve.”- deklaroi Cane Mojanovski, Fakulteti i Sigurisë – Shkup. Ne gjithashtu presim ndihmë nga Gjermania për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Megjithatë, nga Qeveria as sot nuk treguan saktësisht se kur më në fund d

Nusja nga Gostivari kërrcënon se do ta kalle shtëpinë

Dje rreth orës 18:10 minuta, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin A.Sh. (31) nga Gostivari, i cili dhjetë minuta më parë kishte kishte patur një zënkë verbale me nusen e vëllaut të tij dhe e kishte kërcënuar se do t’i vinte zjarrin shtëpisë, njofton Observeri duke u thirrur në informacione të Policisë. Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë. “Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë Bachelet në nisje të një sesioni të ri për të drejta të njeriut. “Ndërkohë që rriten këto kërcënime nga ambienti, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në epokën tonë”, ka shtuar ajo, teksa iu është referuar zhvillimeve klimatike “ekstreme dhe vrasëse”, sikurse vërshimet në Gjermani dhe zjarret pyjore në Kaliforni. Përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertë për klimën nga e gjithë bota do të mblidhen për dy javë në muajin nëntor në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Kl

464 raste të reja dhe 23 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.553 testime ndërsa janë regjistruar 464 raste të reja me kovid-19. Rastet janë evidentuar në Shkup-225, Kumanovë-42, Strumicë-35, Shtip-27… Në 24 orët e fundit janë shëruar 435 pacientë. Si pasojë e komplikimeve të shkaktuar nga virusi korona, jetën e kanë humbur 23 persona.

Liverpool synon fitoren kundër Leeds United, formacionet zyrtare

Liverpool do të luajë me Leeds United, në kuadër të xhiros së katërt në Premier League. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30. Liverpuli fitoi dy ndeshje e para kundër Norwich City dhe Burnely, para se të humbnin në xhiron e tretë kundër Chelseat. Ndërsa Leeds United pas tri ndeshjeve, janë ende pa fitore, me dy barazime dhe një humbje. Skuadra e Jurgen Kloop do ta kërkon fitoren në mënyrë që të barazohet me pikë në tabelë me Manchester United dhe Chelsean që kanë nga 10 pikë. Ndërsa Leeds do ta këkojnë fitoren e parë në këtë edicion.

Xhaferi: UDHËHEQËSIT E BFI-SË NË MISION PËR TË PASTRUAR M*TIN E BDI-SË

Aktivisti Arianit Xhaferi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar i revoltuar në lidhje me vizitën që udhëheqësit e BFI-së kanë zhvilluar në familjarët e viktimave që humbën jetën në flakët e zjarrit që pushtuan spitalin në Tetovë disa ditë më parë. Sipas Xhaferit ata së bashku me kryetaren e komunës, Teuta Arifi nuk kanë shkuar për t ngushëlluar familjarët, por për të pastruar llumin që Arifi dhe qeveria kanë bërë. “Udhëheqësit e BFI-së në mision për të pastruar m*tin e BDI-së”, shkruan ai.

Shtatë kandidatë të paraqitur për kryetarë të Tetovës

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit deri në ora 24:00 të datës 11 shtator, ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve “Kandidatët për kryetar komune janë paraqitur nga partitë Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja për Shtetin dhe Drejtësinë dhe Integra”, njoftojnë nga KKZ Tetovë. Listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit u paraqitën nga dhjetë kandidatë, nëntë prej të cilëve janë nga partitë politike dhe një grup zgjedhësish. Ndër partitë janë Partia Demokratike e Turqve, Lëvizja Besa, E Majta, VMRO-Partia Popullore, PDSH, LSDM, BDI, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe një grup votuesish të kryesuar nga Hamdi Sulejmani.

Mbaroi afati për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Afati deri në të cilin partitë politike, koalicionet dhe kandidatët dhe listat e pavarura do të paraqisnin kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale më 17 tetor në Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) përfundoi sonte në mesnatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se do të shpallë numrin e saktë të listave të paraqitura të kandidatëve për zgjedhjet më së voni deri sot. Pasi Komisionet Komunale Zgjedhore të konfirmojnë zyrtarisht të gjitha kandidaturat më së voni deri më 18 shtator, ato i dorëzojnë listat në KSHZ për një short për renditjen e tyre, i cili duhet të mbahet më së voni deri më 23 shtator. Kandidatët për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh të një partie ose koalicioni marrin të njëjtin numër rendor në të gjitha komunat. Pas shortit, listat e konfirmuara të kandidatëve do të publikohen në faqen e internetit të KSHZ -së dhe do të shpallen nga Këshillat Zgjedhorë.

Interi shet 30 mijë bileta për ndeshjen ndaj Real Madridi në Ligën e Kampionëve

Interi ka shitur gati 30 mijë bileta për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro” më 15 shtator dhe do të hapë edicionin në Ligën e Kampionëve. Një deklaratë e lëshuar nga Nerazzurri konfirmoi se meqë gati 30,000 nga 35,000 bileta janë shitur tashmë, klubi ka leje nga autoritetet lokale për të hapur edhe një pjesë tjetër të stadiumit. Klubi do të shes bileta edhe për nivelin e tretë, zonë e rezervuar zakonisht që vijnë nga jashtë. Vetëm rreth 2,000 bileta tani janë lënë mënjanë për vizitorët. Në Itali, arenave të hapura u lejohet të kenë vetëm 50 për qind të kapacitetit për shkak të kufizimeve të COVID. Tifozët duhet të hyjnë me një ‘Green Pass’ në stadium, duke treguar statusin e vaksinimit, shërimin e fundit nga COVID-19 ose një test negativ të postuar brenda 48 orëve të fundit – të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancim. Bileta më e shtrenjtë në shitje për ndeshjen Inter – Real Madrid ishte 350 euro, ndërsa më e lira 60 euro.

Policia spanjolle kap ish-kreun e inteligjencës së Venezuelës në Madrid

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit në Madrid të kreut të kërkuar të inteligjencës së Venezuelës, Hugo Carvajal. Zyrtari pritet të ekstradohet në SHBA me akuza të trafikimit të drogave. Carvajal ka qenë kreu i inteligjencës të ish-liderit venezuelan Hugo Chavez. Në pamje shihen policë me veshje të rënda që bastisin kompleksin e apartamenteve në Madrid, ku fshihej prej kohësh i kërkuari. “Ai jetonte i mbyllur, pa dalë jashtë dhe gjithmonë i mbrojtur nga njerëz të besuar”, thone autoritetet në komentin e pamjeve. Carvajal ishte zhdukur disa ditë pas ndalimit në Madrid në 2019, kur kërkesa e ekstradimit në SHBA u aprovua nga autoritetet vendase. Carvajal kishte humbur gradat e tij pas ardhjes së administratës së Presidentit Nicolas Maduro pasi doli në mbështetje të presidentit të vetëshpallur Juan Guaido në shkurt.

Ansu Fati ende nuk ka rinovuar, Jorge Mendes ia ofron Manchester Cityt

E ardhmja e Ansu Fati ka të gjithë të dhënat që do të jetë te Barcelona dhe marrëveshja e rinovimit duket afër. Sipas ‘El Nacional’, Jorge Mendes, përfaqësuesi i lojtarit, po përfiton për t’i bërë presion Barcelonës me një largim të mundshëm të Ansu në Manchester City. Ansu Fati përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe, ashtu si me Pedrin, përparësia e Barçës janë rinovimi me këtë ta dy, pasi llogariten e ardhmja e klubit. Të gjithë e dinë situatën e vështirë ekonomike të klubit, ndërsa largimi i Ilaix Moriba, ka ndezur alarmin në klub. Ata nuk duan që Ansu Fati të jetë një telenovelë e re. Sipas mediave, Mendes synon të arrijë një rinovim për Ansu Fatin, por të njëjtën kohë, mban edhe një klub në lojë, si Manchester City, që mund të ofrojë pagë të madhe për lojtarin.

Filipçe dha dorëheqje pas tragjedisë në Tetovë

Tragjedia në Tetovë, ku vdiqën 14 persona si pasojë e zjarrit që e kaploi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit, u bë shkas që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të japë dorëheqje. Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet morale. Paraprakisht, dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

“Kjo nuk është intervistë”, Grubi i shmanget pyetjes për parkingjet ilegale në Tetovë

Pas mbledhjes që sotme në Qendrën e Shëndetit Publik, drejtori i Qendrës Klinike në Tetovë, Florin Besimi u pyet se si e komenton pengesat që kanë pasur zjarrfikësit gjatë intervenimit në Kovid-Qendrën nga makinat e parkuara ilegalisht në afërsi të godinës, transmeton Alsat. Në vend të Besimit, sërish u përgjigj zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili tha se kjo “nuk është intervistë”. Ndryshe, nga pamjet e siguruara nga Alsat shihen makinat e dëmtuara që ishin të parkuara në afërsi të Spitali modular.

Joshja – manipulimi i turmës

Nietzche thotë se, zëri i kopesë do të vazhdojë të jehojë në ty, deri sa të të çojë përskaj humnerës dhe duke shikuar në të, s’të mbetet tjetër, ose të biesh në të, ose të kapesh për një fije kashte. Humnera gllabëron Nga Naser Saiti Joshja e turmës bëhet tek të gjitha klasat e shoqërisë, por dallon narrativi i manipulimit. Njëra klasë përbëhet nga individë të një rangu më të lartë, persona këta të cilët kanë një mënyrë jetese dhe një perspektivë të përbashkët për botën. Statusi i tyre në shoqëri është më i lartë, madje në të gjitha sferat e jetës, qoftë ajo ekonomike, politike, madje dhe atë shpirtërore. Nga e gjithë kjo, është e pamundshme te mos parashtrohet pyetja logjike se, si është e mundshme një gjë e tillë! Përgjigjia është mjaft e thjeshtë: meqë këta individë janë të pasur dhe kanë pozita të larta në shoqëri e pushtet, si dhe duke e ditur që egoja dhe pasuria janë si uji i detit (sa më shumë të pish, aq më shumë të merr etja), nga kjo rrjedh edhe mundësia që ata të manipulohe

Tragjedia në Tetovë, të lënduarit me urgjencë dërgohen në Shkup

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të lënduarit nga zjarri që kaploi spitalin mobil të Covidit në Tetovë, me urgjencë janë duke u dërguar në Shkup. “Zjarri tashmë është lokalizuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar që të ofrojnë ndihmë për të lënduarit. Ata urgjentisht transportohen në Shkup që t’u ofrohet kujdes adekuat, ekipet e Klinikës po mobilizohen. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është në Tetovë. Pas ekspertizës në terren do të njoftojë publikun për gjendjen faktike”, thanë nga MSh-ja.

Donald Trump do ta drejtojë një ndeshje boksi me 11 shtator

Donald Trump do ta drejtojë dhe komentojë një ndeshje boksi të 11 shtatorit midis Evandeer Holyfield dhe Vitor Belfort në Hollywood, Florida. Ndeshja do të zhvillohet në The Seminole Hard Rock Casino të shtunën. Donald Trump Jr. do të jetë gjithashtu i pranishëm për luftën në Hollywood, Florida. Trump më parë organizoi ngjarje të tjera luftarake të drejtpërdrejta, përfshirë ato për UFC në kazinotë e tij në Atlantic City, sipas USA Today. “Unë i dua luftëtarët e mëdhenj dhe luftimet e mëdha”, tha Trump në një njoftim për shtyp përpara ndeshjes të së shtunës. “Mezi pres të shoh këtë të shtunë në mbrëmje dhe të ndaj mendimet e mia pranë rrjetës”, tha ai. Lufta fillimisht ishte menduar të zhvillohej në Staples Center në Los Angeles me Oscar De La Hoya dhe Belfort. Holyfield ndërhyri pasi De La Hoya u infektua me COVID dhe ngjarja më pas u zhvendos në Hollywood, Florida.

Europol: Belgjika dhe Holanda, qendra kryesore të kokainës

Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës në Evropë, tha të martën agjencia policore e Bashkimit Evropian – Europol. Në një raport prej 27 faqesh, të publikuar bashkë me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, Europol tha se bandat kriminale përdorin qytetet porte të Roterdamit, Hamburgut dhe veçanërisht Antverpin për të transportuar drogën në Holandë, nga ku shpërndahet pastaj në të gjithë Evropën. Kjo ka bërë që Spanja të kapërcehet si rrugë kryesore e kontrabandës, tha agjencia Europol. Sipas saj, vetëm vitin e kaluar, në Antverp të Belgjikës u kapën rreth 65.6 tonë kokainë. Në shkurt, Gjermania dhe Belgjika kapën bashkërisht 23 tonë – një sasi kjo që u cilësua si rekorde. Në raport thuhet se tregu i kokainës në Evropë u rrit kryesisht me furnizimet e shtuara nga Kolumbia, ku një marrëveshje e paqes me grupin gueril FARC, e arritur në vitin 2016, ka hapur tregun për konkurrencë. Raporti po ashtu thekson se bandat evropiane të drogës shpesh opero

206 shkelje të hapësirës ajrore, Turqia: Po na soset durimi me grekët!

Greqia ka vazhduar të shkelë hapësirën tonë ajrore, territorial dhe statusin e ishujve të çmilitarizuar në Egje, njoftoi ministria turke e mbrojtjes, e cila kishte përgatitur një dokumentet të detajuar ku renditeshin të gjitha shkeljet në fjalë. Sipas kësaj ministrie, deri tani këtë vit, Greqia e ka shkelur 206 herë hapësirën ajrore të Turqisë, 27 herë ujrat territorial, ka pasur 95 provokime ajrore dhe 790 shkelje nga anijet në ishujt e cmilitarizuar. Ankaraja po kështu dënon me forcë përpjekjet greke për të pretenduar territory ujor maksimal në Mesdheun Lindor dhe për t`i kufizuar ujrat turke në një zonë të vogël në jug, kjo edhe pse Turqia, sic thonë zyrtarët atje, ka më shumë vijë bregdetare në Mesdhe se cdo vend tjetër i rajonit. Athina, për turqit, vazhdon me qëndrimin e saj jo legjitim dhe të pa kompromis i cili padyshim që con drejt përshkallëzimit të tensioneve, deklaroi pak kohë më parë ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili e nxiti Athinën të heqë dorë nga politikat

Kryeministri kanadez, Trudeau gjuhet me gurë

Udhëheqësi liberal kanadez Justin Trudeau është gjuajtur me gurë, ndërsa autobusi i tij i fushatës u rrethua nga protestues të zemëruar gjatë fushatës. Kryeministri kanadez konfirmoi më vonë se nuk ishte lënduar në incident, i cili ndodhi në London të Ontarios, në jugperëndim të Torontos. Trudeau, i cili sipas rregullave të zgjedhjeve kanadeze nuk quhet kryeministër nëse nuk vepron zyrtarisht në atë cilësi, është ndjekur nga protestuesit në disa ngjarje të fushatës, ndërsa po afron dita e zgjedhjeve federale, 20 shtator. Një ngjarje u detyrua të anulohej javën e kaluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë pasi Trudeau dhe mbështetësit e tij ishin të rrethuar nga protestuesit që brohorisnin sharje dhe poshtërime racore. Protestuesit janë të zemëruar pasi Trudeau mbështet vaksinimet kundër koronavirusit dhe ka thënë se të gjithë punonjësit federalë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 ose mund të pushohen nga puna. Ai është gjithashtu dakord me masat mbyllëse të pandemisë. Të hënën në nj

Erdogan thirrje qytetarëve: Mos i merrni në konsideratë dezinformimet në lidhje me vaksinimin

“Qytetarët tanë nuk duhet ta marrin parasysh ndotjen informative në lidhje me vaksinat, veçanërisht atë që po përhapet në rrjetet sociale”, tha Erdogan. Presidenti turk këto komente i bëri në një fjalim në një shkollë në Stamboll me rastin nisjes së vitit të ri shkollor, ku tha se të gjithë duhet të veprojnë duke u nisur nga ideja që vendi nuk e ka më luksin që t’i privojë fëmijët nga shkolla. Erdoğan tha se vendi i tij është i vendosur ta fillojë mësimin ballë për ballë, duke shtuar se është kusht që vaksinimi të vlerësohet si arma më mbrojtëse në dispozicion kundër pandemisë. “…Ne radhitemi ndër vendet e parë për sa u përket mundësive që ofrojmë për vaksinim”, -deklaroi Erdoğan. Ai po ashtu njoftoi numri i dozave të administruara deri më tani vullnetarisht në Turqi po shkon drejt shifrës 100 milionë.

Doza e tretë e Pfizer, Filipçe: Presim rekomandimet zyrtare

-Komuniteti ynë për imunizim pret rekomandimet zyrtare, që të mund edhe ne të rekomandojmë të njëjtën, kështu u përgjigj fillimisht ministri Filipçe i pyetur për dozën e tretë të vaksinës Pfizer për mbrojtje nga koronavirusi, shkruan Alsat. “Duhet të kalojnë gjashtë muaj nga doza e dytë që të nis vaksinimi me dozën e tretë, respektivisht me të ashtuquajturën booster dozë. Më e avansuar në këto analiza dhe studime është kompania Pfizer, me të cilët kemi pasur mbledhje dhe na është thënë që gjasat janë të mëdha…studimet tregojnë por duhet zyrtarisht të publikohet që ata do të rekomandojnë dozën e tretë-booster, gjashtë muaj pas pranimit të rivaksinës”, tha Filipçe. Filipçe tha se tashmë kategori të caktuara të rrezikuara, gjashtë muaj pas dozës së dytë mund të aplikojnë për dozën e tretë me Pfizer. “Tashmë zyrtarisht është rekomanduar booster doza për pacientët imuno-komponent, ata që janë në dializë kronike dhe të transplantuarit. Por duhet të kalojnë gjashtë muaj që njerëzit të lajmëro

Pendarovski: Është e mundur të presim valë refugjatësh

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk e përjashton mundësinë që vendi të përballet me një valë refugjatësh si rrjedhojë e krizës në Afganistan. Presidenti Pendarovski në REL, ka thënë se nuk e ka fjalën për këta që vijnë tani, por për valë tjetër, pasi që siç tha ai, regjimi pritet të jetë njësojë i egër. “Është e mundur të presim valë refugjatësh. Jo këta që vijnë tani, të cilët janë nxjerrë përmes të ashtuajturave konvoje humanitare, në mënyrë të organizuar; ky numër është i vogël, jo vetëm te ne, përgjithësisht në botë; bëhet fjalë për disa mijëra njerëz”. “Megjithatë, është e mundur…Për shkak se unë pres që ai regjim të jetë njësoj i egër, si ai më parë, para 20 viteve, që të shkaktojë valë të re refugjatësh dhe ajo të jetë mbase e ngjashme me atë çka pamë në vitin 2015 dhe 2016, kur një milion e gjysmë njerëz tranzituan nëpër territorin tonë dhe nëpër tërë këtë rajon”, tha Pendarovski.

Mbi 91 mijë qytetarë janë regjistruar për 12 orë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, njofton se për 12 orë janë regjistruar 91.681 qytetarë, 28.355 familje dhe 37.404 banesa, transmeton TV21. “Vetëm për 12 orë, u regjistruan 91.681 qytetarë, 28.355 familje dhe 37.404 apartamente, që është më shumë se një fillim i suksesshëm i regjistrimit”, shkruan Mariçiq.

Baza ushtarake në Gjadër të Lezhës ndër 5 më sekretet në botë, një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur

Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorishë të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake. Së fundmi, në një renditje për pesë baza ushtarake ndër më sekretet në botë, të zhvilluar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”, është radhitur edhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës. Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Briani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji. Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste. E ndërtuar në një shpat mali, ajo përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi. Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë. Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të thepisjes së terrenit ku ndodhet. Një lëvizje e gabuar