Skip to main content

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI


Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar


Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme


HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi?


DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë lidhjeje mes këtyre termave, ai i varësisë është më i papërshtatshmi. Ama, nuk mund të jem dot nihilist e të them se nuk po bëhet letërsi. Letërsi, e mirë shumë madje, sipas meje, po shkruhet ditë për ditë, sigurisht, jo për arsyen që shtroni ju.


HEJZA: Pse sot nuk kemi gjenerata krijuesish si dikur, që në viset etnike jashtë atdheut, po shënonin “epoka letrare”: gjenerata e Pasluftës së Dytë Botërore, gjenerata e viteve 70-80-90! Ku qëndron problemi: te shkëputja e kontaktit krijues-lexues, te “heshtja krijuese” si pasojë e shkëputjes kohore, e cila kërkon një hedhje të hapit gjigant në krijimtarinë letrare, apo si pasojë e “vdekjes” së kritikës letrare?


DUSHI: Jam kureshtar të di cili është ai shkrimtar, jashtë viseve etnike sikurse po ju citoj ju, që ka shënuar një epokë letrare. Vetëm një shkrimtar, pa nevojën për të treguar edhe gjeneratën së cilës i përkiste. Të gjithë shkrimtarët i përkasin një epoke, por të ketë nga ata shqiptarë që e kanë shënjuar njërën syresh, nuk besoj. Deri me modernizmin, epokat letrare nuk emërtoheshin sa kohë po elaboroheshin. Klasikët nuk e dinin se ishin klasikë, romantikët nuk e dinin se ishin romantikë, sentimentalët nuk e dinin se ishin sentimentalë etj. Më vonë, kur letërsia “u pa si e tillë”, po t’i referohemi një termi tanimë të dalë mode, dhe kështu filloi të studiohej, nevoja e ndarjes në epoka qe domosdoshmëri.  Prandaj, nuk di si t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Sot, një epokë tejet problematike në sytë e studiuesve, është postmodernizmi. Dhe, me bindje them se Shqipëria, brenda apo jashtë atdheut, ka shkrimtarë shumë të mirë që i përkasin asaj.


HEJZA: A mund të ketë kritikë bashkëkohore letrare në kohën kur po na ngulfat amatorizmi dhe diletantizmi në bërjen e “letërsisë”?


DUSHI: Është pikërisht ky fakt që ju shtroni, me të cilin nuk jam krejtësisht dakord, ai që duhet ta shtyjë dhe motivojë kritikën letrare. Për sa kohë ajo nuk ekziston, i vetmi filtër që i ka mbetur lexuesit është ai i logos së shtëpisë botuese. Nëse një botues vendos të investojë te një shkrimtar, do të thotë se ai dhe eksperienca e tij e shtyjnë të mendojë se shkrimtari mund t’i japë diçka letërsisë. Por, fati i keq është se, përveç aq botuesve sa do të më tepronin gishtat e njërës dorë po t’i numëroja, pjesa tjetër e shohin botimin si biznes. Kjo nuk mjafton dhe krijon problemin e “vetëpagimit” nga autori për librin. Kështu, edhe ky filtër, ngadalë, shkërrmoqet.


HEJZA: A shihni ndonjë rol në profilizimin e krijuesve të mirëfilltë nëpër portale apo redaksi elektronike gjithëkombëtare që do të ishin nën përkujdesin institucional të shteteve tona shqiptare?


DUSHI: Jo!


HEJZA: Librin elektronik, bibliotekën elektronike, digjitalizimin e botimeve, e shihni si “vdekje të librit” apo si një proces të cilin, detyrimisht duhet ta pranojmë dhe të jemi në hap me kohën! A mund ta konceptojmë këtë proces të librit si fat i shkrimit të pergameneve, të shkrimit nëpër lëvore drush, në rrasa guri, në lëkurë kafshës, në shpat mali, në shpella! 


DUSHI: Kuptoj vetëm një pjesë të pyetjes. Për të, përgjigja ime është jo!


HEJZA: A po e vuan kritika jonë letrare mungesën e gazetave dhe revistave kulturo-letrare! Nga ana tjetër, janë të pakta edhe përpjekjet e kritikës sonë që të gjejë vend e strehë nëpër faqe profesionale, nëpër rrjete sociale të profilizuar ku mund të japin kontribut të pamohueshëm.


DUSHI: Jo!


Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më