Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2021

Kina ua ndalon të rinjve të luajnë video lojëra më shumë se tre orë në javë

Personave nën moshën 18 vjeçare në Kinë, do t’iu kufizohet orari në video lojëra. Të rinjtë do të jenë në gjendje të luajnë vetëm një orë në ditë, nga ora 20:00 të premteve, të shtunave dhe të dielave. Rregullat e reja të rrepta u shpallën nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, pasi prindërit raportuan se varësia nga video lojërat po pengonte në studimet dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Krijuesve të lojërave do t’u kërkohet të krijojnë sisteme verifikimi kundër varësisë dhe emrit të vërtetë dhe t’i zbatojnë ato ‘me vendosmëri’. Rregullatori i lojërave kineze, Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimit tha se do të rrisë inspektimet e kompanive për të siguruar që afatet kohore po zbatohen. Ai shtoi se prindërit dhe mësuesit mund të luajnë role kyçe në frenimin e varësisë nga lojërat. Një zëdhënës i administratës tha: ‘Adoleshentët janë e ardhmja e atdheut tonë. Mbrojtja e shëndetit fizik dhe mendor të të miturve lidhet me interesat vitale të njerëzve dhe lidhet me kultivimin e

Lajme SHBA përfundon tërheqjen e trupave nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr trupat ushtarake nga Afganistani. Avionët e fundit anë larguar të hënën njoftoi komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Frank McKenzie, në Pentagon. Largimi shënon fundin e një daljeje të rëndë, kaotike dhe të përgjakshme nga lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara, raporton CNN përcjell Klankosova.tv. “Unë jam këtu për të njoftuar përfundimin e tërheqjes sonë nga Afganistani dhe përfundimin e misionit ushtarak për të evakuuar qytetarët amerikanë, shtetasit e vendeve të treta dhe afganët e cenueshëm”. Gati 20 vjet pasi SHBA-të pushtuan Afganistanin për t’u hakmarrë ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, e goditjen ndaj Al Kaedës dhe talebanëve, të cilët pritën Osama bin Ladenin, një administratë tjetër amerikane po e lë vendin në kontrollin e militantëve talebanë të cilët ende mbajnë lidhje të ngushta me Al Kaedën dhe organizatat e tjera terroriste. Edhe pse Biden tërheq SHBA-në nga Afganistani

Gjendja e rënduar me pandeminë, Kurti të martën takohet me kryetarët e komunave të Kosovë

Kryeministri Albin Kurti do t’i takojë kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen pandemike në vend.  Takimi pritet të nis në ora 10:00.

Ministri serb i Arsimit kërkon që të intonohet himni në çdo shkollë në orën e parë, reagon deputeti shqiptar Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Arsimit në Serbi, Branko Ruzhiq, që në çdo shkollë e në çdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, më 1 shtator, të intonohet himni shtetëror i Serbisë. Kamberi ka thënë se obligim primat duhet të jetë sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptar në Luginë, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkollat shqipe dhe njohja së diplomave. Kamberi ka shtuar se nuk do të befasohej nëse vendimi i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS. Ky është reagimi i plotë i tij: Ministri serb arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Branko Ruzhiq, paska marrë vendim që në çdo shkollë e në çdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, më 1 shtator, të intonohet himni shtetëror i Serbisë. Qëllimi i një vendimi të këtillë qenka “respektimi flamurit, stemës dhe himnit” për ta “ruajtur iden

COVID-19/BE sot pritet të vendos kufizime për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën

Bashkimi Evropian, nga sot, pritet të vendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende. Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do të lejohet, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje vendbanimi në ndonjërin vend të bllokut. Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit. BE-ja i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike. Por, varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar rritje të mprehtë numrit të të infektuarve në javët e fundit. Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë maksimum 75 raste të reja në 100,000 banorë, në dy javët e fundit. Shkalla e infeksionit në Kosovë është mbi këtë shifër. Të dielën, Kosova ka shënuar ditën më vdekjeprurëse nga koronavirus

Singapori vendi më i vaksinuar në botë

Me një popullsi prej 5.7 milion banorësh, Singapori është vendi i parë në botë që ka vaksinuar 80% të popullsisë, kundër COVID-19. Sipas zyrtarëve, ky shtet ka krijuar terrenin për lehtësimin e mëtejshëm të frenimit të rasteve te reja. “Ne kemi kapërcyer një tjetër moment historik, ku 80% e popullsisë sonë ka marrë regjimin e plotë të dy dozave,” tha Ministri i Shëndetësisë i Singaporit Ong Ye Kung në një postim në Facebook. Kjo do të thotë që Singapori ka bërë një hap tjetër përpara për ta bërë veten më elastikë ndaj COVID-19. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters kjo i jep qytetit-shtetit të vogël shkallën më të lartë në botë të vaksinimeve të plota. Vendet e tjera që kanë norma të larta vaksinimi përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguaj dhe Kili, të cilat kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 70% të popullsisë së tyre. Singapori, i cili filloi fushatën e tij të vaksinimit në janar, u mbështet kryesisht në vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Uragani Ida godet brigjet juglindore të SHBA

Më i fuqishmi në 150 vite, banorët braktisin shtëpitë Ashtu siç pritej brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga uragani Ida. Me një forcë shkatërrimtare e gjeneruar nga një shpejtësi mbi 240 kilometra në orë, uragani ka prekur shtetin federal të Luizianës. Autoritetet parashikojnë të jetë uragani më i fuqishëm në 150 vitet e fundit, edhe më i fortë se Katrina që në vitin 2005 u mori jetën 1800 banorëve të Nju Orlinsit. Presidenti Joe Biden tha se Ida do të ishte “kërcënues për jetën” duke apeluar për të lënë shtëpitë. Më shumë se 300,000 familje në Luiziana janë pa energji elektrike. Uragani pritet të sjellë me vete shira të dendur që parashikohet të shkaktojnë përmbytje masive e shkatërrime të mëdha. Prej ditësh, Ida që është ende duke grumbulluar fuqi, ka goditur edhe ishuj të tjerë të gjirit të Meksikës, mes të cilëve edhe Xhamajkën.

Alarmohet Serbia: Miliona euro investime për Ushtrinë e Kosovës, ja çka po planifikohet

M ediat në Serbi e kanë bërë top-temë nismën e institucioneve të Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Gazetat serbe po shkruajnë se Kosova do të blejë 100 tanke, 300 transporter e sistem anti-raketor, përmes një buxheti prej 300 milionë euro. Gazeta serbe ‘Informer’ shkruan se SHBA i ka lejuar shqiptarët e Kosovës të krijojnë një ushtri dhe të blejnë armë në vlerë prej 300 milionë euro. “Në tri vitet e ardhshme autoritetet në Prishtinë, do të blejnë armë me vlerë 300 milionë euro për ushtrinë e tyre. Kujtojmë, çmimi i tankeve të përdorura dhe të personelit të blinduar transportues shkon nga gjysmë milioni deri në tre milionë dollarë. Njëkohësisht, armët anti-forcave të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake mund të blihet me një çmim të volitshëm nga ish-republikat sovjetike, si dhe nga vendet e NATO-s, të cilët duan të heqin qafe armët e tyre të vjetëruara”, shkruajnë mediat serbe. Ato këto komente i kanë dhëne duke analizuar potencialin e Kosovës për t’u pajisur me armë, të

Regjistrohen 27 viktima dhe 674 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit me gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Për 24 orë janë regjistruar 674 raste pozitive nga 4.618 testime të realizuara. Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 27 pacientë. Janë shëruar 403 persona. Raste aktive në vend janë 14.360. Që nga fillimi i epidemisë nga Covid-19 janë sëmurë 175.330 persona. Prej tyre janë shëruar 155.101 pacientë, kurse jetën e kanë humbur 5.869 persona.

Prindërit, kundër digjitalizimit të librave dhe njësive të reja mësimore

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut është paraparë të nisë më 1 shtator me prani fizike të nxënësve në shkolla, por një grup i prindërve të nxënësve, që vepron në rrjetet sociale, ka kërcënuar me protesta dhe bojkot të procesit mësimor. Ata kundërshtojnë reformat lidhur me digjitalizimin e teksteve shkollore dhe përmbajtjen e tyre për klasat e para dhe të katërta në arsimin fillor. Nga nisma qytetare “Mësim dhe libra patjetër të ketë”, thonë se librat e shtypur nuk mund të zëvendësohen me tekste digjitale duke marrë parasysh pasojat që kanë nxënësit nga mësimi online. Por, pakënaqësia e tyre më e madhe ka të bëjë me përmbajtjen e teksteve. “Ne si prindër, në shenjë pakënaqësie nuk do t’i lëshojmë fëmijët në shkolla pavarësisht nëse mësimi do të mbahet me prani fizike apo nga distanca. Fëmijët tani nuk do të mësojmë ato përmbajtje për të cilat ne si prindër nuk jemi të njoftuar…fëmijët që në moshën gjashtëvjeçare do të mësojmë leksione me përmbajte të ndjeshme gjinore. Fëmijët e a

Gazetari afgan që po strehohet te “Qyteti Studenti” tregon pse ra Afganistani

Në Afganistan ai punonte si gazetar në njërën prej gazetave më të lexuara atje, por tani po strehohet në “Qyteti Studenti”, pasi talebanët rrëmbyen shtetin dhe në Kabul ka bombardime të frikshme. Ai duket mjaft i tradhtuar nga qeveria afgane, e cila u largua pasi talebanët mësynë në të gjithë vendet në Afganistan. Sipas tij ata ishin shumë të korruptuar edhe pse në media artikulimi për luftën kundër korrupsionit nuk mungonte. Pas zhgënjimit të madh me qeverinë e Afganistanit, gazetari për “A2cnn”, thotë se kohët e fundit u ndodhen mes dy zjarresh; nga njëra anë rënia e shtetit brenda pak orësh dhe nga ana tjetër ardhja e talebanëve me gjithë platformen e tyre që sipas tij është totalisht kundër të drejtave të njeriut dhe kjo ishte edhe arsyeja pse ne vendosëm të largoheshim pasi shpresa atje vdiq. Aktualisht ai është vetëm me gruan e tij, pasi familja e nuk gjeti asnjë mënyrë për t’u larguar duke u dorëzuar plotësisht në duart e talebanëve, dhe me frikën se çdo ditë mund të jetë e fund

Maqedonia nga e hëna sërish në ‘Listën e Zezë’ për udhëtime në BE

Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme ndërmori hapa për kthim të kufizimeve për shkak të pandemisë së coronavirusit për SHBA-të dhe pesë vendeve të tjera, në mesin e të cilave ndodhet edhe Maqedonia. Sipas Deutche Welle, për shkak të numrit të madh të rasteve të reja, Maqedonia po ashtu edhe KOsova, Mali i Zi, Izraeli dhe SHBA-të sërish do të ndodhen në ‘listën e zezë’ dhe me këtë kufizohen udhëtimet për qytetarët. Procedura për këtë vendim ka nisur sot, ndërsa pritet të vërtetohet të hënën nëse asnjë vend nuk e bllokon. “Për qytetarët e Maqedonisë vendimi do të thotë se sërish do të ballafaqohen me kufizime në udhëtimet për në BE. Disa vende mund ta bllokojnë tërësisht, ndërsa disa do të caktojnë karantinë”, thekson Deuche Welle.

Atmosferë e zymt në shtabin e BDI-së në Zhelinë, zgjidhet shefi i shtabit!

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, Bashkimi Demokratik për Integrm në Zhelinë, mbajti mbledhjen e degës, ku Xhenait Nafiu u zgjodh edhe shefi i shtabit komunal për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nga pamjet e publikuara, vërehet qartë atmosfera e zymtë që mbretëron në degën e kësaj partie në Zhelinë. Para së gjithash mungojnë shumë aktivist dhe struktura të tëra të kësaj dege, që ishin aktive në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku kjo degë doli edhe fituese me nje rezultat shumë të ngushtë. Për shkak të vetëshpalljes së njëanshme, pa konsultim paraprak me degën dhe strukturat e saja të kandidaturës për kryetar Komune nga ana e ish kryetarit Fatmir Izairi, mësohet se shumë aktivist, një pjesë e të cilëve kanë patur edhe ambicie për tu kandiduar vetë, tani më ja kanë kthyer shpinën Fatmir Izairit dhe thonë se nuk janë të interesuar për të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe se ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për rezultatin që do të pasojë. Përndryshe ky është cikli i katërt zgjedhor ku

Tetovë, asnjë rezultat nga hetimi për “oksigjenin”

Asnjë rezultat apo pistë nga hetimi të rastit të dëmtimit të gypave të oksigjenit në Spitalin e Tetovës nuk është bërë publik. Asnjë person nuk është identifikuar dhe nuk është vënë para organeve të rendit. Nuk dihet nëse policia ka arritur që deri diku të bie në gjurmë të autorit ose autorëve dhe nuk dihen motivet e tij. Nga Ministria e Brendshme nuk japin shumë detaje, duke u arsyetuar se nuk duan të dëmtojnë hetimin. “Deri më sot janë realizuar biseda me shumë të punësuar në spital dhe persona të tjerë nga rrethi dhe vazhdojmë punën për gjetjen e autorëve apo autorit. Me kërkesë të menaxhmentit të Spitalit klinik, është rritur dukshëm prezenca e policisë në objekte, me qëllim parandalimin apo sanksionimin e prishjes së rrjedhës normale të punës së spitalit. Siç përmenda, në vijë janë më tepër aktivitete dhe në interes të mos zbulimit të më shumë detajeve deri më tani do përmbahemi nga informatat shtesë”- deklaroi Marjan Josifoski. Zëdhënës i SPB Tetovë. Nga Spitali i Tetovës thonë s

Maqedonia e Veriut futet në listën e zezë të Bashkimit Evropian

Maqedonia e Veriut është futur në listën e zezë të Bashkimit Evropian të vendeve me përqindje të lartë të personave të prekur nga Kovid 19. Ky vendim do të konfirohet të hënën, nëse asnjë vend anëtar i BE-së nuk e kundërshton. Në listë është përfshirë edhe Kosova dhe Mali i Zi Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, vendimi do të thotë që ata përsëri do të përballen me kufizime të mëdha në turizëm. Disa vende mund ta ndalojnë atë plotësisht, dhe disa mund të vendosin një karantinë të detyrueshme pas mbërritjes. E ashtuquajtura “lista e vendeve të sigurta”, e cila përfshinte Maqedoninë e Veriut, u miratua nga BE më 15 korrik të këtij viti dhe përfshiu 23 vende. Vendet për të cilat do të vendosen kufizime janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova, Mali Zi, Izraeli, dhe Libani.

Simovski: Për personat me aftësi ndryshe regjistrimi do të mundësojë bazë për hulumtime të mëtejshme

Trupi Nacional Koordinativ për Zbatimin e Konventës të Komeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi ndryshe sot në Qeveri kishin takim me drejtorin e ESHS-së, Apostoll Simovskin, me përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Në mbledhje, që u udhëhoq nga këshilltarit të kryeministrit për çështjet me me personat me aftësi ndryshe dhe koordinatori i Trupi Nacional Koordinativ, Spase Dodevski, u shqyrtuan sugjerimet dhe vërejtjet e organizatave rreth konceptimit të pyetësorit dhe përfshirjes në procesin regjistrues dhe u shpreh vullnet i fuqishëm për komunikim të mëtejshëm mes organizatave, ESHS-së dhe institucioneve tjera relevante. Këshilltari shtetëror për ndjekjen e zbatimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi ndryshe në Zyrën e Avokatit të Popullit, Vesna Kostiq Ivanoviq tha se pas analizës së bërë në pyetjet në regjistrim, është sugjeruar ESHS me qëllim që të avancohet procesi i marrjes së të dhënave sa i pë

Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari” 31 vjeçari i dënuar me burgim, po i ikte…

Sot gjatë ditës në aeroportin “Adem Jashari”, një person i moshës 31 vjeçari me inicialet L.K është arrestuar, mëson Indeksonline përmes burimeve. Tutje, mësohet se personi i arrestuar kishte urdhër arrest pasi ndaj tij ishte shqiptuar një dënim me burgim. 31 vjeçari pas arrestimit është dërguar në Burgun e Qendrës Korrektuese në Dubravë ku do ta vuaj dënimin prej 14 muajsh e 15 ditë.

Për siguri, kërkohet përsëri mësim online

L ëvizja “Mbështetje për mësimin online” kërkon që mësimin nga 1 shtatori të zhvillohet online. Ata thonë se kanë frikë që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollë për shkak se vendin do ta kaplojë një cunami me të infektuar nga Covid-19. Kërkojnë nga Qeveria që prindërve që nuk dëshirojnë që fëmijët t’i dërgojnë në shkollë t’ju lejohet kjo pa asnjë arsyetim të bashkangjitur, sepse në vendimin e fundit të Qeverisë, mësimi online lejohet vetëm për fëmijët të cilët janë me sëmundje kronike ose kanë anëtarë të familjes me sëmundje kronike. “Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, fëmijët duhet të kthehen në shkolla të ndjekin mësimin me prani fizike që nga 1 shtatori, por për shkak se po vjen cunami, për çdo ditë kemi nga 30 viktima dhe numër të madh të të infektuarve të rinj që përfundojnë në spitale me pasqyrë të rëndë klinike. Vlerësojmë se mësimin duhet të mbahet online me çdo çmim, sepse me një shkollë me 36 metër katrorë, 30-32 fëmijë kur do të hyjnë nuk kanë hapësirë në mes veti”, tha

Panovski: Dozë të tretë duhet të pranojnë të rivaksinuarit në shkurt dhe mars

Mikorbiologu Nikolla Panovski thotë se vaksinat kundër coronavirusit shpëtojnë jetë dhe se duhet të jepen personave të cilët kanë nevojë. “Personalisht jam në grupin që u vaksinuam në mars, nuk kam qenë i infektuar me coronavirus, por fuqishëm luftoj për të drejtat e personave që janë infektuar. Të infektuarve duhet t’u jepet vaksinë gjashtë muaj pas shërimit, në ndërkohë duhet të vaksinohen ata që nuk kanë mbrojtje, por edhe ata me dozë të tretë të cilët janë vaksinuar në shkurt dhe mars në mesin e të cilëve janë edhe punonjësit shëndetësorë”, thotë Panovski. Ai thotë se imuniteti natyror është më i fuqishëm se ai artificial dhe se kjo shihet për çdo ditë. “Ende nuk është bërë dëm, jepni personave që kanë qenë të infektuar afat prej gjashtë muajve që të vaksinohen. Deri kur do të heshtni kolegë, 45 ditë masë nuk ka askund në botë, nuk është e saktë se është rekomandim i OBSH-së”, thotë Panovski.

Priten reshje të rrëmbyeshme të shiut

Moti do të jetë pak më i freskët posaçërisht në pjesët veriore dhe do të mbajë mot i ndryshueshëm me dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe me erë të përforcuar, por edhe dukuri të breshrit. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor deri jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 33 gradë. UV=7. Në Shkup, moti do të jetë më i freskët, që nga paraditja me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë. Nga DPH paralajmëruan se që nesër do të ketë destabilitet të konsiderueshëm, i shoqëruar me erë të përforcuar perëndimore kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për destabilitet të shkurtë të izoluar në male.

Gjendet trupi i pajetë i nënës nga Gostivari që e ngatërruan me kufomën e një burri

Është arritur të gjendet kufoma e një gruaje nga Gostivari, për të cilën më parë u raportua se familja hasi në një trup tjetër të pajetë të një burri, kur arritën në morg për të marrë arkivolin e saj. Arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive e Shkupit. Familjarët e kanë parë kufomën dhe e kanë verifikuar. Rasti në Vrapçisht kishte tronditur të gjithë banorët e kësaj ane, pasi familjarët me të pranuar arkivolin, pasi kishin hapur atë, kanë parë se në vend të nënës së tyre, në të është gjetur një mashkull. Ata pastaj kishin shkuar në Klinikën Infektive në Shkup për të kërkuar, ku pas shumë kërkimeve, kufoma ishte sjellë në morgun e Gostivarit./TV21

Një tjetër qytet shqiptar pritet të ndryshojë emrin për ta larguar emërtimin sllav

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, Çorovoda është nisma e radhës. Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvendësohet me qyteti Skrapar. Pritet që nisma të kalojë në këshillin bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji. Nisma do të udhëhiqet prej kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës. Bashkia Skrapar së bashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit./tch

Publikohet videoja shokuese: Boshnjaku e bën për spital serbin midis rrugës në Lucern të Zvicrës

Skena të perëndimit të egër kishte të premten në mbrëmje në Emmenbrücke LU. Përplasen grupet armike. Një serb i pambrojtur 53vjeçar i ulur në makinë rrihet dhe plagoset rëndë, ai duhet të dërgohet në spital, shkruan blick.ch përcjell “Bota sot”. I dyshuari kryesor është një boshnjak 33 vjeç. Disa njerëz rrahën një person që ishte ulur në makinën e tij. Një bandit shkon rreth makinës, duke u përpjekur ta tërheqë viktimën nga makina e vogël përmes derës së pasagjerit. Burri në makinë ndoshta ka frikë për minuta të tëra. Në fund, njëri prej banditëve arrin ta tërheqë viktimën nga makina, ku personi i shtrirë në tokë rrihet me grushte dhe goditet. Pjesëmarrësit e tjerë në trafik përdorin sirenat. Dy gra dalin jashtë, por nuk guxojnë të ndërhyjnë. Më shumë nga Emmenbrücke Skena e perëndimit të egër u zhvillua të premten në mbrëmje në Gerliswilstrasse në Emmenbrücke LU. Një shitës vendas thotë: “Ishte rreth orës 18:00 kur vura re grindjen. Unë punoja, kështu që nuk mund të ndërhyja. Policia

Partitë i konfirmojnë kandidatët, KSHZ-ja i intensifikon aktivitetet për zgjedhjet

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve intensivisht po përgatitet për zgjedhjet lokale. Dyqind terminale për leximin e gjurmëve të gishtërinjve do të dërgohen sot nga kompania “Dermalog” nga Gjermania në Shkup, dhe pasi të përfundojnë të gjitha formalitetet doganore, me siguri të hënën pajisjet do të jenë në zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ), ku duhet të kryhet pranim-dorëzimi i tyre, deklaroi dje për MIA-n kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski. Pasi do të arrijnë terminalet në vend, inxhinierët e dërguar nga “Dermalog” do të kryejnë trajnime si të punohet me to dhe më pas ai trajnim do të përfshihet edhe në planin edukativ të KSHZ-së. Dashtevski është i drejtpërdrejtë se gjithçka do të jetë gati për zgjedhjet lokale të caktuara për 17 tetor sepse ka edhe dy muaj deri në zgjedhje. Në zgjedhjet lokale në vend, votuesit do të identifikohen për herë të parë duke lexuar gjurmët e gishtërinjve. Për furnizimin e terminaleve, si dhe sistemin e plotë dhe mirëmbajtjen e tyre për k

Paralele / Kur serbi Bregoviq motivon shqipfolësit

Edi Rama në muzikë merr vesh aq sa edhe gomari i Muratit! Edi Rama adhuron Goran Bregoviqin, jo më kot! Ose, sepse, këtë ia kërkon kodi gjenetik i tij, ose, sepse me Bregoviqin më së miri i përgjigjet Kosovarëve, të cilët më shumë e duan Bregoviqin se sa vetë Edi Ramën Shkruan Ilir R. Topi Viteve 2010, pak para vdekjes, Edi Rama në një takim miqësor, e patë pyetur Arbën Xhaferin nëse ndonjëherë do t’ia organizonte ndonjë pritje popullore siç ia organizoi Sali Berishës në Tetovë! Arbër Xhaferi, siç e kishte falur Zoti, iu përgjigj: Sali Berishës askush nuk i organizon pritje! Vetë populli organizohet për ta pritur Sali Berishën, sepse ky tashmë ka krijuar popull mik! Plotë urti dhe shenjtëri në këtë konstatim të të madhit Arbën Xhaferi! Ç’miqësi ka lidhur Edi Rama me popullin shqiptar, sidomos jasht kufijve të Shtetit amë? Sali Berisha, edhe kur fshehurazi bënte ndonjë dill me serbët, ai nuk shkonte deri në atë masë sa ta dëmojë apo edhe ta zhgënjejë popullin e Kosovës. Sakaq tërhiqej d

Evakuohen 16 mijë persona në 24 orë nga Kabuli

Talebanët refuzuan të shtyjnë afatin përtej 31 Gushtit Rekord evakuimesh nga Afganistani në 24 orët e fundit. Vetëm amerikanët larguan përmes aeroportit të Kabulit mbi 10 mijë njerëz, shumica ish-bashkëpuntorë të NATO-s dhe afganë që refuzojnë regjimin e talebanëve. Gati 6 mijë të tjerë u evakuuan nga trupat e partnerëve të tjerë perëndimorë si Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca e Spanja. Aleatët intensifikuan operacionet e evakuimit, pas shqetësimit të shprehur veçanërisht nga Britania e Madhe se është i pamundur evakuimi i të gjithë shtetasve të huaj dhe bashkëpuntorëve afganë brenda 31 Gushtit, duke kërkuar shtyrje të afatit. Por talebanët refuzojnë, duke e konsideruar shtyrjen e afatit, zgjatje të pushtimit të NATO-s. Liderët e vendeve të G7-ës do t’a diskutojnë këtë të martë propozimin e Kryeministrit Boris Johnson, që pavarësisht se nuk përjashtohet si mundësi nga Presidenti amerikan Joe Biden, ka pak gjasa të ndodhë. Londra ka paralajmëruar se shumë bashkëpuntorë afganë

Sami Lushtakut i pamundësohet të kandidojë për kryetar të Skenderajt

Kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, i është pamundësuar që të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit. Kjo pasi bëhet e ditur se emri i Sami Lushtaku gjendet në listën të cilën Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka kthyer KQZ-së, si person që ka probleme me ligjin. KQZ në një konferencë për media ka folur lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë rezulton se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret për certifikim. Tutje Elezi ka thënë se këta kandidatë që kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit janë edhe në garën për kryetarë të komunave edhe për asamble komunale. PDK, pritet që të zëvendësojë Lushtakun me deputetin Fadil Nura, i cili më herët ka qenë nënkryetar i Komunës së Skenderajt. Telegrafi ka tentuar të flas me Lushtakun dhe Nur

Mbi 11 mijë raste aktive me virusin

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka arritur në 11.042. Sipas qyteteve më shumë ka në Shkup (3.829), më pas në Tetovë (1.791) dhe Gostivar (1.467). Numri i personave të hospitalizuar është 700. Ditën e djeshme u regjistruan 27 persona të vdekur. Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se nga 3.022 testime, pozitiv rezultuan 333 raste të reja. Ndërsa si të shëruar u evidentuan 367 persona. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.111.451 testime. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 169.202, prej të cilëve 152.465 janë shëruar, ndërsa 5.695 kanë ndërruar jetë.

Ende ka mungesë regjistruesish, Salami optimist se numrat do plotësohen në kohë

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, Enti Shtetëror i Statistikave ende nuk I ka siguruar regjistruesit e nevojshëm. Megjithatë zv/drejtori I këtij Institucioni Ilmi Selami, është optimist se deri më 5 Shtator, kur edhe pritet të fillojë procesi të gjitha pengesat do të tejkalohen. ESHS kishte planifikuar një numër prej 6000 regjistruesve, por problematic është fakti se edhe pse me vazhdimimin e konkursit ky numër është plotësuar, ata që kanë aplikuar, nuk janë paraqitur në testim. “Deri në momentin kur flasim tani, regjistruesit ende nuk i kemi ekipuar deri në fund, dhe me sa shoh nga paraqitjet nga aplikimet nga ana e qytetarëve të interesuar jep shpresë se numri megjithatë do të arrihet, me qëllim që të startojmë në mënyrë të suksesshme mbajtjen e regjistrimit. Ajo që na u paraqit si problem dëshiroj ta thekësoj ne edhe në fazën e parë kurë bëmë testimin e regjistruesve që ishin paraqitur deri para një jave, një numër i tyre