Me një popullsi prej 5.7 milion banorësh, Singapori është vendi i parë në botë që ka vaksinuar 80% të popullsisë, kundër COVID-19. Sipas zyrtarëve, ky shtet ka krijuar terrenin për lehtësimin e mëtejshëm të frenimit të rasteve te reja.
“Ne kemi kapërcyer një tjetër moment historik, ku 80% e popullsisë sonë ka marrë regjimin e plotë të dy dozave,” tha Ministri i Shëndetësisë i Singaporit Ong Ye Kung në një postim në Facebook.
Kjo do të thotë që Singapori ka bërë një hap tjetër përpara për ta bërë veten më elastikë ndaj COVID-19. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters kjo i jep qytetit-shtetit të vogël shkallën më të lartë në botë të vaksinimeve të plota.
Vendet e tjera që kanë norma të larta vaksinimi përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguaj dhe Kili, të cilat kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 70% të popullsisë së tyre. Singapori, i cili filloi fushatën e tij të vaksinimit në janar, u mbështet kryesisht në vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.
Comments
Post a Comment