Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2021

SNOPÇE: KRYETARI IM ËSHTË AI QË E SULMUA DHE JU NUK E MBROJTËT SI MINISTËR I BRENDSHËM

Deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Halil Snopçe në emisionin “Arti i Financës”, në Televizionin Klan në Maqedoni kanë debatuar me tone të ashpra rreth regjistrimit dhe anulimit të së njëjtit po edhe bllokimit të Kuvendit, njofton news33. Në debat e sipër, deputeti i ASH-AAA-së zv .ministrit aktual të mbrojtjes, Agim Nuhiu i tha se nuk i beson sepse i njëjti ka udhëhequr e menaxhuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme më 27 prill, ditë në të cilën u sulmua Kuvendi. Snopçe ka akuzuar se Nuhiun nuk e mbrojti Selën në kohë kur ai u sulmua./News33/

Nuk do te lejojme shtyrjen e procesit te regjistrimit, kemi mekanizma per te pa mundesuar nepermjet Badenterit

Nuk do te lejojme shtyrjen e procesit te regjistrimit, kemi mekanizma per te pa mundesuar nepermjet Badenterit... Ju bejme thirje te gjithe partive parlamentare shqiptare, qe ta shfrytezojne te njejtin mekanizem! Apel Diaspores: Perulemi para jush, ju lumte per punen qe keni bere, e di qe jeni zhgenjyer nga ate qe keni degjuar dje, por eshte vetem nje press dhe asgje me teper. Ne do ta bllokojm shtyerjen e ligjit ketu ne parlament, dhe regjistrimi do duhet te perfundoj me 21 prill, ndersa ju mos u demotivoni vazhdoni te punoni akoma me teper qe mos te ngel asnje pa regjistruar. Neqoftse para ca ditesh ju bera thirje qe te regjistroheni nga dashurija qe keni per token e babes dhe gjuhen e nenes, Sot po ju them Regjistrohuni sa me masovokisht nga inati.

BUJAR FAKE NEWS OSMANI, Rast shkolle për të identifikuar lajmet e rreme

Shkruan: Arben Fetai BUJAR FAKE NEWS OSMANI. Rast shkolle për të identifikuar lajmet e rreme në 4 hapa të thjeshtë:1. Lexo përtej titullit dhe konstato shpërputhjen me tekstin. 2. Kontrollo datën dhe kupto se kjo ka qenë para miratimit të ligjit dhe votimit pro të ASH-së. 3. Kontrollo autorin dhe kupto se ai mbron qëndrimin e Zaevit dhe Mickoskit për të cilin mezi janë informuar përmes telefonit. 4. Në fund, kontrollo faktet dhe shih kush është për vazhdim të regjistrimit e kush për shtyerje apo anulim të sërishëm. Argatë të dreqit.  

DASH për Shqipërinë: Mosndëshkimi mbetet problem serioz

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paraqiti të martën raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, duke thënë se riafirmonte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta vënë çështjen e të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme të të vendit. Ai tha se duke dokumentuar çdo vit statusin e të drejtave të njeriut në botë, Departamenti i Shtetit siguron informacion objektiv dhe gjithëpërfshirës për Kongresin, shoqërinë civile, akademikët, aktivistët dhe të tjerët kudo që janë. Zoti Blinken tha se raporti për vitin 2020 pasqyron sfidat e veçanta me të cilat u përballën vendet e ndryshme. Disa qeveri, tha ai, e përdorën krizën si pretekst për të kufizuar të drejtat dhe për të konsoliduar sundimin autoritar. Qeveri të tjera u mbështetën në vlerat dhe proceset demokratike, si shtypi i lirë, transparenca dhe llogaridhënia, për të informuar dhe mbrojtur qytetarët e tyre. Zëri i Amerikës përgatititi një përmbledhje të pjesës së raportit për Shqipërinë: Gjatë vitit

Aziri: Nuk ju besojmë aspak se çfarë kanë biseduar dje Zaevi me Mickoskin

  Deputeti nga radhët e Alencës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në emisionin e sotëm “Programi 200” ishte shumë i ashpër me mazhorancën dhe opozitarin Mickosi gjatë takimit që mbajtën dje. Ai tha se nuk u besojnë se çfarë kanë folur në këtë takim, ku takim, sipas Azirit, është shumë kontestues. Gjatë emisionit ai ngriti disa pyetje, si psh. pse opozita shqiptare ishte e përjashtuar nga ky takim, pse opozita nuk duhet të dëgjoj se çfarë është folur në këtë takim? Takimi që kanë bërë dy liderët maqedonas është shumë kontestues. Sepse lideri i qeverisë dhe i opozitës nuk po bisedojnë për formimin e strukturës qeverisëse por po bisedojnë çështje me rëndësi etike dhe pse ne duhet të jemi të përjashtuar nga ky proces? Nuk ju besojmë aspak se çfarë kanë biseduar në atë takim dhe pse ato tema duhet t’i diskutojnë ata dhe nuk duhet t’i dëgjojmë ne, për çfarë është folur? Ku është problemi, pse nuk duhet t’i dijë këto gjera, pse duhet të jetë e përjashtuar? Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e shtetit k

Sela: Do ta pengojmë shtyrjen e regjistrimit përmes Badenterit

Kreu i Aleancës për Shqiptarët deklaroi i prerë se koalicioni ASH-AAA do të përdor të gjitha mekanizmat për të penguar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Sela me këtë rast përmendi se Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshimet e këtij ligji miratohen me Badenter dhe se ky koalicion do të përdor këtë mekanizëm për ta penguar shtyrjen e regjistrimit.“Dje kishte një takim mes dy kryetarëve të partive maqedonase, për ne në cilësinë e kryetarëve ata mund të takohen jo njëherë por 100 herë. Por jemi këtu për të thënë se ky lloj takimi është zero, dhe të gjitha marrëveshjet që dalin nga ky lloj takimi janë zero. Ne nuk do të lejojmë shtyrje të këtij procesi. Ne kemi mekanizma për të pamundësuar që një marrëveshje mes dy kryetareve të efektuohet në parlament. Ky ndryshim ligj kalon me Bedenter, ASH-AAA do të përdor këtë mekanizëm që të mos lejoj që regjistrimi të shtyhet”, tha Sela./ALSAT