Skip to main content

Prindërit, kundër digjitalizimit të librave dhe njësive të reja mësimore


Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut është paraparë të nisë më 1 shtator me prani fizike të nxënësve në shkolla, por një grup i prindërve të nxënësve, që vepron në rrjetet sociale, ka kërcënuar me protesta dhe bojkot të procesit mësimor.

Ata kundërshtojnë reformat lidhur me digjitalizimin e teksteve shkollore dhe përmbajtjen e tyre për klasat e para dhe të katërta në arsimin fillor.

Nga nisma qytetare “Mësim dhe libra patjetër të ketë”, thonë se librat e shtypur nuk mund të zëvendësohen me tekste digjitale duke marrë parasysh pasojat që kanë nxënësit nga mësimi online. Por, pakënaqësia e tyre më e madhe ka të bëjë me përmbajtjen e teksteve.

“Ne si prindër, në shenjë pakënaqësie nuk do t’i lëshojmë fëmijët në shkolla pavarësisht nëse mësimi do të mbahet me prani fizike apo nga distanca. Fëmijët tani nuk do të mësojmë ato përmbajtje për të cilat ne si prindër nuk jemi të njoftuar…fëmijët që në moshën gjashtëvjeçare do të mësojmë leksione me përmbajte të ndjeshme gjinore. Fëmijët e arsimit fillor do të mësojnë për orientimin seksual. Unë si prindër vlerësoj se kjo nuk është aspak në rregull dhe nuk do të lejoj fëmijën tim që të ndjekë mësime me përmbajtje të tillë”, ka deklaruar Gordana Spasovska nga nisma qytetare “Mësim dhe libra patjetër të ketë”.

Nga kjo nismë qytetare thonë se pakënaqësitë do të shprehin edhe pranë Gjykatës Kushtetuese dhe nëse edhe kjo instancë nuk merr parasysh vërejtjet e tyre, atëherë drejtësinë do ta kërkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Sutki Ismaili, mësues, që ka bërë trajnimin për tekstet e reja digjitale dhe përmbajtjen e tyre, thotë se ndryshimet që janë bërë përjashtojnë të gjitha llojet e diskriminimit.

“Ka ndryshime, në disa lëndë mësimore ka ndryshime edhe në strukturën e librave, do të thotë është punuar shumë edhe në çështjen e eliminimit të diskriminimeve të ndryshme, qoftë ato gjinore, etnike, kulturore e kështu me radhë. Ka ndryshime që duhet të përshëndeten e që përfshijnë qasjen e procesit të mësimit, ka ndryshime në programet mësimore. Aktivitetet që do të realizohen do të bëhem më ndryshe, do t’i jepet më shumë rëndësi të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve. Nxënësit do të kenë më shumë mundësi që të tregojnë se çfarë mund të bëjnë”, thotë Ismaili.

Por, ai si problem e sheh zbatimin në praktikë të kësaj reforme, veçanërisht pjesën që ka të bëjë me digjitalizimin e teksteve shkollore.

“Vështirësi do të ketë, sidomos për mësimdhënësit, pajisjen e klasave me infrastrukturën e nevojshme, me tabletë, kompjuterë. Pra, fillimi do të jetë i vështirë, do të ketë sfida. Unë jam një mbështetës i digjitalizimit të shkollave, por duhet të jemi të kujdesshëm. Libri i shtypur ka vlerën e tij pasi nxënësi dhe arsimtari kanë qasje në të për 24 orë. Mbetet që koha të tregojë se ku do të jenë vështirësitë. Gjithmonë duhet të jemi syçelë që të reagohet me kohë në lëshimet që mund të paraqiten pasi nuk mund të eksperimentohet me fëmijët”, thotë mësuesi Sutki Ismaili.

Pavarësisht kritikave, Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut mbetet në qëndrimin për zbatimin e reformave sikur edhe fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike. Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020 ndërprenë mësimin në shkolla për të vazhduar tani një vit e gjysmë me mësim online, që është kritikuar në vazhdimësi për shkak të problemeve të shumta teknike, por edhe pasojave te nxënësit./REL

Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë