Skip to main content

Editorial/ Mosdhënia e dokumenteve personale do të lë shumë qytetarë të bllokuar



Shkup, 22 qershor – Mungesa e dokumentave personale është një shqetësim që po përsëritet tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi nuk është hera e parë që po përballemi më një problematikë të tillë, ndërsa e gjithë kjo tregon për një dështim të mirëfilltë të shtetit tonë për garantimin e tyre, e njëherit kjo po na penalizon duke na bllokuar lëvizjen e lirë jashtë shtetit, por edhe në kryerjen e aktiviteteve brenda vendit.

E drejta për pajisje me dokumente personale është një e drejtë e cila është e përcaktuar me ligj dhe e mbrojtur me kushtetutë, ku shteti ka përgjegjësinë që ato ti sigurojë dhe garantojë për të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet për posedimin e tyre. Për këtë detyrë kaq të rëndësishmë në shtetin tonë edhe ligjërisht është e ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme, por që e njejta jo pak herë ka dështuar në realizimin e përgjegjësisë për të cilën ajo është ngarkuar. Mesatarisht çdo ditë mbi 4000 kërkesa për pasaporta të reja vinë në drejtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që tregon për rëndësinë dhe përgjegjësinë që ka ajo për ti pajisur qytetarët e vendit më këto dokumenta të domosdoshme për kryjen e aktiviteteve të tyre të përditshme, shkruan Zhurnal.

Mungesa e dokumentave në vendin tonë nuk është diçka e re, pasi për herë të parë në vendin tonë u paraqit në fillim të vitit 2020, ku më shumë se 16 mijë qytetarë që kishin aplikuar për pasaporta nuk munden ti merrnin të njejta, pasi ato mungonin, dhe shumë të tjerë as nuk mund të aplikonin për dokumenta, e që shkaktoi shumë pasoja për qytetarët, ku shumë prej tyre nuk mund të udhëtonin, poashtu kishte edhe nga ato që humbën vendet e tyre të punës. Funksionarët përgjegjës për situatën e krijuar në atë kohë, nuk ngurronin që ti hidhnin fajin njëri tjetrit, por asgjë konkrete nuk u ndërmor në atë kohë për të zbardhur rastin se pse e tërë kjo ndodhi, dhe për ti marrë masat që një gjë e tillë mos të përsëritet asnjëherë.

Nga historia që nuk nxirret mësim, ajo është e destinuar që të përsëritet, dhe e njeta gjë po na ndodhë edhe neve ku Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmruar që nga e mërkura deri në ditën e diel nuk do të lëshohet asnjë dokument përsonal, gjë që ka paralizuar tërë sistemin në vendin tonë. Lajmi për lehtësimin e masave, u prit me gëzim të madh nga qytetarët, pasi që kjo do të mundësonte lëvizjen e lirë jashtë vendit, por ky gëzim u prish shpejt nga ministria me paralajmrimin se ajo për gati 1 javë nuk do të lëshoj dokumenta personale, e që e tërë kjo do të rezultojë me vonesa në udhëtimet që kanë planifikuar qytetarët, shkruan Zhurnal.

Situata e vështirë, detyroi Ministrinë e Punëve të Brendshme të kërkonte ndryshimin e ligjit për pasaporta, me të cilin u bë zgjatja e vlefshmërisë së pasaportave të skaduara, por që e nejta sjellë problematika tjera, pasi ato do të jenë valide brenda vendit, po që shtetet tjera mund që mos i pranojnë ato e që do të krijonte probleme shtesë për qytetarët, duke sjellë malltretimin tyre nëpër kufijtë e vendeve tjera.

Ajo që është fatkeqësi në tërë këtë proces është fakti se ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë apo nuk është hetuar për këtë çështje, edhe përkundër pasojave që ka sjellë e gjithë kjo për jetën e qytetarëve, por edhe për vetë imazhin e shtetit, ku e tërë kjo është në pragun e skandalit, pasi është rast shumë i rrallë në botë që një shtet të mos lëshojë dokumenta personal nga shkaku se të njejtat mungojnë. Maqedonia e Veriut përbën shtetin e vetëm në rajon, por edhe në Europë, i cili po përballet për të disatën herë me të njëjtën problematikë, e që ka bërë që vendi ynë të jetë një shembull negativ për ta pasqyruar mungesën e përgjegjësisë së funksionarëve shtetërore për ti kryer detyrat për të cilën janë ngarkuar dhe paguhen nga taksapaguesit e këtij vendi, shkruan Zhurnal.

Mungesa e dokumenteve personale po u mohon shumë qytetarëve lirinë e lëvizjes, e që kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, e cila është e garantuar me dokumenta dhe konventa ndërkombëtare, për të cilën duhet të ketë edhe përgjegjësi për ata të cilët me mosveprimine tyre kanë shkaktuar tërë këtë situatë.

Ministria e Brendshme duhet që të ndërrmarrë masa urgjente që sa më shpejt të gjej një zgjidhje për ti dhënë fund kësaj problematike, e cila në mënyrë të pa drejtë po penalizon qytetarët e vendit tonë, dhe në të njejtën kohë të kërkohen pgjegjësit për këtë kaos të krijuar.


Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë