Rrjetet sociale janë mbushur me ironi dhe shakatë nga paraqitja më e fundit publike e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në lidhje me shpalosjen e idesë së agjendës së gjelbër, shkruan Almakos.
Një pjesë e madhe e tyre e kanë vendosur theksin te ajo se Ali Ahmeti për herë të parë është drejtuar edhe në gjuhën maqedonase.
Drejtoresha e Institutit për Studime Komunikimi në Shkup, Zhaneta Trajkovska ka komentuar se nëse Ali Ahmeti nuk ka doktoraturë për politikan më manipulues, atëherë institucionet e ndryshme duhet të shpejtojnë dhe ta dekorojnë me doktoraturë për liderin më manipulues në Maqedoninë e Veriut.
Profesori Universitar Marjan Nikolov ka shpërndarë një status të një kolege të tij ku në shaka thuhet se Ali Ahmeti është Greta Tunbergu im.
Comments
Post a Comment