Skip to main content

Rexhepi: Sistemi i kanalizimit në Kumanovë i vjetruar, kryetari i Komunës merret me projekte 3D


Kryetari i Partisë Alternativa dega në Kumanovë, Nagri Rexhepi ka reaguar pas reshjeve të rrëmbyeshme të ujit në Kumanovë, transmeton Almakos.


Ky është reagimi i tij i plotë:

Sistemi i vjetruar dhe i mbingarkuar i kanalizimit dhe ujrave atmosferike në komunën e Kumanovës nuk i përballon rreshjet e shiut!

Këto ditë në zona të caktuara, kryesisht të banuara me shqiptarë, në qytetin e Kumanovës u dëshmua se sistemi i kanalizimit dhe ujrave atmosferike është i stërvjetruar dhe mbingarkuar, si dhe i ndërtuar jashtë standardeve adekuate për tu përballur me rreshjet atmosferike.

Është bërë e zakonshme që pas çdo shiu të vrullshëm në këto zona uji të nxjerrë në sipërfaqe mbetjet e kanalizimeve, sidomos ujërat fekale dhe duke bërë dëme të konsiderueshme nëpër shtëpitë dhe bizneset përreth, si dhe duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve sepse në raste të tilla përhapen edhe sëmundje ngjitëse.

A duhet fajsuar Zotin që po bie shi kaq vrullshëm, apo autoritetet lokale komunale që me vite të tëra nuk investojnë në këto zona në përmirësimin e sistemit të drenazhimit dhe kanalizimit sipas standardeve moderne dhe sipas nevojës nëpër ato lagje në mënyrë që të bëhet zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate e këtij problemi.

Si një qytetar i shqetësuar më lindin pyetjet: A nuk e kanë ditur ata që këto linja të kanalizimit janë të vjetra, më të vjetra se vetë Maqedonia e Veriut, sepse janë linja të projektuara dhe ndërtuara nga sistemi i kaluar? Kush duhet marrë përgjegjësinë për këto paaftësi të autoriteteve komunale? Ku mbeten premtimet e para katër viteve kur ua morën votat qytetarëve? A do të shkojnë sërish në këto lagje me premtimin se mandatin tjetër do tua zgjidhin problemin?

Autoritetet qeverisëse komunale nuk duhen të merren me projektime tredimenzionale joshëse të fushatave zgjedhore por ti rreken sa më shpejt dhe seriozisht problemit. Është mirë që urgjentisht të bëjnë studime në nivel ekspertësh dhe duke pas parasysh ndryshimet në numrin e banorëve, ndryshimet infrastrukturore, ndërtimet, e sidomos ndërtimet e larta të bëhet planifikimi infrastrukturor i nevojshëm dhe adekuat i kanalizimit dhe drenazhimit që i përballon rreshjet e tilla sikur ato të ditëve të fundit. Për në të ardhmen të parashihet buxhet i posaçëm që në këto zona të ndërtohet rrjet i ri i kanalizimeve. Gjithashtu të shtohen ekipe profesionale për mirëmbajtjen e këtij rrjeti dhe ekipe mobile që të jenë të gatshme çdo herë të dalin në terren dhe tu ndihmojnë qytetarëve.

Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë ...

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...