Skip to main content

Skandal: Stacioni policor në Autokomandë terrorizon shqiptarin që nuk dinte të shkruaj në kirilicë

Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për shkak se nuk dinte të shkruaj në kirilic, shkruan Almakos.

Bëhet fjalë për Xhelil Islamin nga Shkupi.

” Me erdhi një mysafirë prej Belgjike në ora 23 të natës dhe ashtu si është rregulli bashkë me mysafirin shkova për ta lajmëruar në polici. Sipas adresës, unë duhet të paraqitem te Stacioni Policor në Autokomandë. E kërkova një karton për ta mbushur dhe fillova të shkruaj me germa latinicë. Bëra një gabim dhe polices i kërkova një karton tjetër. Në momentin kur policja e pa se kam shkruar në latinicë, ajo u terrorizua dhe më ofendoi: budalla, si nuk di të shkruash në kirilicë, duhesh të shkruash në kirilicë”, deklaroi për Almakos, Xhelil Islami nga Shkupi.

“I thash se nuk di të shkruaj në kirilicë, se me ditë me shkruar në kirilicë unë do të isha në vend të saj” , vazhdon rrëfimin Islami.

“ Ose unë ose ju jeni budalla kur shikohet se në karton shkruan se ky karton mund të mbushet edhe në gjuhën gjermane, frenge dhe angleze”, vazhdon rrëfimin Islami.

Pas atij momenti, policja e akuzon shqiptarin se e ka ofenduar në vendin e punës, ka përgatitur një padi dhe policin i cili zakonisht qëndron te dera me kallashnikov e ka ftuar që të bëhet dëshmitar i saj në lidhje me padinë. Për të shtuar frikën te këto dy shqiptarë janë ofruar edhe dy policë tjerë me kallashnikov.

Edhe pse Xhelil Islami ka kërkuar komanduesin e atij reparti, zëvendësuesin dhe inspektorin, nuk ka ia kanë mundësuar të arrijnë tek to. Ai ka kërkuar të dhënat e polices që edhe ai të përgatit një padi penale, porse as ato të dhëna nuk ka arritur t`i siguroje.

Islami nuk e ka nënshkruar dokumentin ku iu është përgatitur padia penale, porse është terrorizuar nga sjellja e polices ai dhe mysafiri i tij nga Belgjika.

Mysafiri nga Belgjika, i cili është edhe shtetas belg, do të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në shtetin belg ndaj këtij rasti.

Xhelil Islami në një bisedë të gjatë për Almakos, akuzon partitë shqiptare në pushtet në lidhje me zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Ai habitet se si është e mundur që gjuha shqipe të duket zyrtare dhe partitë shqiptare në pushtet të krenohen me këtë të arritur, ndërsa ai dhe shqiptarë të shumtë të terrorizohen se pse nuk dinë të shkruajnë në kirilicë një dokument të thjeshtë.



Hamdi Nuhiju/Almakos/

Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë ...

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...