Skip to main content

The Guardian: Kosova zgjodhi presidente një profesoreshë juridike të arsimuar në SHBA

Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë juridike dhe kandidate të partisë qeverisëse Vetëvendosje, një 38 vjeçare të arsimuar në SHBA si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në muajin shkurt shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Vjosa Osmani mori detyrën e presidentit të përkohshëm të Kosovës nëntorin e kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen për tu përballë me gjyqin e tij për krime lufte në Holandë.

Mandati fillestar i Osmanit skadoi kur qeveria e re e Kryeministrit Albin Kurti, kreut të Vetëvendosjes, mori përsipër zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dielën Kuvendi me 120 vende, votoi pro emërimit të Osmanit presidente me 71 vota.

Partitë e opozitës dhe mbikëqyrësit e shoqërisë civile kanë kritikuar emërimin e saj, duke thënë se të kesh një president, kryeministër dhe kryetar të parlamentit të gjithë nga e njëjta parti nuk është e mirëpritur në një vend me një demokraci të brishtë.

Osmani përfaqëson të rinjët nga Kosova, të njohur me jetën në Perëndim dhe të irrituar me nepotizmin dhe joefektivitetin e partive tradicionale të vendit.

Në një fjalim, Osmani bëri thirrje për një dialog që synon normalizimin e lidhjeve me Serbinë, por tha se Beogradi së pari duhet të kërkojë falje dhe të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera gjatë luftës 1998-99 që çuan përfundimisht në pavarësimin e Kosovës në 2008.

“Paqja do të arrihej vetëm kur shohim pendim dhe falje nga Serbia dhe kur shohim drejtësi për ata që kanë vuajtur nga krimet e tyre,” tha Osmani.

Deri në shtatorin e kaluar Osmani ishte një zyrtare e lartë në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën e la për t’i bashkuar forcat me Kurtin. Ajo nuk është anëtare e Vetëvendosje, por ajo kandidoi në listën e tyre në zgjedhjet e shkurtit.

Ajo është e martuar dhe ka dy vajza.

Ish Presidenti Thaçi, është aktualisht në Hagë në pritje të gjyqit para gjykatës së krimeve të luftës në Kosovë me qendër në Holandë. Ai ka mohuar akuzat kundër tij.

Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë