Skip to main content

Qeveria ka gjetur zgjidhje për bujqit e Strumicës dhe Prespës, por jo për bujqit e Gazi Babës dhe të Haraçinës


20.04.2021, Shkup

Kryetari i ASH, z. Ziadin Sela sot takoi grup bujqish nga Hasanbegu dhe Haracina mes tjerash u shpreh: "Sot, kisha kënaqësinë që të pres në takim një grup bujq nga Komuna e Haraçinës dhe Gazi Babës.Takimi u realizua me kërkesë të tyre si përfaqësues të një grupi afërsisht 250 bujq të cilët po diskriminohen nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, më saktë nga Qeveria LSDM-BDI.

Fillimisht u informova për hallin që kishin, që sipas tyre bëhet fjalë për dëme të shkaktuara si pasojë e motit të keq gjat vitit 2018 që kishte përfshirë këto dy komuna. Për katër vite më radhë këta bujq kanë bredhur dyerve të institucioneve dhe janë mashtruar e gënjyer nga përfaqësues të niveleve të ndryshme të pushtetit, duke ju premtuar se do të zgjidhet problemi në fjalë që bujqit të marrin dëmshpërblimin që ju takon me ligj. Edhe pse raste të tilla identike kanë ndodhur edhe në vitet 2016, 2018 dhe 2019 e që janë dëmshpërbyer, por ky grup i bujqëve nga Komuna e Haraçinës dhe Gazi Babës ende nuk janë dëmshpërbyer edhe pse sipas tyre dokumentacioni është i kompletuar ashtu siç e parasheh ligji,kurse të gjitha dosjet e tyre gjinden në Ministrinë e Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë, më sakt Qeveria ka gjetur zgjidhje për bujqit e Strumicës nga ku vjen Kryeministri dhe për bujqit e Prespës prej nga vjen Ministri i Bujqësisë, por jo edhe për bujqit e Gazi Babës dhe të Haraçinës.

Ju premtova se si Aleancë për Shqiptarët bashkë me partnerin tonë të koliacionit, do të angazhohemi maksimalisht me të gjitha kapacitet tona si opozitë që të bëjmë presionin e nevojshëm ndaj pushtetit duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat demokratik që ky problem të gjejë zgjidhje, më sakt 243 familje të marrin parat e tyre që ju takojnë.

Bashkërisht u dakorduam që do të jemi në kontakt permanent me këshillin e bujqëve në fjalë për të koordinuar veprimet me të vetmin qëllim, gjetjen e zgjidhjes së problemit të tyre. I sigurova bujqit se mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të jemi pranë qytetarëve tanë duke ju dalur në ndihmë dhe duke qenë pranë tyre në çdo kohë për të zgjidhur bashkërisht problemet e tyre."

Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë