Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar sot, në lidhje me hetimin për falsifikimin e dokumenteve personale dhe të udhëtimit.
Vlerësojnë, se ky rast tregon, se “prokuroria dhe gjykata janë në shërbim të bandave”.
“Duket qartë se në sistemin gjyqësor kemi gjykatës e prokurorë që janë në shërbim të bandave, parat e të cilëve kanë arritur në xhepat e gjykatësve dhe prokurorëve. Njëkohësisht, kemi njerëz në struktura të caktuara të policisë që gjithashtu për para të majme mbrojnë krimin, korrupsionin dhe tregtinë me lëndë narkotike, sepse kanë interesat e veta dhe i arsyetojnë ,,pagat” që i marrin nga këta që merren me veprime kriminale”, thanë në reagimin e tyre nga ASH-AAA-ja.
Mes tjerash, kanë dërguar apel deri te faktori ndërkombëtar.
“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa apelojnë deri te faktori ndërkombëtar si BE, NATO dhe SHBA, që të bëjnë trysni në strukturat qeveritare, që lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tregtisë së palejuar me narkotikë të fillojë nga kokat e policisë, prokurorisë e gjyqësisë, sepse mbështetja ose mbrojta e bandave vjen pikërisht nga njerëz të caktuar të pushtetit aktual. Pra, kokat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) janë vetë në krim e korrupsion, prandaj nuk mundet shteti edhe pse është anëtare e NATO-së ta pastron veten nga këto grupe që operojnë në shoqërinë tonë dhe bëjnë veprime kriminale, me çka e cenojnë sigurinë e qytetarëve të pafajshëm të vendit tonë”, thuhet në reagim.
Përfundojnë, se “MPB më lehtë i furnizon me pasaporta kriminelët, sepse ata paguajnë me para të majme, sesa qytetarët e vet që i plotësojnë kriteret për të marrë një të tillë”.
Comments
Post a Comment