Dega e Aleancës për shqiptarët e Tetovës ka kritikuar Ministrinë e Kulturës se po vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve. Sipas ASH-së pas programit të kulturës në të cilën fondet e ndara për shqiptarët ishin minimale, tani Agjencia e Filmit, po bën diskriminimin e radhës. Nga fondi i përgjithshëm i kësaj agjencie, për shqiptarët është ndarë vetëm 11 për qind, u tha në konferencën e sotme për shtyp të ASH-së. Sipas kreut të degës së ASH-së në Tetovë, Muzafer Etemi përveç diskriminimit në fonde që bën Agjencia e Filmit, ajo po ashtu diskriminon shqiptarët edhe në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe promovimit të artistëve apo regjisorëve shqiptar.“Agjencia e Filmit këtë vit ka mohuar autorin, regjisorin shqiptar. Edhe ato dy projekte që ka ndarë, i ka dhënë në profile të ndryshme, si aktor që bëjnë regji, s`ka asgjë të keqe këtu, por nuk mund ta anashkalosh profesionistin. Kjo është ofenduese dhe shihet se askujt nuk i bëhet vonë për projektet shqiptare. Përmes këtij reagimi, ftoj të gjithë producentët, regjisorët, aktorët me një fjalë, gjithë artistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që të themelojmë një shoqatë jo qeveritare përmes së cilës, do të mbrojmë të drejtat e autorëve shqiptarë. Departamenti i kulturës i yni i shoshit këto padrejtësi, dhe do të ndërmarrim hapa konkret në këtë drejtim”, tha Muzafer Etemi. Kryetar i degës së ASH – Tetovë.
Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

Comments
Post a Comment