Skip to main content

Maqedonia e Veriut me rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon



Investimet e huaja në Maqedoni gjatë vitit 2020 janë ulur për 38% në krahasim me vitin 2019. Kjo është pothuajse tre herë më tepër se rënia mesatare në rajon gjatë kohës së pandemisë, transmeton Zhurnal nga Radio Europa e Lirë.

Maqedonia ka rënie më të madhe të investimeve të huaja në rajon në vitin pandemik 2020, tregojnë të dhënat të publikuara nga konferenca për tregëti dhe zhvillim nga KB. Investimet e huaja në rajon në vitin 2020 janë ulur për 14 përqind në krahasim me vitin 2019, në Maqedoni, rënia është tre herë më e madhe. Vetëm Mali i Zi ka arritur të rritë investimet e huaja në pandemi.

Më së shumti investime vitin e kaluar kanë hyrë në Serbi – 3,4 miliard dollarë amerikan, që është ulje për 1/5 në krahasim me vitin 2019, më pas në Shqipëri me 1,1 miliard dollarë, që është ulje për 14%. Mali i Zi ka 529 milion dollarë, që është 27% më tepër se në vitin 2019. Rënie në Bosnje e Hercegovinë ka patur 7% dhe e kanë përfunduar vitin me vetëm 371 milion dollarë ndërsa Maqedonia e Veriut ka patur vetëm 224 milion dollarë investime të huaja, që është rënie prej 38%.

Analisti politik Arben Halili, i cili ishte dhe drejtor i zonës zhvillimore industriale teknologjike në TEtovë, thotë se është normale të ketë rënie të investimeve të huaja përshkak pandemisë dhe kjo ka ndodhur në gjithë botën, por brengosëse janë shifrat e Maqedonisë.

“Stabiliteti politik është dhe gjithnjë do të jetë faktor kyç për tërheqje të investimeve të huaja. Nuk është diçka që duhet të injorohet problemi me Bullgarinë, diçka që ishte problem edhe në të kaluarën me Greqinë dhe gjithsesi se kjo për fat të keq, si faktor politik, në këtë fotografi ekonomike tek investuesit e tjerë potencial ndikon dhe gjithsesi se duhet të meret parasysh”, ka deklaruar ARben Halili.

Ndryshe nga VMRO-DPMNE kritikojnë se niveli i lartë i rënies së investimeve të huaja është përshkak paaftësisë së Qeverisë.





Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja...