Skip to main content

Spasovski: Shtetasit e diasporës më lehtë do t’i marrin dokumentet personale


Për dokumente personale më së shumti pritet në Shkup, por periudha e pritjes do të zvogëlohet dukshëm, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pjesëmarrjen në “Brifingun e mëngjesit”.

Ai tha se shërbimet janë duke punuar me orar pune të zgjatur si edhe gjatë fundjavave, me qëllim që qytetarët sa më parë t’i marrin pasaportat e tyre, patentë shoferët dhe letërnjoftimet.

“Krahasuar me vitin e kaluar në muajin maj kemi pasur aplikime për rreth 31.500 dokumente udhëtimi dhe rreth 42 mijë për pasaporta në qershor. Tani mesatarisht në ditë paraqiten rreth tre mijë qytetarë dhe njëmijë paraqiten përmes faqes së internetit ose në muajin maj janë caktuar 65 mijë termine për dokumente personale, ndërsa në qershor 66 mijë”, tha Spasovski.

Ai shtoi se dokumentet personale të cilat janë kërkuar deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, gjegjësisht deri më 1 korrik, janë përgatitur të gjitha.

Nga 1 korriku jemi nisur me sistemin e ri të të dhënave, me zbatimin e emrit të ri kushtetues dhe zbatimin e Ligjit për gjuhë. Termini më i madh për pritje është në Shkup por e gjithë kjo është duke u zvogëluar. Njëherësh, me sistemin e ri për herë të parë i kemi vendosur dhjetë stacione bazë fikse në shtete dhe në Evropë, që të mos kemi më stacione mobile. Tani shtetet tona në diasporë mund të fotografohen në Përfaqësitë Diplomatike Konsullore, theksoi Spasovski.

Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja...