Skip to main content

Zhurmë e madhe për “Titanikun” në Çair, ndërsa për mbi 300 mijë objekte ilegale hulumtuesit mbyllin sytë!



Shkup, 5 korrik – Në 30 vitet e fundit Maqedonia e Veirut ka përjetuar ndryshime dhe zhvillime të mëdha, ku pas nuk ka mbetur as industria e ndërtimit, pasi me rritjen e popullsisë u paraqit nevoja për vëndbanime të reja dhe si rezultat i kësaj, ndërtimet filluan që të lulzonin në vendin tonë, por fatkeqësisht mungesa e një plani të detajuar urbanistik, bëri që shumë nga këto ndërtime të bëhën pa leje përkatëse dhe pa kriter, e që ky fenomen nuk është I kufizuar vetëm në një rajon, por ajo është shtrirë në të gjithë territorin e vendit, e që kjo është shëndrruar në një sfidë duke vendosur autoritetet në një dilemë se si të veprohet me to, shkruan Zhurnal.

Ndryshimi I sistetmit krijoi një “vakum” ku institucionet nuk ishin në krye të detyrës për ti përmbushur obligimet për të cilat ata janë ngarkuar si dhe ata dështuan për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, kurse në anën tjetër paraqitej nevoja emergjente për krijim e hapësirave të reja të banueshme apo edhe për qëllime afariste, e që e gjithë kjo situatë ndikoi që te njerëzit të fillonin të ndëronin edhe pa leje apo pa një plan të detajuar urbanistik.

Ajo që bie në sy është fakti se institucionet përkatëse duke parë problematikën që është krijuar ata nuk po hartojnë një strategji të mirëfilltë kombëtare për ti adresuar këto problematika, por ata me neglizhencën e tyre po stimulojnë edhe më shumë këtë fenomen. Fatkeqësisht nuk ka një të dhënë zyrtare se sa ndërtime pa leje ka në tërë territorin e vendit, por besohet se kjo shifër është shumë e lartë dhe sillet nga 300 mijë deri në 400 mijë.

Një fakt shqetësues është se si po i qaset këtij fenomeni, ku ndërtimet pa leje janë një shqetësim kombëtar, por që në disa raste ajo po trajtohet dhe po mundohet të paraqitet si problematikë që shfaqet vetëm në disa rajone, ku dominuese është një etni (shqiptare). Shumë herë Çairi po merret si shembulli më i keq i këtij fenomeni, e që kjo nuk nëkupton se duhet të amnistohen apo mbrohen ndërtimet e pa ligjshme në këtë komunë, por duhet që kësaj problematike ti qaset në mënyrë korrekte dhe jo në bazë të përkatësive etnike, ku njëra të sulmohet dhe tjetra të lihet në “harresë”, pasi i gjithë territori I Maqedonisë së Veriut po vuan nga kjo katastrofë urbanistike, shkruan Zhurnal.

Një pyetje shumë normale që vie në këtë rast ka të bëjë më atë se pse shqiptarët janë të detyruar që të bëjnë këto ndërtime? Është evidente që gjatë këtyre 30 viteve që nga pavarsia e vendit, shqiptarët janë diskriminuar sa I përketë investimeve publike, si dhe në krijimin e strategjivë zhvillimore përfshirë edhe planet urbanistike duke I futur “qëllimisht” në kaos vendbanimet shqiptare, e që të njejtat pastaj të shërbejnë si model krahasimi për “masakrën” urbanistike, e që në ndërkohë më këtë metodë ata synojnë që ti fshihin abuzimet në pjesët tjera të territorit.



Sipas Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 janë ndërtuar 866 objekte pa leje edhe atë në : Shkup – 153, Çair- 45, Gjorçe Petrov – 39, Butel – 37, Kisella Vodë – 22, Shuto Orizarë – 10, Kavadar – 85, Strumicë – 73, Shtip – 64, Ohër – 59, Kumanovë – 53, Strugë – 46, e që kjo shifër na tregon se ndërtimet nuk janë të përqendruara vetë në një rajon, por ato janë shpërndarë në të gjithë territorin e vendit. Në qoftë se e njejta krahasohet në bazë të të dhënave etnik do të shohim se pjesa më e madhe e këtyre ndëtimeve janë bërë në qytetat ku nuk jetojnë apo jetojnë shumë pak shqiptarë.

Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut në vititn 2020 në tërritorin e vendit janë ndërtuar 685 objekte pa leje edhe atë: Shkup 198, ku prijnë Aerodromi 45, Buteli 45, Gjorçe Petrov 28,Karposh 24, Kisella Vodë 12, Saraj asnjë, Qendër 42, Çair 2, Manastir 15, Vasilevo 12, Veles 33, Gjevgjeli 11, Gostivar 13, Dibër 10, Kavadar 22, Kriva Pallankë 20, Kumanovo 50, Ohrid 38, Strumicë 61, Strugë 36, Shtip 31. Këto janë vetëm disa nga komunat me numrin më të madh të ndërtimeve pa leje në vitin e kaluar, e që në batë të qyteteve shihet se prijnë ato në të cilët jetojnë më së paku ose aspak shqiptarë.

Ohri është pjesë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s por që ky qytet po rrezikon që të dal nga kjo organizatë shumë e rëndësishmë e OKB-së si pasojë e ndërtimeve pa leje që janë bërë në të e që ato e kanë rrezikuar trashigiminë kuluturore të saj. Në këtë qytet ka rreth 20 mijë ndërtime pa leje, ku 50 metra nga liqeni janë regjistruar 414 ndërtesa të cilët nuk kanë asnjë leje. Në Parkun Kombëtar “Galichica”, i cili është gjithashtu nën mbrojtjen e UNESCO-s ndodhen rreth 2.321 ndërtesa pa leje, e që të njejtat janë në proces legalizimi. Kjo është një element shumë shqetësues, pasi dalja nga një organizatë e tillë është një imazh shumë I keq për vendin tonë, por që për të njejtën nuk u bë shumë zhurmë në mendia, edhe pse raporti I UNESCO-s ishte shumë kritik për vendin tonë.

Parkun Kombëtar Mavrovo, i cili i përket me territor Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, e që është një park i mbrojtur, deri më tani ka regjistruar mbi 4990 ndërtime pa leje, por që fatkeqësisht ende nuk dihet numri i sakt se sa ndërtesa janë ndërtuar ilegalisht në këtë rajon. Si është e mundur që këto ndërtime pa peje të ndodhin në një park kombëtarë, dhe kjo mos të shkaktojë reagimin e duhur në opinion. Po sikur kjo zonë të ishte në ndonjë rajon që banohet më shqiptarë si do të ishe reagimi i opinionit të brendëshëm dhe të “Ambientalistëve?

Qeveria miratoi një ligj përmes së cilës synonte që të legalizonte ndërtimet pa leje, e që e njejta shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, pasi I njejti përmbante paqartësi të shumta, dhe nuk u nënshkrua nga Presidenti I shtetit duke e rikthyer atë në një shqyrtim të dytë, por që ka shumë spekulime që ky ligj I njeti siç është do të kalohet nga qeveria duke e përdorur flamurin europian.

Ndërtimet pa leje janë shëndrruar jo vetëm në një shqetësim të brendshëm, por ajo ka shkaktuar edhe reagim ndërkombëtarë, e që për të njejtin duhet të gjindet zgjidhje adekuate, dhe mos të tentohet që kjo katastrofë urbanistike ti mvishet një etniteti apo të përdoret një rajon I caktuar për të ilustruar krimin urbanistik dhe mjedisor që është shkaktuar ndaj këtij vendi për 30 vite me rradhë.//Zhurnal.mk


Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja kështu këtë çështje. Më

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë