Skip to main content

Kurti para katër viteve kërkonte Aleancë Ballkanike me Kroacinë, pa Serbinë (Video)


Aleancë Ballkanike me Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Malin e Zi e BeH, pa Serbinë, kërkonte katër vite më parë, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, partia e të cilit në atë kohë ishtë në opozitë. Gjatë një interviste për gazetën LAJM, Kurti në atë kohë kishte deklaruar se kjo është mënyra e vetme për tu përballur me Serbinë e cila, sipas tij, po përdoret nga Rusia si “Kal Troje” në Ballkan kundër NATO-s dhe BE-së.

“Nëse Serbia integrohet para nesh në BE, asgjë nuk i ka bërë Greqia Maqedonisë, çka do të na bëjë Serbia neve, nuk mendoj vetëm për Kosovën por edhe Shqipërisë. Kemi nevojë që ta ngrisim në nivel më të lartë e ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, posaçërisht me Gjermaninë, si dhe ta krijojmë edhe një Aleancë të re Ballkanike me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë por edhe me Bullgarinë. Unë besoj që Serbia e cila është shndërruar në një “Kal Troje” të Rusisë në Ballkan kundër NATO-së dhe BE-së nuk mund ta përballim vetëm se duke punuar në tre rrafshe, së pari integrimi kombëtarë mes shqiptarëve, posaçërisht relacioni Prishtinë-Tiranë, pastaj partneriteti i ri, shumë më i thellë me SHBA-të dhe Gjermaninë dhe e treta një Aleancë Ballkanike e cila e kupton që Serbia pasi e shkatërroi Jugosllavinë për ta krijuar Serbinë e Madhe është e interesuar t’i shkatërrojë republikat që dolën nga ish Jugosllavia”, kishte deklaruar Kurti katër vite më parë gjatë një interviste për Gazetën LAJM.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot refuzoi pjesmarrjen në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup, mes kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev, atij shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka quajtur nismë pa vision për rajonin./Gazeta LAJM


Comments

Popular posts from this blog

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë ...

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...