Skip to main content

LIGJI PËR SHTETËSI KALON SOT NË QEVERI, DORËZOHET NË KUVEND ME “FLAMUR EVROPIAN”



Ndryshimet e Ligjit të Shtetësisë të propozuara nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët pritet të dërgohen sot në Qeveri. Televizioni SHENJA mëson se nga Ekzekutivi, Ligji do të dërgohet në Kuvend me “flamur evropian”, duke anashkaluar pengesat e paralajmëruara nga opozita maqedonase. Këtë veprim e paralajmëroi ditë më parë deputetja nga radhët e koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti.

Ilire Dauti, ASH – AAA:

“Patjetër që do ketë Plan B, dhe unë mendoj që kemi arritur në atë fazë. Do të duhet të marrim një vendim dhe të kalohet në planin tjetër sepse Ligji duhet të kalojë patjetër”.

Dauti theksoi se dërgimi i Ligjit me “flamur evropian” u bë e domosdoshme pas bllokadave të vazhdueshme të vendosura nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE dhe nga partia E Majta.

Kryeministri Zoran Zaev nga mesi i muajit të kaluar deklaroi se ishin angazhuar për ta vërtetuar nëse Ligji i Shtetësisë ishte ose jo në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke shpejguar se nëse gjithçka ishte në rregull Ligji do të dërgohet për votim në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Koalicioni i partive opozitare shqiptare e ndërmori nismën për ndryshime në Ligjin e Shtetësisë duke synuar që të zgjidhet problemi shumëvjeçar i mijëra qytetarëve kryesisht shqiptarë. Kjo çështje mori një kthesë pozitive në fillim të muaj maj kur koalicioni arriti një marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev rreth tekstit të Propozim Ligjit për Shtetësi. /SHENJA/

Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja...