Skip to main content

Gjykata supreme do të mbajë seancë publike për aktvendimin për “Lagjen e trimave”


Shkup, 7 korrik – Gjykata supreme do të mbajë seancë publike me rastin e ankesave kundër aktvendimit për rastin “Lagjja e trimave”, të cilin para dy viteve e konfirmoi Gjykata e Apelit në Shkup.

Për rastin janë dënuar gjithsej 33 persona, shtatë prej të cilëve me burg të përjetshëm, ndërsa 13 të tjerë me dënime 40-vjeçare me burg.

Në konfliktin në maj të vitit 2015, jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa u vranë edhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.

Për ngjarjet nga Lagjja e trimave më 9 dhe 10 maj me burg u dënuan gjithsej 33 persona, ndërsa u liruan katër persona.

Për ngjarjet në “Lagjen e trimave” nga shkurti I vitit 2016 në Gjykatën penale u zhvillua seancë gjyqësore ndaj 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të kryera penale “organizim terrorist” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima” në të cilën u zhvillua procedurë kundër tetë personave ndihmues të grupit të armatosur nga “Lagjja e trimave”, me çka numri I të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.

Nga 37 të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist, 33 persona u dënuan për veprat, ndërsa për katër persona u soll aktvendim lirues.

Gjykata penale në nëntor të vitit 2017 me burgim të përjetshëm dënoi tetë të akuzuar për sulmin në “Lagjen e trimave”, ndërsa 13 të akuzuar morën dënime prej 40 vite burg.

Dënim me burg prej 20 viteve u dënuan pesë të akuzuar, dy vite më pak mori një I akuzuar, ndërsa nga dy të akuzuar morën dënime prej 14, 13 dhe 12 viteve.

Aktvendimet më vonë në korrik të vitit 2019 I konfirmoi edhe Gjykata e Apelit në Shkup.

Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja...