Skip to main content

Apasiev do ta bllokojë ligjin për shtetësi! Dauti: Ligjin duhet ta dorëzojmë me yll Evropian


 Opozita shqiptare dhe Qeveria shumë shpejtë duhet të sjellin vendim për fatin e ligjit për shtetësi. Ligji ka mbetur i bllokuar në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, ndërsa deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vlerëson se është koha që Qeveria, ASH dhe AAA ta tërheqin ligjin dhe ta dorëzojnë përsëri në Kuvend, me yllin e BE-së në të, me qëllim që t’i ikin bllokadës së opozitës maqedonase.



“Ky ligj do të kalojë me patjetër për shkak se nevojat e qytetarëve janë të tilla, sa që janë të domosdoshme dhe është koha për t’i zgjidhur .Mjaftë kanë pritur ata qytetarë. Si duket janë shumë eksponent politik të cilët mendojnë se nga sjella e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale mund të përfitojë opozita shqiptare…10.38- 44 Patjetër që do të ketë plan B, dhe unë mendoj qe kemi arritur në atë fazë. Do të duhet të marrim një vendim dhe të kalohet në planin tjetër sepse ligji duhet të kalojë patjetër”, tha deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryetari i partisë “E majta” Dimitar Apasiev thotë se janë të vendosur që ta bllokojnë sjelljen e këtij ligji. Ai përsëriti se ligji nuk mund të dorëzohet me yll evropian sepse është vepër penale.

“Mendoj se është vetëm blof i opozitës shqiptare. Nuk ka një ministër i cili do të guxonte ta nënshkruante një ligj të tillë sepse përbën vepër penale. Nuk ka rregullativë në të cilën ata mund të thirren për t’i vendosur atij ligji yllin Evropian”, deklaroi Dimitar Apasiev – deputet “E Majta” .

Javën e kaluar edhe pse u thirr Komisioni amë për të debatuar mbi amendamentet për ligjin, i njejti as nuk filloi me punë për shkak se deputetet VMRO-DPMNE-së filluan me fjalime procedurale, ndërsa kryetari i Komisionit amë e anuloi mbledhjen për shkak të mungesës së kushteve për punë.

Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja...