Në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët shfaqën revoltë si dhe shqetësimin, siç thanë, për diskriminimin e vazhdueshëm që po bëhet ndaj shqiptarëve, në çdo fushë, më konkretisht në fushën e artit edhe atë në krijimtarinë filmike. Sipas tyre, padrejtësia në këtë segment vazhdon, ndërsa problemi është se ai po thellohet. “Argument për këtë janë tre konkurset e fundit të Agjencionit të filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dy konkurset e vitit 2020 dhe ky i këtij viti. Agjencioni i filmit, për produksionet shqiptare ka ndarë 16 për qind mjete nga buxheti i përgjithshëm. Me konkursin e dytë padrejtësia thellohet edhe më tepër, shkon në 10 për qind ndarja e mjeteve për produksionet shqiptare. Ky konkurs, rezultatet e të cilit u shpallën ditë më parë, vazhdon t’i diskriminojë filmbërësit shqiptarë, me këtë edhe të gjithë shqiptarët në RMV”, theksoi në konferencën për shtyp Muzafer Etemi nga dega e Tetovës së Aleancës për Shqiptarët. Ai konsideron se agjenci...