Mbi 100 persona kryesisht fëmijë dhe të moshuar nga Bërvenica kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e helmimit që kanë pësuar nga sistemi i ujësjellësit, pompa e të cilit, të shtunën pësoi defekt. Vetëm në 24 orët e fundit ndihmë kanë kërkuar gjashtëdhjetë banorë. Simptomat nga të cilët ankohen banorët janë diarreja, të vjella dhe dhimbje në stomak. E gjithë familja ishim me simptoma. Nuk e pimë uji9n tash, të ambalazhuar pimë. Patëm të vjella, vështirësi diare kishim – tha Igor Matovski. Deri sa nuk kthehen rezultatet nuk pimë uji, pimë të ambalazhuar -deklaroi Dobrilla Matovska. Mjekja Liljana Smilevska thotë se bëhet fjalë për ndonjë virus zorrësh. Kemi pasur rreth gjashtëdhjetë pacientë dhe që të gjithë erdhën përnjëherësh dhe me të njëjtat simptoma, gastro intestinale. Të vjella, vështirësi, diarre, kokëdhimbje, dhe disa edhe me temperaturë të rritur trupore që ishte tek fëmijët. 37 deri në 38 dhe me të vjella aq të shpeshta deri në dehidratim. Simptomat që i tregonin më tepër...