Personave nën moshën 18 vjeçare në Kinë, do t’iu kufizohet orari në video lojëra. Të rinjtë do të jenë në gjendje të luajnë vetëm një orë në ditë, nga ora 20:00 të premteve, të shtunave dhe të dielave. Rregullat e reja të rrepta u shpallën nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, pasi prindërit raportuan se varësia nga video lojërat po pengonte në studimet dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Krijuesve të lojërave do t’u kërkohet të krijojnë sisteme verifikimi kundër varësisë dhe emrit të vërtetë dhe t’i zbatojnë ato ‘me vendosmëri’. Rregullatori i lojërave kineze, Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimit tha se do të rrisë inspektimet e kompanive për të siguruar që afatet kohore po zbatohen. Ai shtoi se prindërit dhe mësuesit mund të luajnë role kyçe në frenimin e varësisë nga lojërat. Një zëdhënës i administratës tha: ‘Adoleshentët janë e ardhmja e atdheut tonë. Mbrojtja e shëndetit fizik dhe mendor të të miturve lidhet me interesat vitale të njerëzve dhe lidhet me kultivimin e ...