Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kosovë

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, u pajtuan që të mbrohen kufijtë e vendit

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Në takim u bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Bie fluksi i qarkullimit nëpër pikëkalimet kufitare

Pika kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, ajo në Merdarë është më e ngarkuara nga të gjitha pikëkalimet tjera. Por për dallim nga ditët e tjera, aty mëngjesin e së premtes pritjet në dalje janë deri në 15 minuta, kurse për në hyrje vetëm pesë. Për dallim prej Merdarës, nëpër të gjitha pikëkalimet tjera pritjet janë më së shumti deri në pesë minuta, qoftë në hyrje, qoftë në dalje.

Gjendja e rënduar me pandeminë, Kurti të martën takohet me kryetarët e komunave të Kosovë

Kryeministri Albin Kurti do t’i takojë kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen pandemike në vend.  Takimi pritet të nis në ora 10:00.

Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari” 31 vjeçari i dënuar me burgim, po i ikte…

Sot gjatë ditës në aeroportin “Adem Jashari”, një person i moshës 31 vjeçari me inicialet L.K është arrestuar, mëson Indeksonline përmes burimeve. Tutje, mësohet se personi i arrestuar kishte urdhër arrest pasi ndaj tij ishte shqiptuar një dënim me burgim. 31 vjeçari pas arrestimit është dërguar në Burgun e Qendrës Korrektuese në Dubravë ku do ta vuaj dënimin prej 14 muajsh e 15 ditë.

Sami Lushtakut i pamundësohet të kandidojë për kryetar të Skenderajt

Kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, i është pamundësuar që të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit. Kjo pasi bëhet e ditur se emri i Sami Lushtaku gjendet në listën të cilën Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka kthyer KQZ-së, si person që ka probleme me ligjin. KQZ në një konferencë për media ka folur lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë rezulton se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret për certifikim. Tutje Elezi ka thënë se këta kandidatë që kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit janë edhe në garën për kryetarë të komunave edhe për asamble komunale. PDK, pritet që të zëvendësojë Lushtakun me deputetin Fadil Nura, i cili më herët ka qenë nënkryetar i Komunës së Skenderajt. Telegrafi ka tentuar të flas me Lushtakun dhe Nur...

Petkoviq: “Serbët e Kurtit” po shkatërrojnë unitetin serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka thënë se “kurrë nuk kanë pasur sulme të tilla të sinkronizuara ndaj unitetit serb në Kosovë. Në një intervistë për Veçernje Novosti ai theskon se ka frikë se do të kenë disa siç i quan ai “serbë të Kurtit” në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë që interesi kryesor i të cilëve është sulmi ndaj unitetit serb, transmeton Klankosova.tv. Petkoviq deklaroi se ndërsa partitë shqiptare po bashkohen në komunitetet serbe, të cilat dalin me kandidatë të përbashkët për herë të parë, disa individë me emra dhe mbiemra serbë po shfaqen në të njëjtën kohë që haptas po e shkatërrojnë unitetin serb, transmeton Klankosova.tv.

Aksident tragjik në Kosovë/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 18-vjeçari

Një 18-vjeçar me inicialet A.Z, ka humb jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:55 në afërsi të udhëkryqit për në fshatin Mirosale të Ferizajt, ku janë përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një kamion. “Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që qon për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore. Si pasojë e këtij aksidenti...

Qeveria e Kosovës: SHBA-ja do të mbulojë shpenzimet për strehimin e afganëve

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të mbulojë të gjitha shpenzimet për afganët që do të strehohen në vende të ndryshme të botës – përfshirë edhe në Kosovë – derisa të përfundojnë procedurat ligjore që ata të vendosen në SHBA. Kështu u tha në një takim të organizuar nga Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy R. Sherman dhe Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një njoftim për media nga zyra e Kurtit, thuhet se në takim me përfaqësuesit e dhjetëra shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, SHBA-ja shprehu “vlerësimin e thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovës, që kanë treguar vullnetin dhe ofruar gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kosova i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehuar afganët, të cilët kanë bashkëpunua...

Me ceremoni ushtarake rivarroset dëshmori, Muhamet Musliu

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, me ceremoni ushtarake, në prani të qindra qytetarëve, sot u bë rivarrimi i eshtrave të dëshmorit të kombit, ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Musliu, i cili ra heroikisht me datën​ 23 mars të vitit 1999. Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, para të pranishmëve, i cili duke ngritur lartë kontributin e dëshmorit Muhamet Musliu, tha se ishte shembull për vendosmëri e guxim për ta mbrojtur vendin. “Dëshmori Muhamet Musliu, ishte një luftëtarë shembull, i vendosur dhe guximtar i betuar për të luftuar deri në frymën e fundit në çlirimin e vendit. Ai si shumë luftëtar të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk pati fatin që të përjetojë lirinë por ai me vetëdije të plotë u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë”, tha nënkryetari Lushtaku. Lushtaku, tutje tha se krahas dhimbjes për dëshmorin Musliu, të gjithë ne kemi edhe ndjenja krenarie për sakrificën e tij sublime. “Në këtë ditë të rivarr...

I caktohet paraburgimi Gjin Morines për nxitje të urrejtjes fetare

Gjykata kompetente në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Haxhi Mehmeti – Gjini për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”. Sipas njoftimit të Prokurorisë i njëjti dyshohet se më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje. “Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës” thuhet në kumtesë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Teksa poeti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021.

Haradinaj: Ramush Tahiri kontribuoi për lirinë dhe demokracinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas vdekjes së politologut Ramush Tahiri ka shkruar se në tridhjetë vitet e fundit të jetës së tij, kontribuoi për lirinë dhe demokracinë. Haradinaj ka shkruar në Facebook se politologu Ramush Tahiri në shërbim të vendit, ishte në krye të detyrave të ndryshme. “Tridhjetë vitet e fundit të jetës së tij, ai kontribuoi për lirinë dhe demokracinë. Do të kujtohet përherë si njeri i urtë, i matur e i respektuar tek të gjithë. Ngushëllime për familjen Tahiri, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai. 

Mimoza Kusari-Lila, rikandidon për kryetare të Gjakovë

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti. E ftuar në ATV Kusari-Lila është shprehur se ‘pavarësisht sa lart ngjitet në pozita, ajo asnjëherë nuk mund t’ia kthejë shpinën Gjakovës, dhe se si “ushtare e devotshme”, nuk mund ta mohojë thirrjen që po pretendon se po i bëhet.’ “Gjakovës asnjëherë nuk mund t’ia kthej shpinën, pa marrë parasysh sa lart ngjitem. Kur me vjen thirrja për Gjakovën i lë krejt. Më duket vetja si në ushtri të reagimit të shpejtë, të thërrasin diku duhet të shkojë shpejt. Mua thirrja më ka ardhur, e unë si ushtare e devotshme për Gjakovën, natyrisht se nuk mundem me mohu një thirrje të tillë dhe besoj që shumë shpejt ne mundemi ta bëjmë publike që Gjakova nuk mbetet pa përkushtimin e njerëzve të vet,” – u shpreh ajo. Kujtojmë se Kusari-Lila ka mbajtur pozitën e kryetares së Gjakovës nga viti 2013-të deri më 2017-të,...

Kurti para katër viteve kërkonte Aleancë Ballkanike me Kroacinë, pa Serbinë (Video)

Aleancë Ballkanike me Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Malin e Zi e BeH, pa Serbinë, kërkonte katër vite më parë, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, partia e të cilit në atë kohë ishtë në opozitë. Gjatë një interviste për gazetën LAJM, Kurti në atë kohë kishte deklaruar se kjo është mënyra e vetme për tu përballur me Serbinë e cila, sipas tij, po përdoret nga Rusia si “Kal Troje” në Ballkan kundër NATO-s dhe BE-së. “Nëse Serbia integrohet para nesh në BE, asgjë nuk i ka bërë Greqia Maqedonisë, çka do të na bëjë Serbia neve, nuk mendoj vetëm për Kosovën por edhe Shqipërisë. Kemi nevojë që ta ngrisim në nivel më të lartë e ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, posaçërisht me Gjermaninë, si dhe ta krijojmë edhe një Aleancë të re Ballkanike me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë por edhe me Bullgarinë. Unë besoj që Serbia e cila është shndërruar në një “Kal Troje” të Rusisë në Ballkan kundër NATO-së dhe BE-së nuk mund ta përballim vetëm se duke punuar në tre rrafs...

Mbërrin aeroplani i parë me afganë në Kosovë

Aeroplani i parë me afganë ka aterruar në Aeroportin e Prishtinës në mbrëmjen e së dielës. Aeroplani i ushtrisë amerikane ka aterruar në Kosovë me një numër të refugjatëve afganë të cilët pritet të sistemohen në Kosovë. Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë refugjatë afganë. Në pritje të tyre do të jenë liderët shtetërorë. SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria. Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Po ashtu, Ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin refugjatët afganë, në mesin e tyre edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

“Çmenden” serbët/ Ja çfarë shkruajnë për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës nga Turqia

Gazeta serbe “Kurir” ka shkruar se shteti i Kosovës ka nënshkruar kontratën për blerjen e 14 mjeteve ushtarake të blinduara, ndërsa në fillim të gushtit nga ShBA do duhej të pranonin donacion tjetër ushtarak, transmeton “Bota sot”. Lajmi u konfirmuar nga FSK shkruan “Radio Evropa e Lirë”, ku potencohet se disa nga këto mjete të blinduara posedojnë edhe armatimin përkatës. Porosia “Të gjitha këto mjete të blinduara janë shumë-funksionale, pritet që disa nga ato të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit që vjen”, thonë në FSK. Kjo nuk është hera e parë që Turqia dhe shtetet tjera armatosin dhe bëjnë donacione për Kosovën. Më përpara 14 automjete të tipin “Vuran” dhe “Kirpi” Kosovës i janë dhuruar nga ShBA, sikurse edhe autoblindat “Kobra” pas të cilave ka vazhduar pajisja me drona në vlerën 4.5 milionë dollarë. Mësohet se në fillim të gushtit FSK do të marr edhe 50 mjete të blinduara të tipit “Hamvi” si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analisti ushtarak Aleksandar Radiç për “...

Osmani për dënimin e serbit për dhunim gjatë luftës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur dënimin me 10 vjet burgim të policit serb Zoran Vukotiq për dhunim gjatë luftës. Në reagimin e saj, presidentja Osmani dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë. “Një përparim domethënës sot – për herë të parë, një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës. Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësi e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë ende atë”, shkroi Osmani në Twitter. Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore. 

Rrahje masive në Prishtinë, policia arreston gjashtë persona

Një rrahje masive ka ndodh sonte në kryeqytet, saktësisht te Rruga B, raporton Gazeta Express. Pas intervenimit të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë persona. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, e të arrestuarit ishin të përfshirë në përleshje, ndërsa dy nga këta që u shoqëruan në stacion patën lëndime trupore nga një mjet i mprehtë. Reklamë Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po vazhdon me zbardhjen e motiveve që karakterizojnë ngjarjen. “Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mje...

Vjosa Osmani duket se ka siguruar votat e mjaftueshme për presidente

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Vjosa Osmani duket se tani i ka siguruar votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur presidente. Ndonëse akoma nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës parlamentare kur do të zgjidhet presidenti, si duket pretendentja për këtë post Vjosa Osmani, ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarjes së deputetëve në këtë seancë. Kjo për faktin që Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, me kryetarin e ri të saj Lumir Abdixhiku, vendosën që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit. Kryetari i LDK-së pas një takimi të kryesisë së partisë tha se partia që ai drejton "nuk do të paraqesë pengesa dhe do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues për të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, kurdo që mbahet seanca. "Pas një diskutimi të hapur, shterues në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosov...