Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Aktuale

Vaksinimi i detyruar, Buxhovi: S’është kiamet që shteti të prekë ndonjëherë liritë qytetare

Publicisti dhe historiani, Jusuf Buxhovi, po konsideron se shteti është dashur të jetë më detyrues në procesin e vaksinimit të qytetarëve në mungesë të ndërgjegjes qytetare. Ai tha se mund të preken edhe liritë qytetare, për të cilat mendon se janë të përkohshme dhe si të tilla keqkuptohen në opinon. “Nuk jam ithtar i detyrimit, por shteti ka për detyrë në disa segmente ta përdorë edhe instrumentin e detyrimit te nëpunësit, arsimtarët e të tjerët. Bile, unë jam ithtar i asaj që në mungesë të një ndërgjegje qytetare çfarë e kanë shtetet skandinave të përdoren edhe disa masa tjera për shembull certifikata për tubime. S’është kurrfarë kiameti. Shteti ka për detyrë nganjëherë edhe t’i prekë liritë qytetare, individuale, sepse ato janë të përkohshme. Prandaj, këtë e shoh edhe në diskursin e opinionet politike ngatërrohen se jo po shkelen liritë qytetare. Shëndeti është shumë i rëndësishëm”, deklaroi ai. Buxhovi në Rubikon të Klan Kosovës foli edhe për ndikimin e pandemisë që pati në procese...

COVID-19/BE sot pritet të vendos kufizime për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën

Bashkimi Evropian, nga sot, pritet të vendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende. Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do të lejohet, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje vendbanimi në ndonjërin vend të bllokut. Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit. BE-ja i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike. Por, varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar rritje të mprehtë numrit të të infektuarve në javët e fundit. Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë maksimum 75 raste të reja në 100,000 banorë, në dy javët e fundit. Shkalla e infeksionit në Kosovë është mbi këtë shifër. Të dielën, Kosova ka shënuar ditën më vdekjeprurëse nga koronavirus...

Paralele / Kur serbi Bregoviq motivon shqipfolësit

Edi Rama në muzikë merr vesh aq sa edhe gomari i Muratit! Edi Rama adhuron Goran Bregoviqin, jo më kot! Ose, sepse, këtë ia kërkon kodi gjenetik i tij, ose, sepse me Bregoviqin më së miri i përgjigjet Kosovarëve, të cilët më shumë e duan Bregoviqin se sa vetë Edi Ramën Shkruan Ilir R. Topi Viteve 2010, pak para vdekjes, Edi Rama në një takim miqësor, e patë pyetur Arbën Xhaferin nëse ndonjëherë do t’ia organizonte ndonjë pritje popullore siç ia organizoi Sali Berishës në Tetovë! Arbër Xhaferi, siç e kishte falur Zoti, iu përgjigj: Sali Berishës askush nuk i organizon pritje! Vetë populli organizohet për ta pritur Sali Berishën, sepse ky tashmë ka krijuar popull mik! Plotë urti dhe shenjtëri në këtë konstatim të të madhit Arbën Xhaferi! Ç’miqësi ka lidhur Edi Rama me popullin shqiptar, sidomos jasht kufijve të Shtetit amë? Sali Berisha, edhe kur fshehurazi bënte ndonjë dill me serbët, ai nuk shkonte deri në atë masë sa ta dëmojë apo edhe ta zhgënjejë popullin e Kosovës. Sakaq tërhiqej d...

Vetëvendosja merr përsipër gazin lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Gjatë natës së mbrëmshme në Festivalin e Birrës në Korçë, në natën përmbyllëse të këtij festivali, i ftuar për të mbajtur koncert ishte edhe këngëtari me prejardhje nga Serbia, Goran Bregoviq. E në shenjë proteste është hedhur gaz lotsjellës përgjatë koncertit, ku u preken qindra qytetarë që ishin mbledhur për të ndjekur nga afër koncertin. Ndërkohë, autorësinë e këtij sulmi duket se e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje. Kreu i Degës në Shqipëri, Boiken Abazi, ironizon se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës. Postimi i plotë i Abazit: Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviq, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “Mos e gris fustanin”, duke marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës.

Një lutje prej hipokriti o Shaqir Feta

Kohë më parë, në Turqi, piromanët dhe armiqtë e brendshem, po ia vënin zjarrin pyjeve anekënd vendit. Nuk llogaritnin nëse ka katunde apo stane dhe, për pasojë, pati edhe qytetarë të vdekur, por edhe shume bagëti. U zhdukën vendbanime të tërë. Bota e përjetoi si një tragjedi të rëndë. Nga bota myslimane u drejtuan shume lutje kah Allahu Mëshirëplotë që të ndalen këto zjarre dhe pasojat të jenë sa më të vogla. Kësaj lutje iu bashkua edhe Shaqir Fetai. Këto ditë Turqinë e ka kapluar një vërshimë apokaliptike e cila po shkatërron shumë prona dhe po merr shumë jetë njerëzish. Bilanci i deritanishëm është 70 të vdekur dhe disa të zhdukur. Nga Shaqir Fetai nuk ka kurrfare lutjesh, apo për Turqinë Shaqir Fetai lutet një herë dhe aq! Nuk ka vakët Shaqir Fetai të lutet orë e çast. Për më tepër ishte i zënë dhe i ekzaltuar nga "pritjet madhështore" nën shoqërimin e sekretarit gjeneral të RABITA-s, që ia bënin institucionet e shtetit, të cilat me asgjë nuk puçen as me botën arabe por as...

Shaqir Fetait i është rrasur mendja se është ministër i Zaevit

Shaqir Fetai paska kryer një vizitë jo vetëm zyrtare por edhe vëllazërore në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut, në Kajro! Pse zyrtare? Mos po mendon Shaqir Fetai se është ministër i punëve të jashtme, apo, ndonjë funksionar i lartë i shteteve arabe që paskësh kryer “vizitë zyrtare” në ambasadë A ka qenë më e degraduar dhe më e tjetërsuar Bashkësia Fetare Islame se sa në këtë kohë që kur në krye të saj, pushteti aktual maqedonas, e instaloi fuksin, Shaqir Fetain! Shaqir Fetai, duke ia ditur për nder, apo edhe për borxh, pushtetit aktual për atë që e vunë si hut në krye të BFI-së, ka nisur që BFI-në ta paraqesë si digaster të qeverisë, kurse veten, si pjesë përbërëse të kabinetit qeveritar të Zoran Zaevit. Shaqir Fetai shpesh sillet si funksionar partiak e shtetëror, meqë nuk mund ta identifikojë ndryshe veten përveçse militant partie, sepse, ndryshe, nuk e ka të sigurtë qëndrimin në BFI as edhe dy sekonda! Ai e paska vizituar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kajro, (në fakt, e ka vizi...

Aleanca për Shqiptarët akuzoi për diskriminim

Në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët shfaqën revoltë si dhe shqetësimin, siç thanë, për diskriminimin e vazhdueshëm që po bëhet ndaj shqiptarëve, në çdo fushë, më konkretisht në fushën e artit edhe atë në krijimtarinë filmike. Sipas tyre, padrejtësia në këtë segment vazhdon, ndërsa problemi është se ai po thellohet. “Argument për këtë janë tre konkurset e fundit të Agjencionit të filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dy konkurset e vitit 2020 dhe ky i këtij viti. Agjencioni i filmit, për produksionet shqiptare ka ndarë 16 për qind mjete nga buxheti i përgjithshëm. Me konkursin e dytë padrejtësia thellohet edhe më tepër, shkon në 10 për qind ndarja e mjeteve për produksionet shqiptare. Ky konkurs, rezultatet e të cilit u shpallën ditë më parë, vazhdon t’i diskriminojë filmbërësit shqiptarë, me këtë edhe të gjithë shqiptarët në RMV”, theksoi në konferencën për shtyp Muzafer Etemi nga dega e Tetovës së Aleancës për Shqiptarët. Ai konsideron se agjenci...

Kurti para katër viteve kërkonte Aleancë Ballkanike me Kroacinë, pa Serbinë (Video)

Aleancë Ballkanike me Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Malin e Zi e BeH, pa Serbinë, kërkonte katër vite më parë, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, partia e të cilit në atë kohë ishtë në opozitë. Gjatë një interviste për gazetën LAJM, Kurti në atë kohë kishte deklaruar se kjo është mënyra e vetme për tu përballur me Serbinë e cila, sipas tij, po përdoret nga Rusia si “Kal Troje” në Ballkan kundër NATO-s dhe BE-së. “Nëse Serbia integrohet para nesh në BE, asgjë nuk i ka bërë Greqia Maqedonisë, çka do të na bëjë Serbia neve, nuk mendoj vetëm për Kosovën por edhe Shqipërisë. Kemi nevojë që ta ngrisim në nivel më të lartë e ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, posaçërisht me Gjermaninë, si dhe ta krijojmë edhe një Aleancë të re Ballkanike me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë por edhe me Bullgarinë. Unë besoj që Serbia e cila është shndërruar në një “Kal Troje” të Rusisë në Ballkan kundër NATO-së dhe BE-së nuk mund ta përballim vetëm se duke punuar në tre rrafs...

SELA: U VOTUA LIGJI I CILI ZGJIDHË PROBLEMIN E MIJËRA QYTETARËVE

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se sot u votua Ligji për shtetësi pas disa muajve debateve. Sela tha se ata kanë kënaqësi personale si përfaqësues të popullit të votohet ligji i cili zgjidh problemin e shumë qytetarëve. “Nënshtetësia është vetëm një fjalë goje, por nga ana tjetër është determinues për jetën dhe mirëqenien që e ka çdo qytetarë”, u shpreh Sela, raporton SHENJA. Ai ka uruar qytetarët të cilët nuk kanë mundur që të realizojnë të drejtën e shtetësisë, duke ju thënë që për shumë kohë të shkurt do të kenë mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre. “Uroj që kur më në të ardhmen mos të përballen me problematika të tilla. Falënderoj mediumet që i kaun dhënë peshë dhe fuqi kësaj problematike me të cilën janë përballur qytetarët ndër vite. Pa kontributin e tyre të cilët shpesh e kanë trajtuar këtë temë, mendoj se nuk do të ishte betejë e fituar”, u shpreh Sela, raporton SHENJA.

3 VJET BURG KUSH SULMON GAZETARËT

Sulmi ndaj gazetarëve, kameramanëve ose fotoreporterëve do të konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar. Ministri i Drejtësisë njoftoi ndryshime në Kodin Penal të cilat do të parashikojnë, përveç gjobave edhe burg deri në tre vjet, për këdo që pengon ose sulmon një punonjës mediatik në kryerjen e detyrës. Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për sulm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me denoncim në prokurori. Ministri njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fyerje dhe shpifje. Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shpifje. Sipas ministrit, ndryshimet duhet të miratohen në shtator. “Korniza ligjore për këto vepra penale ose vepra të shtrënguara penale për sulm ndaj gazetarëve është deri në tre vjet burg. Mendojmë se në një farë mënyre barazohet me sulmin ndaj një personi zyrtari që ...

Forumi Ekonomik në Shkup/ Zaev, Rama dhe Vuqiç pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje

“Ballkani i Lidhur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që do të mbahet sot në Shkup, transmeton Alsat. Në panel do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuqiç, si dhe përfaqësues të 300 kompanive nga rajoni. Në këtë ngjarje pritet të emërohet iniciativa rajonale, që deri tani jozyrtarisht është quajtur “Mini-Schengen”, ndërkaq pritet të nënshkruhen marrëveshje trilaterale, që sipas paralajmërimeve do të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimorë. Edhe në këtë takim Kosova nuk merr pjesë, sikur edhe samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiqit. Në një fjalim që mbajti në konferencën ndërkombëtare “Prespa Forum”, në Ohër më 2 korrik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën e Mini-Shengenit pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian.

ASH: Mijallkov shpallet i pafajshëm, koalicioni SDSM-BDI dha frytin e radhës

Aleanca për Shqiptarët thekson se frytet e takimit te djeshëm Zaev-Ahmeti dolen sot, me lirimin e ish shefit te policise sekrete Sasho Mijallkov nga akuzat per rastin “Tortura” “Dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit SDSM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake. Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, partner në bizneset dhe tenderët e dy partive të regjimit hibrid. Mijallkov u shpall i pafajshëm në një lëndë që ishte një nga atributet kryesore që përdorte Zoran Zaev në fushatë si opozitarë, dhunën dhe krimin e porositur. Ndërkohë kemi dëgjuar eksponentë të dy partive që flasin herë për partizim të gjyqësorit, herë për veting, e herë për tregti me gjykatës e prokuror. Duke patur parasysh këtë dhe kur dihet se SDSM dhe BDI udhëheqin edhe pushtetin ekzekutiv edhe atë gjyqsor, tanimë është e qartë se kush e liroi Sasho Mijallkovin...

MSH Maqedoni: Vaksinimi thyen rekorde, gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 800.168 doza të vaksinave, ndërsa 318.900 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 19.274 qytetarë, prej të cilëve 6.385 e kanë marrë dozën e parë. Sipas të dhënave të fundit, 62% e popullsisë mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 59 % e popullsisë mbi 65 vjet ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 54% e popullsisë mbi 60 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 44% e popullsisë mbi 50 vjet është vaksinuar me një dozë të vaksinës. Nga MSH thonë se qytetarët pa termin mund të vaksinohen në pikat vaksinale në Maqedoni, ndërsa nga MSH bëjnë thirrje që të ketë vaksinim masiv për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet virusi.

ASh dhe AAA në mbrojtje të Ligjit për shtetësi

Sot në seancen plenare të 47 -të, si pikë e rendit të dites u votua edhe Propozim-ligji për shtetësi kësaj here me flamur evropian. Grupi parlamentar i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në mbrojtjen e Ligjin për shtetësi.

Kurthi i parapërgatitur i Ramës dhe Vuçiqit për nëpërkëmbjen e Kosovës, ky është alarmi për krerët e shtetit

Për dallim nga qeveritë e kaluara, ekzekutivi aktual po del të jetë tejet i prerë në kërkesat e saj. Zyrtarët e qeverisë aktuale po i kundërshtojnë hapur edhe planet e shtetit serb, që në të kaluarën nuk është se është vepruar ngjashëm. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së fundi është përplasur ashpër me Sekretarin e Shtetit serb, Nemanja Staroviq, lidhur me çështjen e Minishengenit përgjatë Forumit të Dubrovnikut të mbajtur të shtunën e kaluar. Kryediplomatja e shtetit të Kosovës e ka kundërshtuar ashpër dhe fuqishëm iniciativën e Minishengenit, duke e konsideruar atë si “false dhe kurth”, derisa ka bërë me dije se nuk duhet të shihet si alternativë për integrim në Bashkimin Evropian. Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar që ministrja Donika Gërvalla, me plot të drejtë ka marrë qëndrim të hapur-kundër dhe është përplasur publikisht edhe me sekretarin e shtetit serb, Nemanja Staroviq, lidhur me çështjen “Minishengenit”. Analistët shprehen gjithashtu ...

“Çmenden” serbët/ Ja çfarë shkruajnë për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës nga Turqia

Gazeta serbe “Kurir” ka shkruar se shteti i Kosovës ka nënshkruar kontratën për blerjen e 14 mjeteve ushtarake të blinduara, ndërsa në fillim të gushtit nga ShBA do duhej të pranonin donacion tjetër ushtarak, transmeton “Bota sot”. Lajmi u konfirmuar nga FSK shkruan “Radio Evropa e Lirë”, ku potencohet se disa nga këto mjete të blinduara posedojnë edhe armatimin përkatës. Porosia “Të gjitha këto mjete të blinduara janë shumë-funksionale, pritet që disa nga ato të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit që vjen”, thonë në FSK. Kjo nuk është hera e parë që Turqia dhe shtetet tjera armatosin dhe bëjnë donacione për Kosovën. Më përpara 14 automjete të tipin “Vuran” dhe “Kirpi” Kosovës i janë dhuruar nga ShBA, sikurse edhe autoblindat “Kobra” pas të cilave ka vazhduar pajisja me drona në vlerën 4.5 milionë dollarë. Mësohet se në fillim të gushtit FSK do të marr edhe 50 mjete të blinduara të tipit “Hamvi” si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analisti ushtarak Aleksandar Radiç për “...

21 raste të reja me virusi, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3227 teste, ndërkohë që janë regjistruar 21 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-3 dhe Tetovë-11, Kumanovë-3, 1 në Gostivar, 1 në Shtip dhe 2 të infektuar në Strugë . Janë regjistruar edhe 7 pacientë të shëruar, 2 në Shkup, 2 në Kumanovë, nga 1 në Tetovë, Manastir dhe Kërçovë. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

LIGJI PËR SHTETËSI KALON SOT NË QEVERI, DORËZOHET NË KUVEND ME “FLAMUR EVROPIAN”

Ndryshimet e Ligjit të Shtetësisë të propozuara nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët pritet të dërgohen sot në Qeveri. Televizioni SHENJA mëson se nga Ekzekutivi, Ligji do të dërgohet në Kuvend me “flamur evropian”, duke anashkaluar pengesat e paralajmëruara nga opozita maqedonase. Këtë veprim e paralajmëroi ditë më parë deputetja nga radhët e koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti. Ilire Dauti, ASH – AAA: “Patjetër që do ketë Plan B, dhe unë mendoj që kemi arritur në atë fazë. Do të duhet të marrim një vendim dhe të kalohet në planin tjetër sepse Ligji duhet të kalojë patjetër”. Dauti theksoi se dërgimi i Ligjit me “flamur evropian” u bë e domosdoshme pas bllokadave të vazhdueshme të vendosura nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE dhe nga partia E Majta. Kryeministri Zoran Zaev nga mesi i muajit të kaluar deklaroi se ishin angazhuar për ta vërtetuar nëse Ligji i Shtetësisë ishte ose jo në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duk...

Korrupsioni mbyt investimet

“Hapja e bizneseve në Maqedoninë e Veriut kalon përmes një procedure të lehtë, por pas marrjes së lejes për punë, drejtuesit e bizneseve hasin në probleme të shumta administrative, ku vjen në shprehje edhe korrupsioni në vazhdimin e aktivitetit afarist”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike dhe ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Ai këto komente i bëri duke folur për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa bërja e biznesit është përgjithësisht e lehtë, në Maqedoninë e Veriut dhe korniza ligjore është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, korrupsioni dhe nepotizmi janë problem serioz për investimet”, thekson ky raport, duke apostrofuar si problem akuzat për kurdisjen e tenderëve, korrupsionin në polici, gjyqësor dhe sfera tjera. “Ka raporte të shpeshta të nepotizmit në tenderët publik. Qeveria nuk siguron ndonjë mbrojtje të veçantë për organizatat joqe...

Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja duhet ta mbajë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Borrell iu drejtua të shtunën një forumi në Dubrovnik. “BE-ja është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe i përparimit ekonomik, si dhe i solidaritetit shoqëror në botë. Ne nuk jemi të përsosur, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me të gjithë ata që e ndajnë vizionin tonë. Kjo do të thotë të ruajmë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ringjalljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Borrell. Ai tha se dalja nga pandemia e koronavirusit duket në horizont, por shtoi se të gjithë duhet të qëndrojnë zgjuar, për shkak të varianteve të reja që shfaqen. Borrell tërhoqi vërejtjen për përkeqësimin e situatës në Afrikë, ku vetëm tre për qind e popullatës është vaksinuar kundër koronavirusit, krahasuar me 60 për qind në Evropë. Borrell vlerësoi se një nga pasojat e pandemisë do të jetë “një botë gjithnjë ...