Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Bota

OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë. “Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë Bachelet në nisje të një sesioni të ri për të drejta të njeriut. “Ndërkohë që rriten këto kërcënime nga ambienti, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në epokën tonë”, ka shtuar ajo, teksa iu është referuar zhvillimeve klimatike “ekstreme dhe vrasëse”, sikurse vërshimet në Gjermani dhe zjarret pyjore në Kaliforni. Përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertë për klimën nga e gjithë bota do të mblidhen për dy javë në muajin nëntor në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Kl...

Policia spanjolle kap ish-kreun e inteligjencës së Venezuelës në Madrid

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit në Madrid të kreut të kërkuar të inteligjencës së Venezuelës, Hugo Carvajal. Zyrtari pritet të ekstradohet në SHBA me akuza të trafikimit të drogave. Carvajal ka qenë kreu i inteligjencës të ish-liderit venezuelan Hugo Chavez. Në pamje shihen policë me veshje të rënda që bastisin kompleksin e apartamenteve në Madrid, ku fshihej prej kohësh i kërkuari. “Ai jetonte i mbyllur, pa dalë jashtë dhe gjithmonë i mbrojtur nga njerëz të besuar”, thone autoritetet në komentin e pamjeve. Carvajal ishte zhdukur disa ditë pas ndalimit në Madrid në 2019, kur kërkesa e ekstradimit në SHBA u aprovua nga autoritetet vendase. Carvajal kishte humbur gradat e tij pas ardhjes së administratës së Presidentit Nicolas Maduro pasi doli në mbështetje të presidentit të vetëshpallur Juan Guaido në shkurt.

Donald Trump do ta drejtojë një ndeshje boksi me 11 shtator

Donald Trump do ta drejtojë dhe komentojë një ndeshje boksi të 11 shtatorit midis Evandeer Holyfield dhe Vitor Belfort në Hollywood, Florida. Ndeshja do të zhvillohet në The Seminole Hard Rock Casino të shtunën. Donald Trump Jr. do të jetë gjithashtu i pranishëm për luftën në Hollywood, Florida. Trump më parë organizoi ngjarje të tjera luftarake të drejtpërdrejta, përfshirë ato për UFC në kazinotë e tij në Atlantic City, sipas USA Today. “Unë i dua luftëtarët e mëdhenj dhe luftimet e mëdha”, tha Trump në një njoftim për shtyp përpara ndeshjes të së shtunës. “Mezi pres të shoh këtë të shtunë në mbrëmje dhe të ndaj mendimet e mia pranë rrjetës”, tha ai. Lufta fillimisht ishte menduar të zhvillohej në Staples Center në Los Angeles me Oscar De La Hoya dhe Belfort. Holyfield ndërhyri pasi De La Hoya u infektua me COVID dhe ngjarja më pas u zhvendos në Hollywood, Florida.

Europol: Belgjika dhe Holanda, qendra kryesore të kokainës

Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës në Evropë, tha të martën agjencia policore e Bashkimit Evropian – Europol. Në një raport prej 27 faqesh, të publikuar bashkë me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, Europol tha se bandat kriminale përdorin qytetet porte të Roterdamit, Hamburgut dhe veçanërisht Antverpin për të transportuar drogën në Holandë, nga ku shpërndahet pastaj në të gjithë Evropën. Kjo ka bërë që Spanja të kapërcehet si rrugë kryesore e kontrabandës, tha agjencia Europol. Sipas saj, vetëm vitin e kaluar, në Antverp të Belgjikës u kapën rreth 65.6 tonë kokainë. Në shkurt, Gjermania dhe Belgjika kapën bashkërisht 23 tonë – një sasi kjo që u cilësua si rekorde. Në raport thuhet se tregu i kokainës në Evropë u rrit kryesisht me furnizimet e shtuara nga Kolumbia, ku një marrëveshje e paqes me grupin gueril FARC, e arritur në vitin 2016, ka hapur tregun për konkurrencë. Raporti po ashtu thekson se bandat evropiane të drogës shpesh opero...

206 shkelje të hapësirës ajrore, Turqia: Po na soset durimi me grekët!

Greqia ka vazhduar të shkelë hapësirën tonë ajrore, territorial dhe statusin e ishujve të çmilitarizuar në Egje, njoftoi ministria turke e mbrojtjes, e cila kishte përgatitur një dokumentet të detajuar ku renditeshin të gjitha shkeljet në fjalë. Sipas kësaj ministrie, deri tani këtë vit, Greqia e ka shkelur 206 herë hapësirën ajrore të Turqisë, 27 herë ujrat territorial, ka pasur 95 provokime ajrore dhe 790 shkelje nga anijet në ishujt e cmilitarizuar. Ankaraja po kështu dënon me forcë përpjekjet greke për të pretenduar territory ujor maksimal në Mesdheun Lindor dhe për t`i kufizuar ujrat turke në një zonë të vogël në jug, kjo edhe pse Turqia, sic thonë zyrtarët atje, ka më shumë vijë bregdetare në Mesdhe se cdo vend tjetër i rajonit. Athina, për turqit, vazhdon me qëndrimin e saj jo legjitim dhe të pa kompromis i cili padyshim që con drejt përshkallëzimit të tensioneve, deklaroi pak kohë më parë ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili e nxiti Athinën të heqë dorë nga politikat ...

Kryeministri kanadez, Trudeau gjuhet me gurë

Udhëheqësi liberal kanadez Justin Trudeau është gjuajtur me gurë, ndërsa autobusi i tij i fushatës u rrethua nga protestues të zemëruar gjatë fushatës. Kryeministri kanadez konfirmoi më vonë se nuk ishte lënduar në incident, i cili ndodhi në London të Ontarios, në jugperëndim të Torontos. Trudeau, i cili sipas rregullave të zgjedhjeve kanadeze nuk quhet kryeministër nëse nuk vepron zyrtarisht në atë cilësi, është ndjekur nga protestuesit në disa ngjarje të fushatës, ndërsa po afron dita e zgjedhjeve federale, 20 shtator. Një ngjarje u detyrua të anulohej javën e kaluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë pasi Trudeau dhe mbështetësit e tij ishin të rrethuar nga protestuesit që brohorisnin sharje dhe poshtërime racore. Protestuesit janë të zemëruar pasi Trudeau mbështet vaksinimet kundër koronavirusit dhe ka thënë se të gjithë punonjësit federalë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 ose mund të pushohen nga puna. Ai është gjithashtu dakord me masat mbyllëse të pandemisë. Të hënën në nj...

Erdogan thirrje qytetarëve: Mos i merrni në konsideratë dezinformimet në lidhje me vaksinimin

“Qytetarët tanë nuk duhet ta marrin parasysh ndotjen informative në lidhje me vaksinat, veçanërisht atë që po përhapet në rrjetet sociale”, tha Erdogan. Presidenti turk këto komente i bëri në një fjalim në një shkollë në Stamboll me rastin nisjes së vitit të ri shkollor, ku tha se të gjithë duhet të veprojnë duke u nisur nga ideja që vendi nuk e ka më luksin që t’i privojë fëmijët nga shkolla. Erdoğan tha se vendi i tij është i vendosur ta fillojë mësimin ballë për ballë, duke shtuar se është kusht që vaksinimi të vlerësohet si arma më mbrojtëse në dispozicion kundër pandemisë. “…Ne radhitemi ndër vendet e parë për sa u përket mundësive që ofrojmë për vaksinim”, -deklaroi Erdoğan. Ai po ashtu njoftoi numri i dozave të administruara deri më tani vullnetarisht në Turqi po shkon drejt shifrës 100 milionë.

Britani, mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç

Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin ka refuzuar të japë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç vetëm për arsye shëndetësore. Trupa këshillimore shkencore ka thëne se përfitimet e vaksinimit të fëmijëve janë më të mëdha se rreziqet, por megjithatë përfitimet janë aq të vogla sa nuk rekomandojnë vaksinimin e domosdoshëm të fëmijëve për arsye shëndetësore. Por, mjekët identifikuan se fëmijët me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive dhe mëlçisë ishin në rrezik shumë më të lartë nga Covid sesa fëmijët e shëndetshëm. Komiteti këshillimor ka lënë të hapur mundësinë që qeveria britanike mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin e fëmijëve për arsye jo-shëndetësore si hapja e shkollave. Katër zyrtarëve kryesorë mjekësorë në Mbretërinë e Bashkuar tani u është kërkuar të kenë fjalën e fundit dhe të marrin në konsideratë ndikimin më të gjerë të vaksinimit, si në shkolla apo shoqëri. Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se një vendi...

“Tërheqja amerikane nga Afganistani duhet të jetë alarm që BE të krijojë ushtrinë e vet”

Pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE -së, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE -së për çështjet e jashtme, tha se kishte ardhur momenti për të krijuar një forcë ekspeditive aktive të BE -së, e përshkruar nga disa politikanë të lartë evropianë si një ushtri. “Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani do të katalizojë BE -në për të krijuar forcën e saj të përhershme ushtarake”, ka thënë shefi i politikës së jashtme të unionit, pavarësisht viteve të debatit të pafrytshëm dhe kundërshtimit nga shtetet anëtare. Janë bërë përpjekje të përsëritura për të inkurajuar bashkëpunimin ushtarak mes shteteve anëtare, shpesh të kritikuara si shembull i krijimit të kombit. Qeveritë evropiane nuk arritën të bindin SHBA-në të vonojë tërheqjen e saj ushtarake nga aeroporti i Kabulit për të siguruar evakuimin e sigurt të shtetasve të saj dhe afganëve që kishin punuar me fuqitë perëndimore. Zyrtarët e BE-së kanë vënë në dukje se kërkoheshin vetëm 5 mijë trupa për të siguruar aeroportin...

Bjellorusia pret një dërgesë të madhe armësh nga Rusia

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se vendi i tij së shpejti do të pranojë një dërgesë të madhe të pajisjeve ushtarake nga Rusia. Duke folur të mërkurën në qytetin Babrushk të Bjellorusisë, Lukashenka tha se dhjetëra avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë “ndoshta” sisteme raketore S-400, do të dërgohen nga Rusia fqinje në Bjellorusi “në të ardhmen e afërt”. Ai nuk dha detaje të tjera, por i konfirmoi raportet e mëhershme për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin. Lukashenka tha se, më 9 shtator, do të zhvillojë bisedime me Putinin në Moskë, për integrimin e mëtejshëm midis dy vendeve. Lukashenka, tash e një vit, përballet me protesta të kohëpaskohshme kundër regjimit të tij. Opozita ka refuzuar ta pranojë fitoren e Lukashenkës në zgjedhjet e gushtit të vitit të kaluar, për shkak të, siç ka thënë, manipulimit me vota. Vendet perëndimore gjithashtu kanë refuzuar ta njohin Lukashenkën si president legjitim dhe kanë vendosur një varg sanskion...

Kina ua ndalon të rinjve të luajnë video lojëra më shumë se tre orë në javë

Personave nën moshën 18 vjeçare në Kinë, do t’iu kufizohet orari në video lojëra. Të rinjtë do të jenë në gjendje të luajnë vetëm një orë në ditë, nga ora 20:00 të premteve, të shtunave dhe të dielave. Rregullat e reja të rrepta u shpallën nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, pasi prindërit raportuan se varësia nga video lojërat po pengonte në studimet dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Krijuesve të lojërave do t’u kërkohet të krijojnë sisteme verifikimi kundër varësisë dhe emrit të vërtetë dhe t’i zbatojnë ato ‘me vendosmëri’. Rregullatori i lojërave kineze, Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimit tha se do të rrisë inspektimet e kompanive për të siguruar që afatet kohore po zbatohen. Ai shtoi se prindërit dhe mësuesit mund të luajnë role kyçe në frenimin e varësisë nga lojërat. Një zëdhënës i administratës tha: ‘Adoleshentët janë e ardhmja e atdheut tonë. Mbrojtja e shëndetit fizik dhe mendor të të miturve lidhet me interesat vitale të njerëzve dhe lidhet me kultivimin e ...

Lajme SHBA përfundon tërheqjen e trupave nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr trupat ushtarake nga Afganistani. Avionët e fundit anë larguar të hënën njoftoi komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Frank McKenzie, në Pentagon. Largimi shënon fundin e një daljeje të rëndë, kaotike dhe të përgjakshme nga lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara, raporton CNN përcjell Klankosova.tv. “Unë jam këtu për të njoftuar përfundimin e tërheqjes sonë nga Afganistani dhe përfundimin e misionit ushtarak për të evakuuar qytetarët amerikanë, shtetasit e vendeve të treta dhe afganët e cenueshëm”. Gati 20 vjet pasi SHBA-të pushtuan Afganistanin për t’u hakmarrë ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, e goditjen ndaj Al Kaedës dhe talebanëve, të cilët pritën Osama bin Ladenin, një administratë tjetër amerikane po e lë vendin në kontrollin e militantëve talebanë të cilët ende mbajnë lidhje të ngushta me Al Kaedën dhe organizatat e tjera terroriste. Edhe pse Biden tërheq SHBA-në nga Afganistani ...

Singapori vendi më i vaksinuar në botë

Me një popullsi prej 5.7 milion banorësh, Singapori është vendi i parë në botë që ka vaksinuar 80% të popullsisë, kundër COVID-19. Sipas zyrtarëve, ky shtet ka krijuar terrenin për lehtësimin e mëtejshëm të frenimit të rasteve te reja. “Ne kemi kapërcyer një tjetër moment historik, ku 80% e popullsisë sonë ka marrë regjimin e plotë të dy dozave,” tha Ministri i Shëndetësisë i Singaporit Ong Ye Kung në një postim në Facebook. Kjo do të thotë që Singapori ka bërë një hap tjetër përpara për ta bërë veten më elastikë ndaj COVID-19. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters kjo i jep qytetit-shtetit të vogël shkallën më të lartë në botë të vaksinimeve të plota. Vendet e tjera që kanë norma të larta vaksinimi përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguaj dhe Kili, të cilat kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 70% të popullsisë së tyre. Singapori, i cili filloi fushatën e tij të vaksinimit në janar, u mbështet kryesisht në vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Uragani Ida godet brigjet juglindore të SHBA

Më i fuqishmi në 150 vite, banorët braktisin shtëpitë Ashtu siç pritej brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga uragani Ida. Me një forcë shkatërrimtare e gjeneruar nga një shpejtësi mbi 240 kilometra në orë, uragani ka prekur shtetin federal të Luizianës. Autoritetet parashikojnë të jetë uragani më i fuqishëm në 150 vitet e fundit, edhe më i fortë se Katrina që në vitin 2005 u mori jetën 1800 banorëve të Nju Orlinsit. Presidenti Joe Biden tha se Ida do të ishte “kërcënues për jetën” duke apeluar për të lënë shtëpitë. Më shumë se 300,000 familje në Luiziana janë pa energji elektrike. Uragani pritet të sjellë me vete shira të dendur që parashikohet të shkaktojnë përmbytje masive e shkatërrime të mëdha. Prej ditësh, Ida që është ende duke grumbulluar fuqi, ka goditur edhe ishuj të tjerë të gjirit të Meksikës, mes të cilëve edhe Xhamajkën.

Gazetari afgan që po strehohet te “Qyteti Studenti” tregon pse ra Afganistani

Në Afganistan ai punonte si gazetar në njërën prej gazetave më të lexuara atje, por tani po strehohet në “Qyteti Studenti”, pasi talebanët rrëmbyen shtetin dhe në Kabul ka bombardime të frikshme. Ai duket mjaft i tradhtuar nga qeveria afgane, e cila u largua pasi talebanët mësynë në të gjithë vendet në Afganistan. Sipas tij ata ishin shumë të korruptuar edhe pse në media artikulimi për luftën kundër korrupsionit nuk mungonte. Pas zhgënjimit të madh me qeverinë e Afganistanit, gazetari për “A2cnn”, thotë se kohët e fundit u ndodhen mes dy zjarresh; nga njëra anë rënia e shtetit brenda pak orësh dhe nga ana tjetër ardhja e talebanëve me gjithë platformen e tyre që sipas tij është totalisht kundër të drejtave të njeriut dhe kjo ishte edhe arsyeja pse ne vendosëm të largoheshim pasi shpresa atje vdiq. Aktualisht ai është vetëm me gruan e tij, pasi familja e nuk gjeti asnjë mënyrë për t’u larguar duke u dorëzuar plotësisht në duart e talebanëve, dhe me frikën se çdo ditë mund të jetë e fund...

Evakuohen 16 mijë persona në 24 orë nga Kabuli

Talebanët refuzuan të shtyjnë afatin përtej 31 Gushtit Rekord evakuimesh nga Afganistani në 24 orët e fundit. Vetëm amerikanët larguan përmes aeroportit të Kabulit mbi 10 mijë njerëz, shumica ish-bashkëpuntorë të NATO-s dhe afganë që refuzojnë regjimin e talebanëve. Gati 6 mijë të tjerë u evakuuan nga trupat e partnerëve të tjerë perëndimorë si Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca e Spanja. Aleatët intensifikuan operacionet e evakuimit, pas shqetësimit të shprehur veçanërisht nga Britania e Madhe se është i pamundur evakuimi i të gjithë shtetasve të huaj dhe bashkëpuntorëve afganë brenda 31 Gushtit, duke kërkuar shtyrje të afatit. Por talebanët refuzojnë, duke e konsideruar shtyrjen e afatit, zgjatje të pushtimit të NATO-s. Liderët e vendeve të G7-ës do t’a diskutojnë këtë të martë propozimin e Kryeministrit Boris Johnson, që pavarësisht se nuk përjashtohet si mundësi nga Presidenti amerikan Joe Biden, ka pak gjasa të ndodhë. Londra ka paralajmëruar se shumë bashkëpuntorë afganë...

22 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Tennesse

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në shtetin amerikan të Tennessee. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për më shumë se 50 njerëz në qarkun rural Humphreys, i cili ndodhet në perëndim të Nashville. Përmbytja e madhe e cila filloi të shtunën, duke zhytur rrugë të tëra dhe duke prishur linjat telefonike dhe të atyre të rrymës, raporton BBC. Punonjësit e urgjencës po kërkojnë derë më derë në zonat më të goditura, me shpëtimtarët që po kalojnë nëpër mbeturinat e shtëpive të goditur nga përmbytja. Emrat e të zhdukurve janë shënuar në një tabelë njoftimesh në një qendër emergjence në Qarkun Humphreys, me të afërmit që kanë frikë nga më e keqja. Në faqen e qarkut në Facebook, njerëzit kanë kërkuar me dëshpërim çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e miqve dhe të afërmve të tyre të zhdukur. “Mbesën time e morri uji”, shkroi një grua. “Familja e saj është ende në kërkim të saj. Ata u thanë se ajo u gjet, por nuk ishte ajo”. “Un...

Berlini, qyteti i përjetshëm i spiunëve

Një punonjës i ambasadës britanike në Berlin u arrestua pasi ka spiunuar në favor të Rusisë. Duket si lajm nga koha e Luftës së Ftohtë, por është “business as usual”. Sidomos në Berlin, ku spiunazhet kanë traditë. David S. quhet personi që u arrestua më 10 gusht në Pocdam nga punonjësit gjermanë të kundërzbulimit, BKA. Arsyeja e urdhër-arrestit jepet me katër fjali nga Prokuroria: “David S. ka punuar deri në momentin e arrestimit si punonjës lokal në ambasadën britanike në Berlin. Ai i ka dorëzuar një përfaqësuesi të shërbimit sekret rus, të paktën një herë dokumente që i kanë rënë në dorë gjatë punës. Si shpërblim për këtë, i fajësuari ka marrë para në dorë në një sasi që nuk dihet. Arrestimi është bërë pas hetimeve të përbashkëta të autoriteteve gjermane dhe britanike.” Shtypi berlinez ka shumë pyetje Rast spektakolar? Aspak. Kryetari i Komisionit për çështjet me jashtë të parlamentit britanik, Tom Tugendhat, e vlerëson të dyshuarin si peshk të vogël, thuhet në një lajm të agjencisë ...

Çfarë biseduan për 30 minuta kryeministri grek dhe Erdogan?

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilluan këtë të premte një bisede telefonike. Sipas mediave greke, ata biseduan për zhvillimet në Afganistan dhe për presionet e mundshme për pranimin e emigrantëve, duke qenë se si Greqia ashtu edhe Turqia përballen me të njëjtat sfida. Gjatë telefonatës që zgjati rreth 30 minuta, dy liderët ranë dakord për të mbështetur vendet fqinje të Afganistanit, në mënyrë që afganët të qëndrojnë sa shumë të jetë e mundur pranë shtëpive të tyre. Në fund mësohet se Mitsotakis dhe Erdogan biseduan edhe për krizën klimatike dhe në veçanti zjarret e shumta që përfshinë të dy këto shtete përgjatë muajve të fundit duke e vënë theksin tek fakti se është një sfidë që i përket të gjitha vendeve të Mesdheut.

Steinmeier: Edhe Gjermania është fajtore për situatën dramatike në Afganistan

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se Gjermania është gjithashtu fajtore për situatën dramatike në Afganistan. “Këto ditë në Afganistan, ne po përjetojmë një tragjedi njerëzore për të cilën ne vetë jemi fajtorë. Është një pikë kthese që po na trondit dhe që do të ndryshojë botën,” tha presidenti gjerman. Ai tha se imazhet dramatike nga Kabuli dhe ngjarjet në Afganistan “nuk lënë askënd indiferent”. “Fotografitë e dëshpërimit nga aeroporti i Kabulit janë një turp për politikën e Perëndimit”, tha Steinmeier në një konferencë shtypi në Berlin. Ai tha se Gjermania tani duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të shpëtuar qytetarët gjermanë nga Afganistani, por edhe të gjitha ato gra dhe burra afganë që kanë ndihmuar misionin gjerman prej vitesh. Në të njëjtën kohë, Steinmeier po kërkon të gjejë mënyra me të gjithë partnerët për të ndihmuar ata që tani janë të kërcënuar me vdekje dhe dhunë në Afganistan, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për “shumë gra të guximshme”...