Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shqipëri

Baza ushtarake në Gjadër të Lezhës ndër 5 më sekretet në botë, një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur

Shumë baza ushtarake – ose jo – fshehin mistere të panumërta në botë, mes teorishë të shumta konspirative dhe sekreteve ushtarake. Së fundmi, në një renditje për pesë baza ushtarake ndër më sekretet në botë, të zhvilluar nga media e specializuar në fushën ushtarake, “Sofrep”, është radhitur edhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës. Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Briani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji. Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste. E ndërtuar në një shpat mali, ajo përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi. Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë. Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të thepisjes së terrenit ku ndodhet. Një lëvizje e gabuar ...

Një tjetër qytet shqiptar pritet të ndryshojë emrin për ta larguar emërtimin sllav

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, Çorovoda është nisma e radhës. Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvendësohet me qyteti Skrapar. Pritet që nisma të kalojë në këshillin bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji. Nisma do të udhëhiqet prej kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës. Bashkia Skrapar së bashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit./tch

Shqipëria do strehojë mbi 2 mijë afganë në Qytetin Studenti dhe hotelet e Durrësit

Në Shqipëri do të strehohen të paktën 2 mijë afganë, ata janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATOS dhe po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre. Burime të besueshme i thanë TCH se po punohet ethshëm për të siguruar edhe strehimin e tyre në Durrës por edhe në Tiranë. Burimet të besueshme thanë se janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues. Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet. Ndërkohë që, në aeroportin e Kabulit avionët janë duke u mbushur me afganë që po largohen me shpejtësi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit. Shqipëria dhe Kosova ju përgjigjën menjëherë thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar afganët që rrezikojnë jetën në Afganistan.

Peleshi u bën thirrje udhëtarëve: Kujdes kur kaloni nga Kalimash

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të kenë kujdes kur kalojnë nga Kalimashi pasi situata me zjarret është mjaft e vështirë. Peleshi mes tjerash bën të ditur se në ndihmë të forcave zjarrëfikëse shqiptare kanë ardhur edhe nga Kosova dhe po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll për të mos depërtuar në tunel, njofton Klankosova.tv. “Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, është shprehur Peleshi.

Shqipëria vendos karantinë për shtetasit e Maqedonisë dhe Greqisë

Komiteti i Ekspertëve të Shqipërisë, në mbledhjen e tij të fundit vendosi të aplikojë një karantinë 14-ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Masa e karantinës do të nisë nga dita e nesërme dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 maj. Sipas Mira Rakacollit, një masë e tillë merret pasi këto vende fqinje kanë ende shifra të larta ditore të infektimeve. “Situata është drejt përmirësimit dhe ai vjen si pasojë e masave të propozuara në kohën e duhur dhe nga një bashkëpunim më i mirë nga qytetarët sidomos me mbajtjen e maskave dhe të distancimit. Ka filluar të ndihet dhe procesi i vaksinimit masiv. Por në rajon situata paraqitet ndryshe, fqinjët tanë kanë raste të shtuara dhe vdekshmëri më të lartë. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke parashikuar faktorët. Mosrespektimi i masave nga disa subjekte mund të çojë në rritjen e rasteve. Po ashtu edhe festa e Pashkëve, pasi ka një lëvizje të njerëzve dhe nga vendet...

SULM TERRORIST NË NJË XHAMI NË TIRANË, 6 TË LËNDUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë muaj të shenjtë të të gjithë besimtarëve myslimanë, atë të Ramazanit. Një person ka hyrë me një thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe ka qëlluar me thikë 6 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes, transmeton TCH. Autori Rudolf Nikolli 34 vjeç nga Burreli është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Zaev thirrje shqiptarëve: Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të votojnë për kryeministër Edi Ramën dhe kandidatin maqedonas Vasil Sterjovski. “Në lisën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas dhe prej dy vitesh është pjesë e Parlamentit në Shqipëri. Dita kur Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në Parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që në 25 prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe Partinë Socialiste”, theksoi Zaev në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale nga Vasil Sterjovski, i cili prej dy vitesh është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. VIDEO https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221685974112156...

Ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit. Prandaj, në këtë njësi mësimore theksohet nevoja e marrjes së masave për të kthyer natalitetin në suaza normale apo të stimulohet nataliteti te maqedonasit, meqë siç thuhet, shpërpjesëtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative në planin politik, ekonomik dhe social. Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete. Libri i Soc...

Gjoba 110 milionë euro, reagimi i fortë i Bashës: Po përgatisim ligjin që dëmin ta paguajë Rama

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. Dy janë njerëzit që Lulzim Basha akuzon për këtë faturë, Edi Rama dhe sekretari i përgjigjëm i tij, Engjëll Agaçi. Por cfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse vjen në pushtet? Mbrëmjen e sotme te Syri.Tv lideri demokrat tha se kanë nisur konsultimet me ekspertë vendas dhe të huaj për të miratuar një ligj që kalon përgjegjësinë financiare si individuale. Sipas Bashës, kjo do të thotë që fatura me ligjin që PD-ja pretendon të miratojë kur të vijë në pushtet, do të paguhet nga Edi Rama dhe jo shqiptarët. “Një nga masat që do të marrim do të jetë përgjegjësi personale, përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme shtetit. Rasti i Becchettit është fare i qartë. Përfaqësuesi i Ramës i tha ndrysho linjën editoriale dhe do të lëmë të jetë, sot Engjëll Agaçi duhet të ishte arrestuar dhe kryeministri duhet të ishte marrë i ...

Elez Biberaj- Mapo nesër: Sistemi në Shqipëri është prishur, shtet njëpartiak

Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus mesazhin e fortë nga Elez Biberaj për vendin tonë. Një mesazh i fortë vjen nga Uashingtoni në konferencën për 30-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, nga Drejtori i VOA për Euro-Azinë. Biberaj ngre shqetësimin se rrëshqitja e Shqipërisë prej standardeve demokratike është dëmtuesi më i madh i raporteve me partnerin strategjik, SHBA. Sipas tij, këto marrëdhënie s’mund të merren të mirëqena e statike, por duhet punuar çdo ditë për to. Ai vlerëson se zgjedhjet e 25 prillit dhe plotësimi i kritereve për votë të lirë e të ndershme, janë një gurë prove

Shpëtim Idrizi: Me fitoren e opozitës në Shqipëri, do të fitojnë të gjithë shqiptarët!

Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Me kryetarin e PDIU do të bashkëbisedojmë për zgjedhjet në Shqipëri, qeverisjen e Edi Ramës dhe se çka pritet të ndodh pas zgjedhjeve më 25 Prill. – Si e vlerëson qeverisjen e Edi Ramës? – Si po shkon fushata parazgjedhore në Shqipëri? – Cila është marrëveshja mes PDIU dhe PD-së? – Çka pritet të ndodh pas zgjedhjet parlamentare? Për t’i mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve nga Shpëtim Idrizi, ndiqeni intervistën e plotë më poshtë: