Thonë që, kalaja rrëmbehet nga brenda! Kur rrebelohen “oficerët” për ta rrëmbyer kalanë nga brenda, kjo është tradhëti! Kur i hapen portat e kalasë për ta futur një “oficer të diskutueshëm”, kjo është pakujdesi fatale. Në të dy rastet kemi të bëjmë me shkelje të besës! Kulla bie në duart e komplotistëve që nuk janë asgjë tjetër përveçse marioneta
Nga Atulla Fejzuli
Në një intervistë të një media me renome ndërkombëtare, ish-reisul ulema H. Suejman ef. Rexhepi, kur u pyet rreth Forumit Rinor Islam (FRI), pat thënë: “FRI është filiale e shërbimeve sekrete maqedonase”, që i bie se, edhe udhëheqësit e kësaj “filiale” janë pjesëtarë të po këtyre shërbimeve sekrete!
Kjo “shoqatë”, është zgjatim i “shoqatës” më të hershëm anti-BFI, që njihej me emrin “Lidhja e Rinisë Islame”, si recidivë e lidhjeve-zgjidhjeve komuniste. Që të dyja “shoqata”, pa dyshim që funksiononin me motiv për ta kundërshtuar sa më shumë BFI-në, për ta dëmtuar dhe gjunjëzuar të vetmin institucion fetar islam që drejtohej nga një shqiptar! Pra, pas një periudhe të gjatë, BFI-ja sërish kthehej në duart e shqiptarëve, për më tepër, në periudhën kur ora e çështjeve kombëtare po punonte vetëm për shqiptarët! Ishte e kuptueshme përpjekja e institucioneve të ndryshme shtetërore, të cilët nuk ishin mësuar më parë që të fuqizohen aq shumë shqiptarët, përmes institucioneve e subjekteve legale në vend, që të formonin grupacione subversive dhe t’i penetronin nëpër subjekte që po drejtoheshin prej shqiptarëve. Natyrisht, edhe këta subjekte shqiptare, do të ngrisin barriera të pathyeshm kundër të gjithë “lëvizjeve” të dyshimta, që lexoheshin aq lehtësisht në angazhimin e tyre në rolin e marionetave.
Së këndejmi, edhe guximi intelektual i H. Sulejman Rexhepit për t’i emërtuar dukuritë antikombëtare dhe antifetare si “bashkëpunëtorë të UDB-së”, si “filiale të UDB-së”, si “spiunë”, “tradhëtarë” etj. etj. admirohej prej shum subjekteve dhe intelektualëve të kombit. Natyrisht, jo edhe prej segmenteve të caktuara antikombëtare e antifetare.
Më pastaj, do të ndërrohet strategjia. Këto dukuri devijante nuk do të merren më me subjektet kombëtare e fetare, nuk do të zhvillojnë luftë kundër tyre, por, do të bëhen “partnerë në distancë”, duke u angazhuar sidomos me “projekte kombëtare”!
Këtë karrem, me gjasë, do ta kafshoi edhe H. Sulejman ef. Rexhepi! Duke dashur që të lidhë paqe me të gjithë ata që janë në vijën e politikave fetare e kombëtare të BFI-së, si dhe me aprovim të “partisë kombëtare” (BDI-së), se çdo gjë është në rregull me këto “levizje” dhe me drejtuesit e tyre, H. Sulejman ef. Rexhepi do t’i afrojë pranë vetes drejtuesit e FRI-së, madje edhe duke ua ofruar që talentin e tyre ta shprehin institucionalisht, brend BFI-së! Ua dha Myftininë e Shkupit! Që këtu vërehet tradhëtia e drejtuesve të kësaj “shoqate”, sepse, “myftiu” i ardhshëm, Qenan Ismaili, nuk e kishte plotësuar asnjë kriter të paraparë me Kushtetutën e BFI-së për zgjedhjen e myftive. H. Sulejman ef. Rexhepi u tradhëtua nga Qenan Ismaili (dhe nga shërbimet profesionale të BFI-së), i cili, nuk e kishte hallin që të zgjidhet myfti, por, me gjasë po interesohej që ta tradhëtojë Sulejman Rexhepin, t’i hakmerret atij, ta rrënojë e poshtrojë dhe, në sytë e tij të nisë e ta FRIzojë tërë Myftininë e Shkupit.
Qenan Ismaili asnjëherë nuk e ka dashur BFI-në, Institucionin e vetëm islam në vend. Gjithnjë ka punuar kundër saj, ka pasur strategji të porositur, përmes së cilës është angazhuar që ta dëmtojë, deri në shkatërrim, ta uzurpojë ndonjë organ të saj me bazë të fuqishme financiare, me qëllim që t’i shtyjë përpara projektet që do t’i ofrohen faza-faza.
Se nuk e do BFI-në, se do t’ju dalë të gjithëve dardhë me bisht, kjo po dëshmohet me levizjet e tij të fundit! Zyret e Myftinisë i ka shndërruar në zyre legale të FRI-së, drejtuesit e kësaj “shoqate” shihen në “saf të parë”, përkrah hoxhallarëve dhe nëpunësve zyrtarë, në të gjitha eventet pseudo-fetare që i organizon Qenan Ismaili.
Tani është në përpjekje të bindjes dhe ndërgjegjësimit të hoxhallarëve të Shkupit se, që të gjithë janë aktivistë të FRI-së. Ata nuk duhet të kërkojnë t’u paguhen sugurimet pensionalo-invaldor; ata nuk guxojnë të kërkojnë ngritje të rrogave, sepse nuk ka para. Para mund të ketë vetëm për ndonjë akomodim të hoxhallarëve të Shkupit në ndonjë “seminar” që organizohet në hotele lluksoze të qyteteve të tjera të vendit (thuase takime dhe evente të tilla nuk mund të organizohen nëpër xhami, ë!) Prej nga gjithë ajo pare?! Kur Qenan Ismaili vërenë se që të gjithë hoxhallarët e Shkupit pranojnë që të jenë marionetë e tij, atëherë fare të lehtë e ka që t’i hyjë “reformave kadrovike” brenda organit të BFI-së – Myftinisë së Shkupit!
Qenan Ismaili tashmë ka nisur me të madhe FRIzimin e Myftinisë! Nëpunësit fetarë që i konsideron se janë “aleta të Mulla Sulës”, po i dëbon nga puna, duke ua zëvendësuar vendin e punës dhe duke i mbajtur sa më largë Myftinisë. Në vend të tyre po punëson aktivistë dhe drejtues të FRI-së! Ngjashëm si këta nëpunës, do ta pësojnë edhe shumë hoxhallarë, sepse që të gjithë janë punësuar me dekret të H. Sulejman ef. Rexhepit dhe, si të tillë, truri invalid i Qenan Ismailit që të gjithë i llogaritë si “aleta të Mulla Sulës”!
E tërë kjo po ndodhë në sy të Shaqir Fetait dhe me bekimin e tij! Sepse vetë ai është idhtarë më i madh i drejtuesve të dofarë “forumeve rinore” të dyshimta, të cilët kurrë nuk kanë denjuar që ta ndihmojnë BFI-në me “aftsitë” e tyre, por, gjithnjë kanë qenë oponencë e formuar prej të huajve, dhe, për momentin, vetëm sa janë të lirë të frymojnë në habitatin e tyre, derisa të riorganizohen e të përforëcohen. Synimi i tyre është që, të grabisë kush të mundet sa të mundet nga organet e BFI-së dhe ta fragmentarizojnë e ta sektarizojn BFI-në deri në zhdukje totale të këtij Institucioni. Prandaj sot po na regjistrohen lloj-lloj “bashkesi fetare” e “grupe religjioze” me pretendimet se, shumë shpejt do të bëhen “të vetmet institucione fetare islame në vend”!
Këtë mision e ka Shaqir Fetai dhe, në shërbim të këtij misioni është Qenan Ismaili.
Akoma nuk keni parë gjë! Degradimi po vjen! Marionetat e lëngshme të Shaqir Fetait dhe të Qenan Ismailit do të futen në ngrirje të frigoriferëve, për të tjera shfaqje!
Tash është koha e shërbimeve sekrete dhe e “kurbanëve” të tyre!
Comments
Post a Comment