Skip to main content

Masat e reja në Maqedoni, punëtorët e pavaksinuar rrezikojnë vendin e punës


Përderisa masat shtrënguese do të hynë në fuqi nga 16 gushti për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, nuk dihet nëse të njëjtin hap mund ta marrin privatisht edhe kompanitë për vendet e tyre të punës. Shumë afaristë dhe biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejtë në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i deltas. Sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private.

“Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se punëdhënësit nuk kanë të drejtë ligjore t’i obligojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen, por apelojnë që në mënyrë vullnetare të mirëkuptojnë dhe të gjithë punëtorët, të cilët janë të angazhuar në sektorin privat dhe publik të vaksinohen për të mirën e shëndetit kolektivit”.

Nga kjo Lidhje thonë se punëdhënësit në vend që t’i kushtëzojnë punëtorët duhet t’i stimulojnë duke u respektuar të drejtat e tyre, por pa cenuar gjendjen shëndetësore të tjerëve. Sllobodan Trendafilov tha se firmat private në vend që t’u japin së paku ditë të lirë me pagesë në ditën kur punëtorët e tyre kanë për t’u vaksinuar, ata u bëjnë presion që mos të vaksinohen në orar të punës dhe kjo nuk u lë hapësirë punëtorëve që të gjejnë të hapura pikat e vaksinimit pas përfundimit të punës.

“Asnjë nga sindikatat nuk kanë treguar një zgjidhje të tillë të situatës as përmes marrëveshjeve kolektive, ne si përfaqësues të punëtorëve do të kujdesemi që të drejtat e tyre të jenë të mbrojtura dhe të mos lejojmë në asnjë mënyrë që punëdhënësit të manipulojnë apo të qohen në situatë për të rrezikuar vendet e tyre të punës”, pohoi Sllobodan Trendafilov, Lidhja Sindikatave të Maqedonisë.

Ndërkaq nga Oda Ekonomike Veri-Perëndimore e Maqedonisë thonë se kompanitë mund t’u kërkojnë por jo edhe t’i detyrojnë punëtorët që të vaksinohen. Vaksinimi kundër korona virusit, sipas tyre, bëhet mbi baza vullnetare, dhe nuk do të lejojnë ta bëjnë të detyrueshëm nga afaristët. Lidhur me paraqitjen e llojeve të reja të virusit dhe shtrëngimi i masave sipas Odës Ekonomike lë edhe bizneset në pasiguri me rrjedhojën e pandemisë dhe sugjerojnë të ketë kontrolle të shtuara Nga Inspektorati Shtetëror i Punës, që të parandalohet përhapja e po të njëjtit, mirëpo në asnjë mënyrë të lejohet edhe një mbyllje totale.

Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë ...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...