Skip to main content

Filipçe: Më shumë se gjysma e të hospitalizuarve në Tetovë kanë qenë në ahengje


Nga 15 gushti në Maqedoninë e Veriut do të ketë masa të reja shtrënguese për mbrojtje më të madhe nga COVID-19. Rritja e rasteve të reja bëri Qeverinë që mbrëmë të sjellë vendim për restrikcione të reja. Për këto në mëngjes foli ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se këto masa të reja vijnë si pasojë e mosrespektimit të masave aktuale për organizimet në ambiente të mbyllura.

“Problem është mosrespektimi i protokolleve, jo ngjarjet që organozohen”, tha Filipçe, duke treguar paraprakisht që Qeveria ka vendosur që “pas 15 gushtit të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe festimet në ambiente të mbyllura dhe nga 16 gushti detyrimisht të tregohet certifikatë vaksinimi me të paktën një dozë për ata qytetarë që duan të marrin pjesë në ngjarje në ambiente të mbyllura”.

Filipçe më tej tregoi se Tetova është qyteti më kritik, ku hospitalizohen më së shumti qytetarë.

“Më shumë se gjysma e pacientëve të hospitalizuarve në Tetovë kanë qenë në ahengje dhe festa”, tha ministri, duke shpjeguar se pas Tetovës, qytetet me më shumë të reja janë në Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë e Kavadar, ndërsa në qytetet e tjera nuk ka presion shumë të madh.

Numri i rasteve me llojin Delta po rritet edhe në vendet e rajonit, tha Filipçe, duke shtuar se vaksina mekanizmi i vetëm me të cilin mund ta ndryshojmë situatën në vend.

“Nga numri i përgjithsëm i të shtruarve në spitale, nën 10% janë pacientë që janë vaksinuar me dy doza dhe nuk janë në gjendje kritike”, tha Filipçe, duke sqaruar se vaksina për 20 herë e ulë rrezikun e vdekshmërisë.

U shpreh po ashtu se në vend ka vaksina të mjafrueshme, rreth 400 mijë doza, andaj apeloi për vaksinim sa më të madh, duke shtuar se nuk mund të jetojmë me masa shtrënguese.

Comments

Popular posts from this blog

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë ...