REXHEPI: DËSHMUAM SE NUK JEMI SI BDI-JA, FTOJMË PARTINË E AHMETIT TË MOS BËHET PJESË E LOJËRAVE ANTI-SHQIPTARE
Kordinatori i grupit parlamentar i ASH-AAA-së, Skender, Zejdi Rexhepi nëpërmes një statusi ka lëshuar “thumb”, për partitë e pushtetit konkretisht për Bashkimin Demokratik për Integrim, njofton News33.
Rexhepi tha se shumica parlamentare nëpërmes vazhdimit të gjendjes së krizës, SDSM, VMRO dhe BDI tentuan sot ta kontrabandojnë ligjin për shtyrjen e regjistrimit.
Rexhepi u dërgoi porosi kolegëve deputet se koalicioni nuk i ngjanë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ka ftuar partinë e Ahmetit të mos bëhet pjesë e lojërave anti-shqiptare.
Statusi i plotë i Rexhepit:
“Përmes vazhdimit të gjendjes së krizës, SDSM, VMRO dhe BDI tentuan sot ta kontrabandojnë ligjin për shtyrjen e regjistrimit. Ne vetëm ua dëshmuam se nuk jemi BDI, nuk mund të shtyhet regjistrimi dhe as nuk tërheqim amendamentet derisa të zgjidhet përfundimisht problemi me shtetësinë. Sa më shpejtë e kuptoni këtë aq më mirë do të bëhet për të gjithë. Ftojmë BDI-në që të mos bëhen pjesë e lojrave anti shqiptare. Nëse janë të shantazhuar dhe detyruar të pranojnë edhe vendime më të rënda ju sigurojmë se do t’i mbrojmë̈ si nga SDSM ashtu edhe nga VMRO-DPMNE, vetëm mos bëni pazare më të mëdhaja dhe më të dëmshme në kurriz të shqiptarëve. Sa për regjistrimin, tema u mbyll. Nesër regjistruesit duhet të dalin në terren dhe procesi mund të vazhdojë. Çdo vendim tjetër pas 1 prillit do të jetë si ai i vitit 2011 dhe do të procedojmë lëndën “Regjistrimi 2”, ka shkruar Rexhepi./News33/

Comments
Post a Comment