Skip to main content

Posts

BE-ja ndihmë financiare për të goditurit nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian do të sigurojë 140.000 euro mjete humanitare për t’u ndihmuar familjeve më të goditura dhe atyre të cilët ishin në radhët e para në luftën me zjarret të cilat shpërthyen në Maqedoninë e Veriut kah fundi i korrikut. Këto mjete nga BE-ja janë mbështetur edhe nga Kryqi i Kuq nacional, i cili do të ndihmojë në dërgesën e ndihmës së nevojshme, duke përfshirë ushqim dhe prodhime tjera bazë. Shfrytëzuesit e kësaj ndihme humanitare do të jenë 12.600 persona të goditur. Një pjesë e mjeteve humanitare janë ushqim dhe pako higjienike, pako për foshnje, sete për ndihmën e parë, dyshekë, shtretër dhe aparate për kuzhinë. Gjithashtu, do të vazhdojë mbështetja për ekipet e zjarrfikësve që veprojnë në terren. Mjetet janë pjesë e kontributit të përgjithshëm të BE-së për ndihmë urgjente gjatë katastrofave (DREF) të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe (IFRC). Nga 30 korriku i këtij viti, shteti ynë ishte goditur nga vala e nxehtë që rezultoi me zjarre të mëd...

Zjarr në lagjen Autokomandë, digjet një ndërtesë

Zjarri në lagjen Autokomandë në Shkup. Një ndërtesë e braktisur u dogj aty ku dikur ishte fusha e orizit, përballë zjarrfikësve në Shkup. Shefi i departamentit të zjarrfikësve në Shkup, Vladimir Simonovski, tha se zjarri u lokalizua në 15 minuta. Ne jemi duke punuar për shuarjen e tij. 20 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë në terren”, tha ai. “Struktura e çatisë ishte djegur tërësisht, situata ishte pak e vështirë sepse nuk mund të kishim qasje në ndërtesë nga asnjëra anë, ishte një ndërtesë murature e vjetër dhe struktura e kulmit ka rënë. Askush nuk u lëndua nga ky zjarr. Kishte një njoftim se ishte një i pastrehë që jeton pranë ndërtesës por ne kontrolluam zonën së bashku me policinë dhe nuk gjetëm asgjë”, tha Vladimir Simonovski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta.

Ekspertët: Të mbyllen spitalet modulare!

Ndësa prokuroria heton më shumë aspekte për shkaqet e zjarrit në Tetovë, ekspertët e sigurisë sugjerojnë që shteti ndoshta duhet të mbyllë përkohësisht spitalet modulare. Për ditë të tëra publiku nuk ka informacione as nëse këto departamente të KOVID është bërë mbikëqyrje. Profesori nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, Cane Mojanovski beson se Qeveria duhet t’i sigurojë qytetarët se objektet janë të sigurta përkundër të gjitha lëshimeve të mundshme. “Edhe këtu, autoritetet shtetërore duhet të jenë pa kompromis ndaj dispozitës – Nëse duhet të mbyllen – të mbyllen! Diçka më të mirë mos ka vallë, mos shkakton rrezik, sesa të keni diçka që do ta zvogëlojë sigurinë e qytetarëve ose mosbesimin në institucione. Në këtë mënyrë, e kemi rritur më tej mosbesimin ndaj institucioneve.”- deklaroi Cane Mojanovski, Fakulteti i Sigurisë – Shkup. Ne gjithashtu presim ndihmë nga Gjermania për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Megjithatë, nga Qeveria as sot nuk treguan saktësisht se kur më në fund d...

Nusja nga Gostivari kërrcënon se do ta kalle shtëpinë

Dje rreth orës 18:10 minuta, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin A.Sh. (31) nga Gostivari, i cili dhjetë minuta më parë kishte kishte patur një zënkë verbale me nusen e vëllaut të tij dhe e kishte kërcënuar se do t’i vinte zjarrin shtëpisë, njofton Observeri duke u thirrur në informacione të Policisë. Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë. “Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë Bachelet në nisje të një sesioni të ri për të drejta të njeriut. “Ndërkohë që rriten këto kërcënime nga ambienti, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në epokën tonë”, ka shtuar ajo, teksa iu është referuar zhvillimeve klimatike “ekstreme dhe vrasëse”, sikurse vërshimet në Gjermani dhe zjarret pyjore në Kaliforni. Përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertë për klimën nga e gjithë bota do të mblidhen për dy javë në muajin nëntor në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Kl...

464 raste të reja dhe 23 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.553 testime ndërsa janë regjistruar 464 raste të reja me kovid-19. Rastet janë evidentuar në Shkup-225, Kumanovë-42, Strumicë-35, Shtip-27… Në 24 orët e fundit janë shëruar 435 pacientë. Si pasojë e komplikimeve të shkaktuar nga virusi korona, jetën e kanë humbur 23 persona.

Liverpool synon fitoren kundër Leeds United, formacionet zyrtare

Liverpool do të luajë me Leeds United, në kuadër të xhiros së katërt në Premier League. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30. Liverpuli fitoi dy ndeshje e para kundër Norwich City dhe Burnely, para se të humbnin në xhiron e tretë kundër Chelseat. Ndërsa Leeds United pas tri ndeshjeve, janë ende pa fitore, me dy barazime dhe një humbje. Skuadra e Jurgen Kloop do ta kërkon fitoren në mënyrë që të barazohet me pikë në tabelë me Manchester United dhe Chelsean që kanë nga 10 pikë. Ndërsa Leeds do ta këkojnë fitoren e parë në këtë edicion.