Skip to main content

Posts

Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

Mbetet edhe më tej i panjohur autori që mëngjesin e djeshëm tentoi prerjen e gypit që furnizon Spitalin klinik të Tetovës me oksigjen. Edhe përkundër hetimeve të kryera nga krim policia e Tetovës dhe Prokurori publik, nga policia e Tetovës thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë se kush mund të ketë qenë personi që me aktin e kryer, ka vënë në rrezik jetët e rreth 120 pacientëve me kovid, që ishin të kyçur në mbështetje oksigjen. Një ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, person deri më tani i panjohur ka tentuar që me mjet të fortë, të dëmtojë gypat e oksigjenit që furnizojnë me oksigjen pajisjet e pacientëve. I njëjti, ka arritur që të pres dy gypa të oksigjenit, por që për fat të mirë, kanë qenë gypat që kanë furnizuar me oksigjen sallat e urgjencës së re të spitalit, e cila nuk është vënë ende në funksion. Dëmi ishte sanuar gjatë ditës së djeshme.

Vetëvendosja merr përsipër gazin lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Gjatë natës së mbrëmshme në Festivalin e Birrës në Korçë, në natën përmbyllëse të këtij festivali, i ftuar për të mbajtur koncert ishte edhe këngëtari me prejardhje nga Serbia, Goran Bregoviq. E në shenjë proteste është hedhur gaz lotsjellës përgjatë koncertit, ku u preken qindra qytetarë që ishin mbledhur për të ndjekur nga afër koncertin. Ndërkohë, autorësinë e këtij sulmi duket se e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje. Kreu i Degës në Shqipëri, Boiken Abazi, ironizon se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës. Postimi i plotë i Abazit: Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviq, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “Mos e gris fustanin”, duke marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës.

22 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Tennesse

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në shtetin amerikan të Tennessee. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për më shumë se 50 njerëz në qarkun rural Humphreys, i cili ndodhet në perëndim të Nashville. Përmbytja e madhe e cila filloi të shtunën, duke zhytur rrugë të tëra dhe duke prishur linjat telefonike dhe të atyre të rrymës, raporton BBC. Punonjësit e urgjencës po kërkojnë derë më derë në zonat më të goditura, me shpëtimtarët që po kalojnë nëpër mbeturinat e shtëpive të goditur nga përmbytja. Emrat e të zhdukurve janë shënuar në një tabelë njoftimesh në një qendër emergjence në Qarkun Humphreys, me të afërmit që kanë frikë nga më e keqja. Në faqen e qarkut në Facebook, njerëzit kanë kërkuar me dëshpërim çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e miqve dhe të afërmve të tyre të zhdukur. “Mbesën time e morri uji”, shkroi një grua. “Familja e saj është ende në kërkim të saj. Ata u thanë se ajo u gjet, por nuk ishte ajo”. “Un...

Petkoviq: “Serbët e Kurtit” po shkatërrojnë unitetin serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka thënë se “kurrë nuk kanë pasur sulme të tilla të sinkronizuara ndaj unitetit serb në Kosovë. Në një intervistë për Veçernje Novosti ai theskon se ka frikë se do të kenë disa siç i quan ai “serbë të Kurtit” në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë që interesi kryesor i të cilëve është sulmi ndaj unitetit serb, transmeton Klankosova.tv. Petkoviq deklaroi se ndërsa partitë shqiptare po bashkohen në komunitetet serbe, të cilat dalin me kandidatë të përbashkët për herë të parë, disa individë me emra dhe mbiemra serbë po shfaqen në të njëjtën kohë që haptas po e shkatërrojnë unitetin serb, transmeton Klankosova.tv.

Mbi 10 mijë raste aktive në Maqedoni, prej tyre 64 për qind janë nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari

Numri i rasteve aktive të KOVID-19 në vend është 10,380, nga të cilat mbi gjysma ose 5,562 janë regjistruar vetëm në pesë ditët e fundit. Një e treta e rasteve aktive janë në Shkup – 3,421, ndërsa mbi 64 përqind janë vetëm në tre qytete – Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Spitalet në Tetovë dhe Gostivar janë të mbingarkuara, dhe çdo pacient që ka nevojë për trajtim në spital dërgohet në Shkup me njoftim paraprak. Objektet spitalore janë pjesërisht të mbingarkuara në Kërçovë dhe Strugë. Qytetarët duhet ta dinë se derisa të vaksinohemi të gjithë, kjo nuk do të ndalet dhe ky është shpëtimi i vetëm, tha dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke përsëritur se ka vaksina të të gjitha llojeve dhe në sasi të mjaftueshme. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, u regjistruan 1,250 raste të reja me KOVID -19, dhe u raportuan 22 vdekje, më 20 gusht – 1,074 raste të reja dhe 22 vdekje, më 19 gusht – 1,158 raste të reja dhe...

Aksident tragjik në Kosovë/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 18-vjeçari

Një 18-vjeçar me inicialet A.Z, ka humb jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:55 në afërsi të udhëkryqit për në fshatin Mirosale të Ferizajt, ku janë përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një kamion. “Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që qon për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore. Si pasojë e këtij aksidenti...

Berlini, qyteti i përjetshëm i spiunëve

Një punonjës i ambasadës britanike në Berlin u arrestua pasi ka spiunuar në favor të Rusisë. Duket si lajm nga koha e Luftës së Ftohtë, por është “business as usual”. Sidomos në Berlin, ku spiunazhet kanë traditë. David S. quhet personi që u arrestua më 10 gusht në Pocdam nga punonjësit gjermanë të kundërzbulimit, BKA. Arsyeja e urdhër-arrestit jepet me katër fjali nga Prokuroria: “David S. ka punuar deri në momentin e arrestimit si punonjës lokal në ambasadën britanike në Berlin. Ai i ka dorëzuar një përfaqësuesi të shërbimit sekret rus, të paktën një herë dokumente që i kanë rënë në dorë gjatë punës. Si shpërblim për këtë, i fajësuari ka marrë para në dorë në një sasi që nuk dihet. Arrestimi është bërë pas hetimeve të përbashkëta të autoriteteve gjermane dhe britanike.” Shtypi berlinez ka shumë pyetje Rast spektakolar? Aspak. Kryetari i Komisionit për çështjet me jashtë të parlamentit britanik, Tom Tugendhat, e vlerëson të dyshuarin si peshk të vogël, thuhet në një lajm të agjencisë ...