Skip to main content

Posts

Pendarovski: Ndryshimi i kufijve do të çonte në një luftë shkatërruese

Lëvizja e kufijve në Ballkan do të çonte në një luftë shkatërruese të menjëhershme, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Komentet e kreut të shtetit maqedonas vijnë pas publikimit të një “non-paper” së fundmi që mbron rivendosjen e kufijve të shteteve tashmë të formuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Dokumenti i nënshkruar, i quajtur si “non-paper” në qarqet diplomatike, propozon zgjerimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë në dëm të Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Ju nuk mund të ndryshoni kufijtë në Ballkan dhe të mos keni një të njëjtën ditë pasdite një banjë gjaku, aq e thjeshtë sa ajo”, tha Pendarovski në një intervistë për Euronews. Pendarovski tha se ai kurrë nuk do të pranonte ndryshimet e kufijve në Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se kostoja njerëzore që sjellin këto transformime është shumë e rëndë për t’u përballuar. “Shkëmbimi i fundit i njerëzve dhe territoreve afër kontinentit Evropian ndodhi në 1923 me marrëveshjen...

Etemi: Teatri aktual i Tetovës nuk ka tualet, të mos flasim për kushte të tjera

Artisti i Teatrit të Tetovës, Muzafer Etemi në Click Plus shprehu shqetësimin e tij për kushtet në Teatrin aktual të Tetovës. Ai theksoi se aty nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre artistët në mënyrë profesionale pasi që mungojnë kushtet elementare. Ai shtoi se në Teatrin aktual të Tetovës nuk ka as tualete. “Problemi kryesor në Teatrin e Tetovës është pamundësia për ta ushtruar profesionin tonë si profesionistë sepse për fat të keq aty nuk ka as tualet. Të mos flasim për gjerat tjera si grimi, garderoba, e shumë gjëra që janë të nevojshme nuk i kemi”, deklaroi artisti Muzafer Etemi në Click Plus në TV21. https://www.facebook.com/watch/?v=531333441196777

Opozita shqiptare pyet Zaevin: A ka negociata për amnistimin e 27 prillit?

Opozita shqiptare ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev, të përgjigjet nëse pjesë e negociatave me Mickovskin është edhe amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Deputetja e ASH-AAA-së Ilire Dauti në seancën për pyetje deputetësh, tha se nga zhvillimet e fundit që ndodhën, ka krijuar përshtypje më të thellë, se po tentohet të bëhet amnestimi i atyre personave që kërkonin gjakderdhje, në ngjarjet e 27 prillit. Por kryeministri Zoran Zaev, u kundërpërgjigj se në asnjë takim me Mickovskin nuk është hapur një temë e tillë. Sipas Zaev, kryetari i VMR-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nuk guxon të hapë këtë temë, pasi ndjehet bashkëpjesëmarrës në dhunën e shkaktuar në kuvend, katër vite më parë. Zaev shtoi se ai dhe gjithë të tjerët dëshirojnë që kurrë në të ardhmen të mos përsëritet ngjarje e tillë. A ishte pjesë e bisedës mes tij dhe Mickovskit pikërisht amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Unë edhe pse dilemat e para për këtë çështje i ngrita në ditën që u bë organizimi i asaj proteste, megjit...

Djali i dëshmorit: Komandant, funksionarët e BDI-së na malltretojnë dhe keqtrajtojnë

Djali i dëshmorit, njëkohësisht këshilltar i BDI-së në Komunën e Tetovë, Avni Rufati, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se funksionarët e emëruar nga BDI po keqtrajtojnë dhe malltretojnë familjarët e dëshmorëve në vendet e tyre të punës. Ai i ka shkruar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, që ta kthejë kokën dhe ta sheh se si sillen funksionarët e tij. “I nderuar Komandant, dote ju lutesha te kthenit koken pak edhe nga familjet e deshmoreve. Emeruesit tuaj neper poste gjejne menyra te ndryshme te na malltretojne dhe keqtrajtojne kur vjen puna te ne! Ata qe i keni emeru ju dhe te njejtit bashke me juve, ju kemi votuar ne!Jane po ata te cilet ne kohe zgjedhjesh dine si te sillen, shume pak kohe pas ketyre te fundit harrojne cfare eshte sjellja e mire, e nderojne shpejt ate me arrogance dhe keqtrajtim!”, ka shkruar Rufati. 

ASH: Për 27 Prillin, në burg ka një të pafajshëm dhe ai është Feta Alimi, mungojnë shumë të tjerë!

Muaj Prill në kalendarin tonë politik nuk është i zakontë. As data 27 Prill nuk është një numër i thjesht i muajit. Sado që duam ta harrojmë, këtë datë, ne nuk mundemi mos ta kujtojmë, sepse ky muaj bëri kthesën më të madhe politike, duke përmbys një regjim të ngulitur më shumë se 10 vite, po çka se ai që e pagoi çmimin më të shtrejnt të paimagjinuar ishte lideri Ziadin Sela. Sepse ai si zgjedhur i popullit, e kishte kuptuar peshën e përgjegjësisë edhe te sakrificës si deputet i popullit, dhe si lider i partisë politike. Sidoqoftë, ky moment i mishëruar i yni që karakterizohet me ne, nuk ja jep të drejtën askujt që këtë ngjarje ta shtrembojë e as ta asgjësojë. Protesta e sotme e VMRO ku kërkohej amnisti për të burgosurit e 27 Prillit, për fat të keq tregon se kjo parti nuk po e bën reflektimin e duhur dhe shumë të domosdoshëm për tu shkëputur nga politika e Gruevskit si urdhërues kryesor i kësaj ngjarje të përgjakshme e terroriste. Kjo ngjarje për ne është një plagë e pashëruar, dhe na...

Reagon ASH-AAA: Pas protestës së sotme të organizuar nga VMRO, “ora policore dhe kufizimet nuk kanë më asnjë kuptim”

“Pas protestës së sotme të organizuar nga opozita maqedonase, ora policore dhe kufizimet nuk kanë më asnjë kuptim. Pas kësaj s’ka logjikë të vazhdohet edhe më tej me kufizimet dhe orën policore. Pa dashur të ndërhyjmë në motivin e protestës, sepse kemi shumë për të thënë, por ajo që i irriton qytetarët është ora policore, sidomos në Muajin e Ramazanit, kur besimtarëve myslimanë u pamundësohet t’i kryejnë detyrimet fetare. I bëjmë thirrje komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë që sa më shpejt, që ditën e nesërme, ta shfuqizojë orën policore dhe t’i lejojë qytetarët e besimit Islam që t’i kryejnë detyrimet fetare pa pengesa,gjithashtu të fillojnë me punë edhe gastronomitë që janë të goditura nga ora policore, me çrast ngelën pa punë shumë punëtor dhe pa të ardhura materiale!” – reagon Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Shkëndija Kampione në ligën e Maqedonisë së Veriut

Klubi futbollistik Shkëndija nga Tetova pas fitores ndaj Borecit me rezultat 3-1 edhe zyrtarisht shpallet kampion në ligën e Maqedonisë së Veriut. Sot u luajt xhiroja e 29 në ligën e Maqedonisë së Veriut ku Shkëndija si vendas priti Borecin, në pjesën e parë në minutën e 13 Egzon Bejtullahi shënoi një auto gol ku ju dha përparsi miqëve dhe me rezultat 0-1 mbaroi edhe ndeshja e parë.