Skip to main content

Posts

KOHË AMATORIZMI NË LETËRSI

Për HEJZA-n flet Puntorie Muça-Ziba, shkrimtare Puntorie Muça-Ziba u lind në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar poezi për të rritur: “Rruga e mjellmës”-1987, “Sodisin yjet”-1990, “Kuku”-1977, “Rapsodi udhëtarësh”-1995, “Suita e lënduar”-2002“Suita ime”,“Vega”- 2006, “Koha e qershive”- 2018. Poezi për fëmijë: “Yllkat bisedojnë me meteorë”-1994, “Xixëllonjat luajnë valle natën”-2007, Pjesë dramatike për fëmijë: “Aventurat e princit Ujkan”-1999. Tregime për të rritur: “Shtatë vjet pritje”-1974, “Te logu i cucës”-1998, “Mjedra e egër në malin e thatë”-2003. Pjesë dramatike për të rritur: “Motrat me shirit të kuq”- e inskenuar në Shkup dhe në Teatrin Kombëtar, Tiranë 1993 -1994. “Dorotea” e botuar- 1998, “Udha e ikjes” – fitoi çmimin e tretë në konkursin “Buzuku” e botuar -2007, “Nuk martohem kësaj vere”-1999, “Zonja me celular”, monodramë, e botuar në rev...

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, u pajtuan që të mbrohen kufijtë e vendit

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të njoftimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Në takim u bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Nesër nis fushata për zgjedhjet lokal

Fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 do të nis nesër, respektivisht 27 shtator, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet me 17 tetor, përcjell Alsat. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 31 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të zgjas deri në ora 24:00 të 29 tetorit. Megjithatë zyrtarët e ndryshëm të partive veç më kanë filluar aktivitete Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve. Renditja në fletëvotim; Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM Bashki...

LETËRSIA ËSHTË MJESHTËRI

Flet për HJEZA-n Adil OLLURI, shkrimtar Adil Olluri (1984) është prozator dhe kritik letrar. Deri më tan ka botuar këto vepra artistike: “Bartësi i shpirtrave të përzënë” (roman),  “Shumë rrugë dhe një rënie” (tregime) dhe “Kthimi i profetit” (tregime), pastaj monografitë studimore nga fusha e letërsisë:  “Fytyra e tiranisë”, “Shkrimtari polimorf” dhe  “Romani postmodern shqiptar” (monografi). Adil Olluri është fitues i shpërblimit letrar ndërkombëtar “Premio Ostana Internazionale”, që jepet nga bashkia e Ostanës në Itali. Tregimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, ku vlen të cekët përkthimi në gjuhën italiane dhe botimi i tyre nga botuesi serioz italian “Edizione Ensemble”, me seli në Romë. Tregimi “Kthimi i babait” është përkthyer në njëmbëdhjetë gjuhë të huaja. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës.   HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? OLLURI: Nuk do ta trajtoja...

BREZAT E KRIJUESVE LETRARË

  Brezat e krijuesve letrar shënojnë produktivitetin dhe, pa dyshim, kualitetin letrar të krijuesve të shprehur përgjatë një periudhë kohore. Me këtë nuk synohet të emërohet etapa historike e letërsisë, e as letërsia sipas stileve estetike, por thjesht, një brez i tërë krijuesish që përfaqëson një periudhë të caktuar! A kanë shqiptarët breza krijuesish? Pa dyshim që po! Sidomos krijuesit shqiptarë të Kosovës Brezi krijues i periudhës së Rilindjes Kombëtare, nisur prej De Radës, Gavrill Darës, Çajupit, Serembes, Naim Frashërit, Migjeni e deri te Gjergj Fisha e për ta përmbyllur me Esad Mekulin, është brez që i ka vënë bazat e krijimtarisë letrare shqiptare. Periudha e kësaj krijimtarie letrare deskriptive ndjehet edhe më vonë, duke ua ofruar mundësitë e etablimit letrar krijuesve që do të shquhen si individë. Do të jetë letërsia e partizanëve, socrealiste, letërsi që do të shkruhet sipas shablloneve të sistemit totalitar dhe, si rrjedhojë, do të kemi një duzinë shkrimtarësh që do ta...

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është i pranishëm në median e shkruar me artikuj letrarë dhe kulturorë. Ka botuar vëllimin poetik "Krishti vesh me t'kuqe", novelën "Kur vdekja të na bashkojë", romanin "Marrja e gjakut", si dhe shumë tregime e poezi në revista, gazeta dhe antologji të ndryshme HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi? DUSHI: Nuk e kuptoj pse shkruajnë është futur brenda thonjëzave. Shkrimi në vetvete është një proces kompleks i cili, sigurisht nuk lidhet veç me shkrimtarët, fjalë që, po të ishte në thonjëza, do ta kuptoja arsyen. Por, përtej këtij sqarimi të nevojshëm në optikën time, besoj se e kam kuptuar çfarë synoni të më pyesni.  Në letërsi, ashtu sikurse kudo përtej leninizmit ku forma dhe përmbajtja duhet ta justifikonin njëri – tjetrin, sasia kurrsesi nuk është cilësi. Prandaj, sikur të synojmë vendosjen e ndonjë ...

KADARE, BJESHKA E NEMUN E SHPIRTIT TONË

PËR HEJZA-n flet Ballsor Hoxha, shkrimtar Ballsor Hoxha është autori dy përmbledhjeve me tregime dhe përmbledhjeve me poezi. Ku njëra prej përmbledhjeve të tij me tregime është përkthyer dhe botuar në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, së voni, ka botuar edhe një studim me disa vepra të Ismail Kadaresë. Është autor i njohur në vendet shqiptare, me karrierën e tij të shumanshme. Ka punuar në shkrimin e skenarëve me disa nga regjisorët më të njohur shqiptar, ndër të cilët është edhe Isa Qosja. Ka qenë edhe anëtar i jurisë për Qendrën Kinematograifke të Kosovës për përzgjedhjen e skenarëve të financuar nga ministria e kulturës së Kosovës. Ndër të tjera është edhe kritik dhe studiues për filmin ndërkombëtar dhe atë kosovar. Me edukim është Profesor i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Angleze dhe Amerikane. HEJZA: A mjafton fakti se sot, meqë kemi shumë shkrimtarë që “po shkruajnë”, mund të konstatojmë se po bëjmë letërsi?  HOXHA: Unë do ta kisha përmbysur këtë pyetje tuajën, gjithnjë me qël...

BE-ja ndihmë financiare për të goditurit nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian do të sigurojë 140.000 euro mjete humanitare për t’u ndihmuar familjeve më të goditura dhe atyre të cilët ishin në radhët e para në luftën me zjarret të cilat shpërthyen në Maqedoninë e Veriut kah fundi i korrikut. Këto mjete nga BE-ja janë mbështetur edhe nga Kryqi i Kuq nacional, i cili do të ndihmojë në dërgesën e ndihmës së nevojshme, duke përfshirë ushqim dhe prodhime tjera bazë. Shfrytëzuesit e kësaj ndihme humanitare do të jenë 12.600 persona të goditur. Një pjesë e mjeteve humanitare janë ushqim dhe pako higjienike, pako për foshnje, sete për ndihmën e parë, dyshekë, shtretër dhe aparate për kuzhinë. Gjithashtu, do të vazhdojë mbështetja për ekipet e zjarrfikësve që veprojnë në terren. Mjetet janë pjesë e kontributit të përgjithshëm të BE-së për ndihmë urgjente gjatë katastrofave (DREF) të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe (IFRC). Nga 30 korriku i këtij viti, shteti ynë ishte goditur nga vala e nxehtë që rezultoi me zjarre të mëd...

Zjarr në lagjen Autokomandë, digjet një ndërtesë

Zjarri në lagjen Autokomandë në Shkup. Një ndërtesë e braktisur u dogj aty ku dikur ishte fusha e orizit, përballë zjarrfikësve në Shkup. Shefi i departamentit të zjarrfikësve në Shkup, Vladimir Simonovski, tha se zjarri u lokalizua në 15 minuta. Ne jemi duke punuar për shuarjen e tij. 20 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë në terren”, tha ai. “Struktura e çatisë ishte djegur tërësisht, situata ishte pak e vështirë sepse nuk mund të kishim qasje në ndërtesë nga asnjëra anë, ishte një ndërtesë murature e vjetër dhe struktura e kulmit ka rënë. Askush nuk u lëndua nga ky zjarr. Kishte një njoftim se ishte një i pastrehë që jeton pranë ndërtesës por ne kontrolluam zonën së bashku me policinë dhe nuk gjetëm asgjë”, tha Vladimir Simonovski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta.

Ekspertët: Të mbyllen spitalet modulare!

Ndësa prokuroria heton më shumë aspekte për shkaqet e zjarrit në Tetovë, ekspertët e sigurisë sugjerojnë që shteti ndoshta duhet të mbyllë përkohësisht spitalet modulare. Për ditë të tëra publiku nuk ka informacione as nëse këto departamente të KOVID është bërë mbikëqyrje. Profesori nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, Cane Mojanovski beson se Qeveria duhet t’i sigurojë qytetarët se objektet janë të sigurta përkundër të gjitha lëshimeve të mundshme. “Edhe këtu, autoritetet shtetërore duhet të jenë pa kompromis ndaj dispozitës – Nëse duhet të mbyllen – të mbyllen! Diçka më të mirë mos ka vallë, mos shkakton rrezik, sesa të keni diçka që do ta zvogëlojë sigurinë e qytetarëve ose mosbesimin në institucione. Në këtë mënyrë, e kemi rritur më tej mosbesimin ndaj institucioneve.”- deklaroi Cane Mojanovski, Fakulteti i Sigurisë – Shkup. Ne gjithashtu presim ndihmë nga Gjermania për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Megjithatë, nga Qeveria as sot nuk treguan saktësisht se kur më në fund d...

Nusja nga Gostivari kërrcënon se do ta kalle shtëpinë

Dje rreth orës 18:10 minuta, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin A.Sh. (31) nga Gostivari, i cili dhjetë minuta më parë kishte kishte patur një zënkë verbale me nusen e vëllaut të tij dhe e kishte kërcënuar se do t’i vinte zjarrin shtëpisë, njofton Observeri duke u thirrur në informacione të Policisë. Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë. “Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë Bachelet në nisje të një sesioni të ri për të drejta të njeriut. “Ndërkohë që rriten këto kërcënime nga ambienti, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në epokën tonë”, ka shtuar ajo, teksa iu është referuar zhvillimeve klimatike “ekstreme dhe vrasëse”, sikurse vërshimet në Gjermani dhe zjarret pyjore në Kaliforni. Përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertë për klimën nga e gjithë bota do të mblidhen për dy javë në muajin nëntor në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Kl...

464 raste të reja dhe 23 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.553 testime ndërsa janë regjistruar 464 raste të reja me kovid-19. Rastet janë evidentuar në Shkup-225, Kumanovë-42, Strumicë-35, Shtip-27… Në 24 orët e fundit janë shëruar 435 pacientë. Si pasojë e komplikimeve të shkaktuar nga virusi korona, jetën e kanë humbur 23 persona.

Liverpool synon fitoren kundër Leeds United, formacionet zyrtare

Liverpool do të luajë me Leeds United, në kuadër të xhiros së katërt në Premier League. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30. Liverpuli fitoi dy ndeshje e para kundër Norwich City dhe Burnely, para se të humbnin në xhiron e tretë kundër Chelseat. Ndërsa Leeds United pas tri ndeshjeve, janë ende pa fitore, me dy barazime dhe një humbje. Skuadra e Jurgen Kloop do ta kërkon fitoren në mënyrë që të barazohet me pikë në tabelë me Manchester United dhe Chelsean që kanë nga 10 pikë. Ndërsa Leeds do ta këkojnë fitoren e parë në këtë edicion.

Xhaferi: UDHËHEQËSIT E BFI-SË NË MISION PËR TË PASTRUAR M*TIN E BDI-SË

Aktivisti Arianit Xhaferi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar i revoltuar në lidhje me vizitën që udhëheqësit e BFI-së kanë zhvilluar në familjarët e viktimave që humbën jetën në flakët e zjarrit që pushtuan spitalin në Tetovë disa ditë më parë. Sipas Xhaferit ata së bashku me kryetaren e komunës, Teuta Arifi nuk kanë shkuar për t ngushëlluar familjarët, por për të pastruar llumin që Arifi dhe qeveria kanë bërë. “Udhëheqësit e BFI-së në mision për të pastruar m*tin e BDI-së”, shkruan ai.

Shtatë kandidatë të paraqitur për kryetarë të Tetovës

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit deri në ora 24:00 të datës 11 shtator, ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve “Kandidatët për kryetar komune janë paraqitur nga partitë Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja për Shtetin dhe Drejtësinë dhe Integra”, njoftojnë nga KKZ Tetovë. Listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit u paraqitën nga dhjetë kandidatë, nëntë prej të cilëve janë nga partitë politike dhe një grup zgjedhësish. Ndër partitë janë Partia Demokratike e Turqve, Lëvizja Besa, E Majta, VMRO-Partia Popullore, PDSH, LSDM, BDI, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe një grup votuesish të kryesuar nga Hamdi Sulejmani.

Mbaroi afati për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Afati deri në të cilin partitë politike, koalicionet dhe kandidatët dhe listat e pavarura do të paraqisnin kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale më 17 tetor në Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) përfundoi sonte në mesnatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se do të shpallë numrin e saktë të listave të paraqitura të kandidatëve për zgjedhjet më së voni deri sot. Pasi Komisionet Komunale Zgjedhore të konfirmojnë zyrtarisht të gjitha kandidaturat më së voni deri më 18 shtator, ato i dorëzojnë listat në KSHZ për një short për renditjen e tyre, i cili duhet të mbahet më së voni deri më 23 shtator. Kandidatët për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh të një partie ose koalicioni marrin të njëjtin numër rendor në të gjitha komunat. Pas shortit, listat e konfirmuara të kandidatëve do të publikohen në faqen e internetit të KSHZ -së dhe do të shpallen nga Këshillat Zgjedhorë.

Interi shet 30 mijë bileta për ndeshjen ndaj Real Madridi në Ligën e Kampionëve

Interi ka shitur gati 30 mijë bileta për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro” më 15 shtator dhe do të hapë edicionin në Ligën e Kampionëve. Një deklaratë e lëshuar nga Nerazzurri konfirmoi se meqë gati 30,000 nga 35,000 bileta janë shitur tashmë, klubi ka leje nga autoritetet lokale për të hapur edhe një pjesë tjetër të stadiumit. Klubi do të shes bileta edhe për nivelin e tretë, zonë e rezervuar zakonisht që vijnë nga jashtë. Vetëm rreth 2,000 bileta tani janë lënë mënjanë për vizitorët. Në Itali, arenave të hapura u lejohet të kenë vetëm 50 për qind të kapacitetit për shkak të kufizimeve të COVID. Tifozët duhet të hyjnë me një ‘Green Pass’ në stadium, duke treguar statusin e vaksinimit, shërimin e fundit nga COVID-19 ose një test negativ të postuar brenda 48 orëve të fundit – të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancim. Bileta më e shtrenjtë në shitje për ndeshjen Inter – Real Madrid ishte 350 euro, ndërsa më e lira 60 euro.

Policia spanjolle kap ish-kreun e inteligjencës së Venezuelës në Madrid

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit të arrestimit në Madrid të kreut të kërkuar të inteligjencës së Venezuelës, Hugo Carvajal. Zyrtari pritet të ekstradohet në SHBA me akuza të trafikimit të drogave. Carvajal ka qenë kreu i inteligjencës të ish-liderit venezuelan Hugo Chavez. Në pamje shihen policë me veshje të rënda që bastisin kompleksin e apartamenteve në Madrid, ku fshihej prej kohësh i kërkuari. “Ai jetonte i mbyllur, pa dalë jashtë dhe gjithmonë i mbrojtur nga njerëz të besuar”, thone autoritetet në komentin e pamjeve. Carvajal ishte zhdukur disa ditë pas ndalimit në Madrid në 2019, kur kërkesa e ekstradimit në SHBA u aprovua nga autoritetet vendase. Carvajal kishte humbur gradat e tij pas ardhjes së administratës së Presidentit Nicolas Maduro pasi doli në mbështetje të presidentit të vetëshpallur Juan Guaido në shkurt.

Ansu Fati ende nuk ka rinovuar, Jorge Mendes ia ofron Manchester Cityt

E ardhmja e Ansu Fati ka të gjithë të dhënat që do të jetë te Barcelona dhe marrëveshja e rinovimit duket afër. Sipas ‘El Nacional’, Jorge Mendes, përfaqësuesi i lojtarit, po përfiton për t’i bërë presion Barcelonës me një largim të mundshëm të Ansu në Manchester City. Ansu Fati përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe, ashtu si me Pedrin, përparësia e Barçës janë rinovimi me këtë ta dy, pasi llogariten e ardhmja e klubit. Të gjithë e dinë situatën e vështirë ekonomike të klubit, ndërsa largimi i Ilaix Moriba, ka ndezur alarmin në klub. Ata nuk duan që Ansu Fati të jetë një telenovelë e re. Sipas mediave, Mendes synon të arrijë një rinovim për Ansu Fatin, por të njëjtën kohë, mban edhe një klub në lojë, si Manchester City, që mund të ofrojë pagë të madhe për lojtarin.